Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-11, 17:02   #40
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkrimi i vitit 2011

Panta_rhei
REFLEKTIME , postimi 143



Ata rrijnė nė sallėn e teatrit, pak tė zhgėnjyer e buzėkeshur.
Nė njė moment heshtjeje, krejt papritur, kanga e mezinit, ezani nga minarja ishte dėgjuar nė sallė e kishte shkaktuar tė qeshura tek spektatorėt.

Panta sapo ėshtė kthyer nga Franca dhe qesh me mall pėr tripat e Prishtinės, kėto rastėsi, si kjo e ezanit, qė sipas tij krijojnė art e pėrmbi art.
Nė tė djathtė i rrin Dardanja, me njė kėmbė tė qitur tek tjetra e cila gati veē sa s’e prek gjurin e tij.
Bash nė atė distancė milimetrike ėshtė e shkruar e gjithė miqėsia e tyre disavjeēare mashkull-femėr. Miqėsi qė ngjan nė njė libėr tė shkruar deri nė faqen e parafundit.

Dardanja shikon skenėn e ndriēuar dhe herė pas here gėrmucet si mjellmat, vetėm e vetėm qė ta ndjejė erėn e parfumit tė vet qė i vjen prej sė poshtmit.
Pėr njė ēast e pėrfytyron Panten sikur pa fije turpi po ia merr erė fundin e barkut, sikur m'e pasė gjetė ndonjė lule tė panjohur.
Pastaj, ajo lėvizė nė ulėse dhe e shikon orėn sepse mezi po pret qė shfaqja tė soset dhe ata tė dy tė ulen para ndonjė gote alkooli.

Sa pėr sherr, Ēun Lajqi i paska muhabetet e gjata sot dhe siē po duket mezini nuk do tė kėndojė ezan mė.

Kthen sytė nė tė majtė edhe i duket sikur Panta i ka sytė tek zogu i saj i kėmbės, me atė ndjenjėn e tij tė pėrhershme tė fajit.

Dardanja gjithmonė e ka dijtė se ata janė bėrė pėr njėri - tjetrin. Por janė bėrė mė shumė se qė duhet. Shpesh i dukej sikur po ta kapėrcenin atė distancėn milimetrike tė miqėsisė mashkull-femėr, do tė ndiheshin sikur, thu'se'ti zoti na ruajtė, do tė kryenin incest. Palidhje!!!

O Pantė, a ikim?
Po presim edhe pak, shfaqja po shkon kah fundi. Dardanja gjurmon nė ēantė dhe nxjerr njė kuti me orbita. Ia zgjat Pantes, dhe tė dy fillojnė tė pėrtypen, ajo me nervozizėm e ai qashtu qetėsisht e me buzėn nė gaz.
Indiferenca e tij intelegjente gjithmonė i ka pėlqyer, por ēuditėrisht sot i shkon nė nerva, bile ngapak ndihet edhe me stres.

“Moj, mos m'u kanė afru ato?!”, hamendet vetmevete Dardanja.

Imazhi i tij qė ia merr erė fundin e barkut ia shkakton njė ndjesi aty poshtė, dhe njė shtrėngim tė ėmbėl nė nofulla.
Zhytet ne kolltuk dhe fustani i shkon mė sipėr, duke i shpluar jastakėt e gjunjėve.
I ėshtė larguar disi Pantės me mendimin se ai do tė "kfillet" e do tė avytet.

Por Dardanja e ka zbuluar vonė se mund tė ishte e bukur.
Mė pėrpara, ajo nuk donte tė ishte e bukur, pastaj nuk mund tė ishte e bukur dhe tash sė voni kishte vėrejtur se, mund tė ishte e bukur. Dhe ky zbulim i kishte ardhur me njė valė "sulmi" ndaj meshkujve.

Telefonata e Pantes, mikut tė viteve tė shkollės, e gjeti Dardanen nė kėtė fazė.

N'teatėr??!
Ok! ishte pėrgjigjur Dardanja.

Ishte futur nė dush me dilemėn e njė gruaje para njė takimi tė ēuditshėm.
Pastaj ishte shikuar lakuriq para pasqyrės dhe nuk kishte harruar ta parfumosė pakėz fundin e barkut. “Just in case!”, a din "Pėr ēdo rast!" - kishte thėnė vetmevete, ishte zgėrdhirė si shtrigė para pasqyrės dhe kishte vazhduar ceremoninė.

Shfaqja shkon drejt fundit.
“E mo pėrnjimend ia vlejnė duartrokitjet”, mendon Dardanja me ironi.
Njerėzit ēohen me zhurmė dhe kqyrin paushall nėpėr sallė. Ata tė dy, tėrhiqen dhe presin. Sikur fshihen.
E si tė mos e duash Kosovėn me gjithė kėto ngjarje brenda ngjarjeve – dėgjohet Panta. Dardanja i buzėqesh. Ai ka tė drejtė, edhe miqėsia e tyre fsheh njė tjetėr histori brenda historisė. Nuk ėshtė e qartė. Imazhi i tij pėr fund tė barkut sikur ėshtė zhdukur.
E megjithatė asaj i pihet njė gotė.

Sikur tė shkonim te kafet e vogla, koha ėshtė kaq e bukur – i thotė derisa dalin jashtė tė ēliruar.
Shkojmė - i thotė ai me njė gjest prej gurbetqari qė tashmė ngapak i ka humbur koordinatat e atdheut.

Ulen tė dy nė njė tavolinė plastike tė kuqe, nėn pemėn e madhe, duke i lėnė tė kuptohet njėri - tjetrit se kishin arritur nė stacionin e fundit. Njė llampė aty afėr lėshon njė dritė tė butė si pambuk, si flakė e njė feneri nė frymėn e fundit.

Nė lokal vijnė edhe disa njerėz qė flasin pėr teatrin dhe kėngėn e paftuar tė mezinit. Dardanja kėrkon me sy kamarierin dhe sapo e sheh porosit venė t'kuqe. Ai i ēon dy gishtat si Rugova edhe bėrtet: Dy?
Po, edhe na sill njė shpuzore tė lutem - i pėrgjigjet ajo, demek si mė e shtėpisė.

Panta lėshon sytė pėrreth me mall, dhe gjithė qejf pėrpiqet tė gjejė ekuilibrin e tavolinės qė lėvizė, me njė kėmbėngulje qė t'shkon nė nerva.
Le bre hiēu saj – i thotė ajo dhe ai i bindet.
Kamarieri i sjell gotat me venė dhe para se tė shkojė ia lėshon njė vėshtrim diabolik dhe kurioz Dardanes.

Ajo nuk e prish terezinė dhe me tė ēuar gotėn me venė ia shkrep:
Pantė, a jemi zgju ndonjė mėngjes bashkė?
Ueee...

Atij i pėlqen tema e diskutimit qė merr biseda.

Pse po bėn kėsi pyetje absurde, ne kemi bėrė shumė budallaki bashkė, po nejse nuk …

E pra bash sot po shikohesha nė pasqyrė, qashtu cullak, pasi ti mė thirre nė telefon e mė ftove nė teatėr.
A e din qė, derisa ti ke qenė nė Francė kam ndryshuar mendim pėr vetveten? Po mė duket vetja e bukur dhe koha po mė duket si diēka aspak pėr t’u humbur.

U shikuan gjatė nė sy dhe e vazhduan bisedėn pa fjalė, me valė magnetike, diku tė turpėruar e diku tė paftyrė, ndėrsa vena e kuqe rrėshqiste nėpėr fytet e tyre dhe drita e pambuktė binte mbi fytyrat e tyre sikur tė ishin dy tė rastėsishėm mbi kėtė dhe.
Pėr herė tė parė, Panta e ndjeu se nuk mund ta mbajė mė nėn kontrollė Dardanen, me armėt e lehta tė miqėsisė.
Ajo po i jepet atij sipas mėnyrės sė saj, tash, nė kėtė orė, nė kėtė natė, nė kėtė moment, nė kėtė tavolinė qė, definitivisht, s'ka ekuilibėr.

Truri i Dardanes ia ka dhanė shpatit.
Jashtė ēdo parashikimi, pas tri ditėsh qė ai kishte ardhur nė Kosovė, nė natėn kur femna e priste nė Prizren, si ēdo herė, me njė pėrpikmėri dashnoresh.

Tė pėrfytyrova sikur mė merrshe erė nė fund tė barkut tim, si lule – u dėgjua Dardanja gjysėm e dehur.

Panta e ndjeu se ishte futur nė njė lojė bixhozi dhe iu dorėzua mosdorėzimit, do tė luante deri nė letrėn e fundit.
E afroi karrigen plastike pranė tė sajės, u kėrrlesh, hodhi njė shikim si ushtar pėranash, dhe me fytyrėn mė shkatėrruese qė mund tė gjindej, zgjati dorėn e tij tė butė drejt barkut tė saj, ia arriti fundin e barkut, e hulumtoi, e nxori dorėn prej andej dhe iu mori erė poshtėrsisht gishtave tė mesit.

Paske qitė parfum!
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė