Titulli: Dėnimet nė Kosovė
Sė shpejti nė Kosovė mund tė zbatohet vendimi me burgim tė pėrjetshėm pėr vepra penale qė pėrbėjnė shkallė tė lartė tė rrezikshmėrisė pėr shoqėrinė.
Janė 52 deputetė tė Kuvendit tė Kosovės qė kanė dhėnė votėn e tyre pro nė shqyrtimin e parė tė projekt-ligjit pėr Kodin Penal tė Kosovės, ku parashikohet edhe dėnimi maksimal, ndėrsa 8 deputetė ishin kundėr dhe vetėm 1 abstenoi.
Zėvendėskryeministri Bujar Bukoshi, ka bėrė prezantimin e shkurtėr para deputetėve tė kėtij projekt-ligji, qė sipas tij do tė eliminojė disa zbrazėtira qė kanė ekzistuar mė parė, ndėrsa partitė politike kanė dhėnė edhe opinionet e tyre nė mėnyrė qė ato tė pėrfshihen nė variantin pėrfundimtar.
Sipas TCH, dy partitė opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovės dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės kanė dhėnė votėn e tyre pro, ndėrsa, Lėvizja Vetėvendosje, deputetėt e sė cilės votuan kundėr, kanė bėrė disa vėrejtje rreth emėrtimit thirrje pėr rezistencė.
Projekt-ligji pėr Kodin Penal pėrmban 35 kapituj dhe mė shumė se 400 nene, dhe pėrbėn njėrin nga ligjet bazė nė sistemin juridik tė Kosovės.
Tashmė i mbetet Komisionit pėrkatės tė Kuvendit qė tė bėjė rekomandimet e nevojshme dhe ti sjellė ato pėr miratim pėrfundimtar, dhe pėr tu zbatuar mė pas dėnimi maksimal, siē ėshtė, burgimi i pėrjetshėm, qė nuk ka ekzistuar kurrė mė parė nė Kosovė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|