SI TĖ SHFRYTZOHET KOHA?

GJĖRAT QĖ TĖ NDIHMOJNĖ TĖ SHFRYTĖZOSH KOHĖN
1. Perceptimi i rėndėsisė sė kohės dhe vetėdijesimi se ajo ėshtė e kufizuar
Nėse qėndron ēėshtja kėshtu, qė koha as nuk shtohet e as nuk pakėsohet dhe vlera e saj ėshtė nė mėnyrėn se si shfrytėzohet, atėherė ėshtė obligim qė tė kemi kujdes ndaj saj dhe ta shfrytėzojmė nė formėn mė tė mirė tė mundshme. Imam Ibėn Xhevziu, Allahu e mėshiroftė, thotė: "Njeriu duhet ta dijė vlerėn e kohės dhe rėndėsinė e saj, nė mėnyrė qė tė mos humbė asnjė moment nė diēka tjetėr vetėm se nė ndonjė punė qė e afron te Zoti i Madhėrishėm dhe duhet tu japė pėrparėsi gjėrave mė tė vlefshme nga tė vlefshmet, si nė fjalė ashtu edhe nė vepėr."[1]
Imam Er-Rafi'iu, Allahu e mėshiroftė, thotė: "Me tė vėrtetė njė ditė e mbetur nga jeta pėr
besimtarin ėshtė prapė jetė, e cila nuk bėn tė nėnēmohet e tė mos shfrytėzohet."[2] Njė shembull arab thotė: "Isri ve kamrun leke", qė do tė thotė: "Ec sa e ke hėnėn nė shėrbimin tėnd", pra shfrytėzoje dritėn e hėnės pėr tė ecur kur ajo ndriēon. Thuhet se imam Shafiu ka thėnė kėto vargje: "Kur njerėzit ranė tė flenė, mora lapsin tim E thura njė poezi nga mė tė mirat. A nuk ėshtė humbje qė netėt tė kalojnė duke mos mėsuar, E ato net tė konsiderohen nga jeta ime?"[3]
2. Pėrcaktimi i qėllimit
Nuk ka diēka mė tė lodhur se ai i cili ecėn rrugės pa ndonjė udhėzim, shėtit nga rruga nė rrugė, nga vendi nė vend duke mos pasur ndonjė qėllim tė caktuar. Nuk ėshtė dikush qė e humb kohėn mė shumė sesa njė lexues qė nuk ka pėrcaktuar njė qėllim, qė nuk e dallon tė dobishmen nga e padobishmja dhe lexon ēfarė ti bjerė nė dorė. Kėtė e bėn vetėm qė tė kalojė kohėn e jo qė tė ketė njė synim tė caktuar, si p.sh. mėsimin e ndonjė ēėshtjeje tė veēantė apo studimin e ndonjė ēėshtjeje tė caktuar, qė i shėrben synimeve tė tij dhe nė tė njėjtėn kohė e pasuron mendjen e tij me njohuri tė reja. Gjendja e kėtij lloji njerėzish qė lexojnė vetėm sa pėr tė kaluar kohėn ėshtė si e atij qė pėrdor drogė sa pėr tė munguar nga kjo jetė apo qė tėbėhet nga bota e fantazmave. Leximi nuk peshohet me sasinė e tė lexuarit, as me kohėzgjatjen e saj, por peshohet me precizitetin dhe vlerėn e asaj qė lexohet. Ajo qė ėshtė pėr tė ardhur keq ėshtė se shumė njerėz lexojnė ēdo gjė qė u bie nė dorė dhe mendojnė se ai lexim u mjafton pėr ta ushqyer trurin e tyre, por ai lexim nuk ėshtė tjetėr vetėm se mpirje e kokės dhe nxitės i epshit. Ky lloj leximi nuk bėn dobi e as nuk ėshtė i kėndshėm. Tek e fundit, leximi nuk ėshtė bėrė pėr kėto gjėra, por pėr tė pėrfituar atė qė ėshtė e saktė, pra leximi i drejtė dhe i dobishėm ėshtė ai lexim kur ėshtė caktuar qėllimi dhe synimi i tij, sepse vetėm atėherė lexuesi e di se ēfarė ėshtė duke lexuar, pėr ēfarė qėllimi lexon dhe si tė lexojė."[4]
Pėrcaktimi i synimit tė bėn ta shfrytėzosh kohėn mė shumė dhe bėn qė njeriu tė ecė nė kėtė botė duke qenė i udhėzuar, sepse sa herė qė ndeshet me probleme, ai di si t'u shėrbejė qėllimeve tė tij dhe njėkohėsisht tė largohet nga e kundėrta e saj. Ata qė nuk i pėrcaktojnė synimet e tyre dhe e lėnė kohėn tė kalojė siē kalon ndaj gjėrave tė ngurta, prej tyre nuk pritet tė kemi dobi apo tė bėjnė ndonjė punė gjigante. E njeriu pa synim tė caktuar ėshtė si anija qė lundron nė det pa ndonjė drejtim tė caktuar dhe me tė luajnė valėt e detit. Ajo qė vėrejmė kėtu ėshtė se ata qė punojnė mė shumė, edhe kohė gjejnė mė shumė, pasi synimet e tyre i kanė tė caktuara dhe veprojnė sipas asaj qė ua siguron qėllimi i tyre dhe nuk e kalojnė kohėn nė dyshime, zgjedhje e hamendėsime. Sa mė shumė shtohet vlera e synimit, aq mė shumė shtohet vullneti dhe forca e personit qė e ka kėtė synim. Pra, pėrcakto synimin tėnd, ec drejt tij dhe mos u mėrzit nėse ēdo ditė bėn hapa tė rinj drejt tij, sepse njė ditė do tė arrish me lejen e Allahut, edhe nėse ėshtė e vėshtirė tė arrihet.
3. Serioziteti dhe sinqeriteti nė rrugėn drejt synimeve
Nuk mjafton vetėm pėrcaktimi i qėllimit, pasi duhet tė shoqėrohet nga serioziteti dhe sinqeriteti nė mėnyrė qė tė arrihet synimi nė kohėn mė tė shkurtėr tė mundshme.
4. Preciziteti nė orare
Kjo gjė ndihmon shumė nė shfrytėzimin e kohės dhe nė pėrkryerjen e punės, sepse vonimi nė kohėn e caktuar tė punės do tė thotė humbje e disa minutave gjatė saj. Kjo rezulton nė njėrėn nga kėto dy gjėra: ose ngutje nė punė dhe mosprecizitet nė tė pėr tė zėvendėsuar kohėn e humbur ose do tu merret koha oblig-imeve tė tjera.
5. Kujdesi nga shtyrja e punėve
Puna e shtyrė pėr mė vonė shpeshherė nuk kryhet, por edhe nėse kryhet, rrallėherė pėrsoset ashtu si do tė ishte kryer nė kohėn e vet.
6. Shfrytėzimi i mirė i kohės sė lirė
Kjo nuk do tė thotė tė punojmė pa ndėrprerė dhe tė mos caktojmė kohė pėr pushim dhe rehati, mirėpo kemi pėr qėllim qė ta shfrytėzojmė kohėn e lirė nė atė mėnyrė qė tė na bėjė mė tė fortė pėr punė. E nėse kohėn e lirė e kalojmė nė pėrtaci dhe molisje, atėherė nuk kemi pėrfituar nga ajo kohė dhe nuk na bėn dobi nė punė. Nėse e shfrytėzojmė kohėn e lirė nė diēka qė na bėn dobi, qoftė edhe ndonjė lojė e lejuar apo stėrvitje e trupit qė na bėn mė aktiv, atėherė kjo na bėn dobi gjatė punės sonė. E si do tė ishte puna nėse koha e lirė shfrytėzohet nė lexim apo shkrim e tė ngjashme me kėto, dobia e tė cilave ėshtė mė e madhe? Shfrytėzimi i kohės sė lirė nė mėnyrė tė mirė ėshtė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė jetės, pėr tė cilėn ia vlen tė kujdesemi dhe tė mendojmė, pasi njė pjesė e madhe e jetės tonė kalon kot sė koti, as pėr kėtė botė e as pėr botėn e amshueshme, sepse ne nuk dimė se si ta shfrytėzojmė kohėn e lirė ashtu si duhet. Fėmijėt e kalojnė kohėn e lirė duke luajtur nėpėr rrugė apo duke parė televizor etj., ndėrsa tė rinjtė dhe tė moshuarit e kalojnė kohėn nėpėr klube, ku dėgjohen vetėm thashetheme apo polemika tė padobishme.
vijone...