Deja Vu?
Ndjesia e nje situate te jetuar me pare? Shpjegimet dhe teorite e ndryshme per kete fenomen.
Fenomeni i memories te pandergjegjshme, ose kujtim i jeteve te kaluara. Eshte fenomeni deja vu, i quajtur gjithashtu edhe paramnezia (nga greqishtja). Ky fenomen ne fakt eshte shume me i perhapur nga sa ne besojme.
Ashtu sic e dime, behet fjale per ate manifestim te cuditshem per shkak te se cilit nje person ka ndjesine sikur e ka vizituar me pare nje vend edhe kur e di me siguri qe ne ate vend nuk ka qene kurre me pare ne jeten e tij, apo ndjesia se e ka pare njehere me pare nje skene apo nje objekt me te cilin po perplaset ne fakt per here te pare. Ky fenomen shfaqet ne grade te ndryshme intensiteti. Filllohet qe nga sensacionet e pavendosura, deri ne nje perceptim te sakte te detajeve.
Ka patur raste ne te cilat nje person, duke u gjendur per here te pare ne nje vend, jo vetem ka provuar ndjesine qe ka qene nje here, por edhe ka pershkruar vende prane vendit ku ndodhej, madje edhe me detaje, pa i pare asnjehere.
Natyrisht ky fenomen ka patur interpretime te ndryshme dhe te shumta, disa prej te cilave jane sugjestive si per shembull konsiderimin e gjithe kesaj si nje ceshtje te lidhur me rimisherimin. Sipas ketij interpretimi, nje person duke u gjendur ne nje ambjent apo perballe objekteve, qe do e kishte afruar ne nje jete te tij te perparme, do te pesonte nje stimul qe do te rishfaqte ne memorien e tij, nga subkoshienca, mbetje dhe mbeturina te kujteses te ekzistencave te tij te meparshme, qe ne subkoshence do te kishin ngelur te paprekura. Natyrisht qe ky interpretim i ketij fenomeni nuk eshte i verifikueshem nga ana shkencore.
Duke e vezhguar fenomenin ne baze te nje optike psikodinamike, interpretimet mund te jene te shumta. Ne rastet kur sensacionet jane te turbullta apo te pasakta, mund te hipotizohet per fenomene te memorjes se subkoshiences, qe kthejne imazhet e fakteve te jetuara realisht, por te harruara dhe te hequra per motive psiqike te pa detektueshme, ne subkoshience, dhe qe rishfaqen nen stimuj te paidentifikueshem. Ky padyshim qe eshte nje interpretim i mire vetem ne ato raste kur nuk e keni sigurine qe vendi per te cilin behet fjale nuk eshte vizituar vertet asnjehere nga subjekti.
Nje interpretim tjeter i mundshem eshte ai qe merr ne konsiderate mundesine e proceseve telepatike te pandergjegjshme. Ne kete rast, personi mund te kete marre ne menyre telepatike, ne forme jo te ndergjegjshme, imazhe dhe mendime nga persona prezente, te cilet jetonin kujtime te tyre, dhe t'i pretendojne si kujtimet e tyre ne nivelin e koshiences.
Henri Louis Bergeson, filozof francez, studiues i thelle i fenomenologjise paranormale, e konsideronte fenomenin e paraamnezise nje fenomen psiqik normal duke e mbeshtetur kete me nje teori te veten. Duke u nisur nga principi qe cdo perceptim le ne mendje nje kujtim te vetin, i cili duke u shkeputur nga perceptimi shkon tek memoria, Bergeson hipotizon qe, nese per cfaredo lloj arsye shkeputja nuk ndodh, kujtimi qendron i lidhur me perceptimin e subjektit, pa u perfeksionuar si nje kujtim i fiksuar ne memorie. Ne nje perceptim te ngjashem, subjekti mund te kete impresionin e kujtimit te dickaje qe ne fakt vetem sa e ka perceptuar.
Nje hipoteze interpretuese qe ka disa pika takimi me te kaluaren dhe qe qendron ne nje plan ngushtesisht shpirteror, mbeshtetet ne dinamika psiqike. Pra, kjo hipoteze mbeshtet nje pres psikologjik, qe duke ndikuar ne thellesi te psiqikes, mund te prodhoje stimulime te vecanta deri ne gjenerimin e fenomeneve jo te zakonshem psiqike dhe deri tek fenomenet paranormale. Ne kete rast vihet ne akt nje fenomen ne te cilin nje sensacion qe i korrespondon nje sensi te caktuar, i asociohet asaj te nje sensi tjeter. Kjo ndodh per shembull kur keni sensacionin e nje ngjyre ndersa jeni duke degjuar nje tingull. Ne kete rast paraamnezia i atribuohet nje asocimi imazhesh qe nuk nis nga sfera noetike, pra nga sfera e aktivitetit te intelektit, por nga ajo afektive-emotive. Keshtu qe, dy ambjente te ndryshme mund te shkaktojne sensacione te njejta ne nivelin emotiv.
Prandaj nje individ qe ndodhet ne nje vend qe i jep sensacione te njejta me ato qe nje vend tjeter i ka dhene ne nje moment tjeter, i recepton ato ne nje plan afektiv. Ne momentin e transferimit ne planin koshient, arrin duke i identifikuar me vendin ne te cilin ndodhet, duke besuar se eshte duke e njohur vendin, nderkohe qe ne fakt vetem sa rijeton nje forme emocionale te transferuar dhe te kamufluar ne planin mendor.
Le te marrim nje shembull. Supozojme qe nje person gjendet ne nje vend te caktuar. Nder sensacionet e ndryshme qe merr, ja nje muzike, Ai nuk e regjistron menderisht dhe kjo regjistrohet ne memorjen subkoshiente, dhe melodia i krijon vetem nje stimul emotiv krejtesisht te neglizhuar nga sfera racionale. Imagjinojme pastaj qe i njejti person, mbas nje fare kohe, ndodhet ne nje vend tjeter, ndryshe nga vendi i pare. Per shkak te nje rastesie, ne kete vend degjon po te njejten muzike qe kishte regjistruar me pare emotivisht. Ne kete rast, mund te prodhohet nje veprim i subkoshiences, qe duke risjelle ne siperfaqe te koshiences eksperiencen emocionale, transferon ne ''vend'' kujtimin e muzikes, duke e identifikuar ne kete. Keshtu qe do te krijohej ndjesia e ndodhjes ne nje ambjent te njohur me pare, ndersa nderkohe nuk ka ndodhur gje tjeter, por vetem eshte rijetuar nje eksperience emocionale.