Piktor i talentuar: 9 vjeēar u blen shtepi prinderve te tij.
Londer- Kieron Williamson eshte vetem 9 vjec por tashme ka nje karriere artistike duke u zhvillaur mire, saqe ka mundur te perballoje blerjen e nje shtepie per familjen e tij me vleren e 150 mije poundeve ne Ludham, Norfolk.
Djaloshi nxenes ne shkollen fillore, i ashtuqajtur mini Monet, ka fituar fame nderkombetare qe kur filloi te pikturoje peisazhe gjate pushimeve me familjen ne vitin 2008.
Jetonte me prinderit dhe motren e tij ne nje apartament me qira dhe tani te ardhurat e veprave te tij do te mbeten ne banke deri ne ditelindjen e tij te 18-te.
Babai i tij Keith, 44 vjec shprehet se: Nese ai vendos te beje dicka krejtesisht ndryshe kur te jete me i madh te pakten nuk duhet te shqetesohet per para.
Ne ekspoziten e tij te fundit korrikun e kaluar, Kieron ka shitur 33 piktura ne gjysem ore, duke fituar nje total prej 150 mije pound.
12 pikturat e tij te fundit do te jene ne shitje te premten e ardhshme me cmimin mes 1.250 pound dhe 15.595 pound ne galerine Picturecraft Norfolk.
Nje nga bleresit e pikturave te tij perfundoi duke thene se: Ai nuk ka rivale, nuk ka asnje femije tjeter qe mund te pikturoje me tre metoda te ndryshme, akuarel (boje uji), vaj dhe pastel. Kuptimi i tij ndaj elemnteve teknike eshte nje gje e mrekulueshme.