Importuesit kėrcėnojnė me rritje ēmimesh
Petrit Sherifi | 14-01-2012 02:06 CET
Protesta e paralajmėruar nga Lėvizja Vetėvendosje, mė 14 janar (sot) pėr bllokimin e dy pikave kufitare, asaj nė Merdar dhe te Dheu i Bardhė, ka bėrė qė disa nga importuesit kryesorė tė prodhimeve serbe nė Kosovė, qė tė paralajmėrojnė forma tjerė tė futjes sė mallrave nė Kosovė. Ata kanė thėnė se kėsaj bllokade do t’ia shohin sherrin konsumatorėt, duke thėnė se si pasojė do tė ketė ngritje tė ēmimeve.
Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit tė ETC-ve, i cili ėshtė edhe nga importuesit mė tė mėdhenj nga Serbia, ka thėnė se kjo bllokadė qė do tė bėhet pėr dy pikat kufitare, atė nė Merdar dhe tė Dheu i Bardhė, ka pak tė bėjė me bllokimin e produkteve serbe.
Ai ka thėnė se pėrmes kėtyre dy pikave kalon rreth 85 pėr qind e importit qė vjen drejt Kosovės. “Rreth 85 pėr qind e importeve qė bėn Kosova, kalojnė pėrmes kėtyre dy pikave, e jo vetėm produktet serbe, ndėrkaq Vetėvendosje ka thėnė se asgjė nuk do tė hyjė nga kėto dy pika, prandaj dėmi do tė jetė shumė i madh”, ka thėnė Kelmendi.
Ai ka shtuar se nuk do tė ketė dėme tė mėdha pėr bizneset qė bėjnė import nga Serbia. “Ne nuk do tė dėmtohemi shumė, ngase atė do ta paguajnė qytetarėt. Nėse protesta zgjat pak, nuk do tė ketė problem, mirėpo nėse zgjat bllokada, atėherė ne duhet tė bėjmė importin pėrmes vendeve tjera, ku do tė rriten shpenzimet dhe normalisht qė ne bėjmė ngritjen e ēmimeve dhe atė do ta paguajnė qytetarėt”, ka pohuar ai.
Tė kundėrtėn, e mendon drejtori ekzekutiv nė kompaninė “M&Sillosi”, i cili ka thėnė se duhet tė bllokohen produktet serbe. Ai ka thėnė se pėrderisa kamionėt me produkte kosovare dhe me targa tė vendit nuk mund tė kalojnė nė Serbi, atėherė duhet t’i kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė.
“Kjo bllokadė ėshtė dashur tė ndodhė edhe mė parė. Fjalėn e kam vetėm pėr produktet serbe”, ka thėnė Shehu, duke shtuar se ato mallra po hyjnė nė vend pa kurrfarė kontrolli dhe janė shkatėrrimi i ekonomisė sė vendit.
“Nuk ka lidhje kush e organizon kėtė protestė dhe kėtė bllokadė, e rėndėsishme ėshtė qė produktet serbe tė mos kalojnė nė Kosovė, ngase po shkatėrrojnė ekonominė e vendit”, ka thėnė Shehu.
Agim Shahin, kreu i Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB) ka thėnė se protesta e paralajmėruar nga Lėvizja Vetėvendosje do tė shkojė nė dėm tė kompanive tregtare dhe tė importit, e po ashtu do tė dėrgojė edhe njė mesazh tė keq pėr investimet e huaja direkte.
Ai ka thėnė se kjo do tė tregojė se nė kėtė vend nuk ka rend dhe ligj, por ka organizime tė partive politike qė del tė jenė mbi ligjin. Sipas tij, bizneset kishte me qenė mirė tė gjejnė rrugė alternative pėrmes vendeve tė treta gjatė bllokimit tė pikave kufitare.
“E kam fjalėn qė bizneset tė shfrytėzojnė transportin pėrmes Shqipėrisė, Maqedonisė e Malit tė Zi, qė tė mos provokojnė protestuesit”, ka thėnė ai, duke shtuar se ose duhet t’i pezullojnė importet nga Serbia tė shtunėn (sot).
Ai ka thėnė se dėmet do tė jenė shumė tė mėdha pėr bizneset e po ashtu edhe pėr shtetin. “Pėrafėrsisht 700-800 mijė euro ėshtė importi ditor nga Serbia, dhe nėse e shohim humbjen qė do t’i shkaktohet shtetit nga vjelja e TVSH-sė, dėmi do tė jetė rreth 100 mijė euro nė ditė”, ka thėnė ai.
Kurse, pėr bizneset, Shahini ka thėnė se dėmi do tė jetė shumė mė i madh. “Nėse bizneset pėrdorin rrugė tjera alternative, atėherė do tė shtohen shpenzimet dhe dėmet pėr bizneset do tė shumėfishohen”, ka thėnė ai.
Sipas Shahinit, kėshtu nuk ka zgjidhje, as pėrmes protestės e as pėrmes politikėbėrjes, ngase siē ka thėnė ai, kėtė e determinojnė konsumatorėt. “Konsumatorėt vendosin pėr import duke bėrė pėrzgjedhjen e produkteve, prandaj as protesta e as politikėbėrja nuk vendos, por konsumatorėt”, ėshtė shprehur ai.
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/4...ritje-cmimesh/