Tema: 14/01/2012
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-01-12, 12:25   #126
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 14/01/2012

Fait accompli


Muharrem Nitaj
Ngjarjet e sė shtunės, nė dy pikat e kontrolluara doganore tė Kosovės me Serbinė, kanė qenė ngjarjet mė tė pazakonshme nė bile dhjetė vjetėt e fundit, dhe cilado qė tė jetė analiza pėr to, ajo mund tė shkaktojė reagimin zinxhir tė njėrės ose palės tjetėr. Por, ėshtė vetėvrasje politike e profesionale tė mos flasėsh e tė mos shkruash pėr to.
Gjykimi pėr kėto ngjarje rrezikon tė mos kuptohet drejt, sepse ato tashmė mė tepėr sesa ngjarje politike, janė shndėrruar nė luftė emocionale dhe nė betejė pėr votė. Prandaj edhe heshtja e medies nė Prishtinė, pas protestave tė sė shtunės dhe debatet e munguara, kanė qenė mė shumė sesa vetėvrasje profesionale, sepse opinioni kėtė herė mė shumė se asnjėherė mė parė ndoshta ka pasur nevojė tė dijė se cilat ishin tė drejtat e Vetėvendosjes e cilat tė Qeverisė.
Protestat e Vetėvendosjes, megjithėse tė paralajmėruara si paqėsore, brenda vetes pėrmbanin njė kundėrthėnie tė fuqishme, sepse ishte e pamundur tė kuptoheshin si tė tilla, pėr shkak se qėllimi kryesor i tyre ishte tė ishte bllokimi i kufijve shtetėrorė, ose Serbia s’do tė kalojė (no passaran) qė pėr logjikėn e shteteve normale mund tė jetė edhe pėrpjekje pėr grusht shtet.
Qeveria e Kosovės edhe mund tė ketė bėrė shumė gabime nė tė gjitha marrėveshjet me Serbinė, tė shkruara ose me fjalė, por qė nga momenti qė bisedimet me Serbinė e kanė marr trajtėn e marrėveshjes, ato do tė duhej tė ishin tė zbatueshme, bile pėr klasėn politike. Mbreti i shqiptarėve nė kohėn e mbretėrisė sė tij, kishte guxuar qė t'ia falte kralit tė Serbisė, njėrėn prej perlave shqiptare, Shėn Naumin, por patriotėt e pėrgjegjshėm shqiptarė, kurrė mė vonė nuk thanė se Shėn Naumi ishte shqiptar, sepse nė njė moment Mbretit Zog mund t’i ishte bėrė mendja zog.
Por, cilat mund tė jenė efektet ose mesazhet e ngjarjeve tė sė shtunės.
E para, protestat e krahut radikal tė njė force politike, janė njė dėshmi e fortė, se qeveria e vendit nuk e ka komoditetin tė bėjė ēfarė tė dojė, sepse ka njė moment kur disa qindra ose mijėra njerėz mund tė pėrballen me aparatin e dhunshėm tė saj, dhe pasojat mund tė jenė tė paparashikueshme.
E dyta, Kosova edhe si njė shtet i vogėl e me demokraci tė brishtė, rezulton t'i ketė kapacitetet dhe fuqitė qė ta mbrojė rendin e ligjin e tė pėrballet me ata qė e shkelin ato, pavarėsisht arsyeve qė kanė. Pėr mė tepėr, kjo do tė duhej tė ishte dhe njė mesazh pėr partnerėt ndėrkombėtarė, qė mė nė fund tė kėrkojnė qė tė njėjtėn gjė ta bėjė edhe Serbia dhe tė mos luajė as me durimin e shqiptarėve e as me gjenerozitetin e Bashkimit Evropian.
E treta, ngjarjet e sė shtunės kanė dėshmuar se integrimi ose bashkimi i shqiptarėve nuk mund tė bėhet duke marrė anė. Shqipėria ose Kosova, mund ta mbėshtesin tėrėsinė e njėra tjetrės, por kurrė e asnjėherė nuk mund tė bėhen palė nė hesapet e brendshme.
A mund tė imagjinohet qė disa qindra ose mijėra shqiptarė tė Kosovės tė ishin nė mbėshtetje ose kundra kryeministrit shqiptar, nė ngjarjet e Tiranės sė janarit tė shkuar. Ithtarėt ose militantėt e Vetėvendosjes do tė mund tė vazhdojnė tė thonė se janė nė tė drejtėn e tyre, sepse marrėveshjet me Serbinė janė tė dėmshme e kundėrkushtetuese, por kjo nuk nėnkupton qė ata mund t'i shkelin ato nė tė njėjtėn mėnyrė.
Ėshtė krejtėsisht legjitime qė njė forcė politike tė provojė ta pėrmbysė qeverinė, por jo vendimet e saj, aq mė tepėr nėse ato janė tė karakterit ndėrkombėtar. Kjo ėshtė alfa dhe omega e veprimit politik qė mėton tė jetė i nivelit shtetėror. Sikur forcat politike, tė moderuara ose nacionaliste, nė pozitė ose nė opozitė, tė mėdha ose tė vogla, ta kishin fuqinė e shkeljes sė marrėveshjeve tė qeverive, atėherė bota do tė ishte nė njė kaos.
Lufta fillon e pėrmbyllet, deri nė fazėn kur njė proces negociatash nuk ka rezultuar me njė marrėveshje dhe gjithēka pas kėsaj ėshtė “fait accompli”.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė