Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-12, 16:34   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Titulli: Nobelisti i Paqes: “Pėrgatituni pėr Luftėn e Tretė Botėrore”

vijimi


Shumė prej kėtyre luftėrave duket se ecin shumė keq. Megjithatė, suksesi nuk matet nga paqėtimi i njė vendi, por nga shkatėrrimi i tij. Nė masėn nė tė cilėn kontinenti euraziatik shkatėrrohet, nė masėn qė ka trazira dhe ndarje nga Atlantiku nė Paqėsor, Shtetet e Bashkuara e kanė realizuar misionin e tyre. Iraku ėshtė shembullor. Ndėrhyrja amerikane rezultoi nė njė luftė civile. Nė fakt, ajo ēka u duk se qe dėshtim, nė fakt qe njė rezultat i kėnaqshėm. Nė mėnyrė subjektive, ne do tė mendonim se George Ė. Bush dhe kritikėt e tij qenė tė paditur nė kėtė, por kjo ėshtė tamam gjeopolitikė. Imperativėt gjenerojnė ideologji (njė Irak demokratik) dhe pikėpamje tė gabuara (armė tė shkatėrrimit nė masė). Megjithatė, kėto janė hije nė mur. Janė imperativėt gjeopolitikė, jo retorika, qė duhet kuptuar me qėllim qė tė kuptohet ajo ēfarė po ndodh.
Pėr pasojė, problemi ėshtė se si kėto realitete gjeopolitike dhe strategjike modelojnė pjesėn tjetėr tė shekullit. Eurazia, e kuptuar gjerėsisht, po rrėnohet nga brenda. Kina ėshtė shumė mė e dobėt nga sa duket dhe ėshtė e kėrcėnuar me paqėndrueshmėri tė brendshme. Europianėt janė tė pėrēarė nga modelet e vjetra kombėtare qė i pengojnė nga tė lėvizurit nė njė drejtim uniform. Rusia po e pėrdor dritaren e mundėsisė tė paraqitur nga preokupimi amerikan nė ēarjen e votės islamike pėr tė reklamuar sferėn e saj tė influencės nė ish-Bashkimin Sovjetik, por dobėsia e brendshme e saj do tė rideklarohet gjatė brezit tė ardhshėm.
Fuqi tė reja do tė shfaqen. Nė shekullin XIX, Gjermania, Italia dhe Japonia filluan tė shfaqen si fuqi tė mėdha, ndėrsa nė shekullin XX fuqi tė mėdha tė tilla si Britania dhe Franca ranė nė status tė dorės sė dytė. Ēdo shekull, njė konstelacion i ri fuqish formojnė atė qė mund t’i godasė vėzhguesit e fillimit tė shekullit si tė paimagjinueshėm. Kėshtu qė le tė mendojmė rreth sė paimagjinueshmes.
Shtetet e Bashkuara ndjekin njė politikė tė jashtme tė shkujdesur. Fuqia relative e Shteteve tė Bashkuara ėshtė e tillė qė ato kanė njė marzh gabimi shumė mė tė madh se ai i vendeve me tė cilat konfrontohet. Gjithashtu kanė njė imperativ strategjik trazues, tė bazuar nė interesat gjeopolitike. Kjo do ta bėnte planetin njė vend tė pakėndshėm, veēanėrisht pėr fuqitė nė ngritje.
Ka dhe njė dimension tjetėr tė ngulitur nė politikėn e jashtme amerikane: pėrdorimi i fuqive rajonale tė nėnshtruara si bedelė, duke e shkėmbyer vullnetin e tyre pėr tė pėrballuar rreziqe nga njė fuqi e madhe tė kundėrvėnė Shteteve tė Bashkuara pėr benefice substanciale. Ripėrtėritja e Gjermanisė Perėndimore dhe e Japonisė gjatė Luftės sė Ftohtė janė shembuj klasikė tė kėsaj. Ka tri vende qė tashmė janė fuqi tė mėdha apo emergjente, tė cilat do tė jenė tė rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara nė pėrballjen e tyre me Rusinė gjatė dekadės sė ardhshme apo afėrsisht: Japonia, Turqia dhe Polonia.
Japonia ėshtė tashmė njė fuqi e madhe. Ajo ėshtė ekonomia e 2-tė mė e madhe e botės, me njė shpėrndarje shumė mė tė qėndrueshme tė tė ardhurave dhe me strukturė shoqėrore. Ajo ka marinėn mė tė madhe tė Azisė lindore – njė qė Kina do tė donte ta kishte – dhe njė ushtri mė tė madhe se ajo e Britanisė (qysh nga Lufta e Dytė Botėrore, “ushtria” dhe “marina” e Japonisė kanė qenė zyrtarisht “forca vetėmbrojtjeje” joagresive). Ajo nuk ka qenė njė vend dinamik, ushtarakisht apo ekonomikisht, por dinamizmi shkon e vjen. Janė themelet e fuqisė kombėtare, relativisht e vendeve tė tjera, qė kanė rėndėsi nė perspektivė.
Turqia ėshtė tani ekonomia e 17-tė mė e madhe e botės dhe ekonomia islamike mė e madhe. Forcat e armatosura tė saj janė mė tė aftat nė rajon dhe janė ndoshta mė tė fuqishme nė Europė, pėrveē forcave tė armatosura britanike. Influenca e saj ndjehet tashmė nė Kaukaz, nė Ballkan, Azinė Qendrore dhe botėn arabe. Mė e rėndėsishmja, ajo ėshtė historikisht lideri i botės myslimane, ura e saj drejt pjesės tjetėr tė botės. Gjatė shekujve tė kaluar, kur bota myslimane ka qenė e bashkuar, kjo ka ndodhur nėn fuqinė turke; shekulli i kaluar ka qenė normaliteti. Nėqoftėse Rusia dobėsohet, Turqia del si fuqia dominuese nė rajon, pėrfshi Mesdheun lindor; Turqia ėshtė njė fuqi detare e konsideruar. Gjithashtu, ajo ka qenė historikisht pragmatiste nė politikat e jashtme tė saj.
Polonia ka ekonominė e 18-tė mė tė madhe tė botės, mė tė madhen midis ish-satelitėve sovjetikė dhe tė 8-ėn mė tė madhe nė Europė. Ajo ėshtė njė aset strategjik jetik pėr Shtetet e Bashkuara. Nė konkurrimin emergjent midis Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė, Polonia pėrfaqėson kufirin gjeografik midis Europės e Rusisė dhe themelin gjeografik tė ēdo pėrpjekjeje pėr tė mbrojtur vendet balltike. Duke pasur parasysh imperativin amerikan pėr tė bllokuar hegjemonistėt euaziatikė dhe pakėnaqėsinė e Europės me Shtetet e Bashkuara, marrėdhėnia amerikano – polake bėhet kritike. Nė vitin 2008, Shtetet e Bashkuara nėnshkruan njė marrėveshje me Poloninė pėr tė instaluar raketa nė Detin Balltik si pjesė tė mburojės mbrojtėse hapėsinore evropiane tė Ėashington, dukshėm pėr t’u mbrojtur nga “shtetet batakēinj”. Mburoja nuk ėshtė pėr Iranin, por pėr Poloninė si njė aleat amerikan, nga pikėpamja amerikane dhe ruse.
Pėr tė konsideruar se ēfarė nėnkupton pėr njė qė tė jetė njė aset strategjik i njė fuqie globale, merr rastin e Koresė sė Jugut. Ēdo sugjerim nė vitet ’50 tė shekullit tė kaluar do tė pritej me mosbesim. Megjithatė, kjo ėshtė ajo ēka Koreja u bė. Ashtu si Izraeli, Koreja e Jugut formoi njė marrėdhėnie strategjike me Shtetet e Bashkuara qė qe transformuese dhe Koreja e Jugut dhe Izraeli e filluan me njė bazė shumė mė tė dobėt nė vitet ’50 sesa ka Polonia sot.
Rusia nuk mund t’u mbijetojė pafundėsisht problemeve ekonomike dhe demografike tė saj. Kina duhet tė pėrballojė problemet sociale endemike tė saj. Kėshtu, imagjino njė Eurazi tė paqėndrueshme dhe tė copėzuar. Nė krahun e saj janė tri fuqi – Japonia nė lindje, Turqia nė jug dhe Polonia nė perėndim. Secila do tė kish qenė aleate e Shteteve tė Bashkuara gjatė intervalit rus, por nga mesi i shekullit tendenca amerikane pėr tė ndryshuar aleatė dhe bėrė aleatė ish-armiq do tė jetė nė zhvillim, jo pėr kapriēo, por pėr nevojė gjeopolitike.
Dy nga tri fuqitė e mėdha do tė jenė fuqi detare. Sipas tė gjitha gjasave, mė e rėndėsishmja do tė jetė Japonia, varėsia e sė cilės ndaj importimit tė pothuajse tė gjitha lėndėve tė para e detyron atė qė tė sigurojė rrugėt detare tė saj. Turqia do tė ketė njė interes mė tė pakėt, por shumė real, nė qenien njė fuqi detare nė Mesdheun lindor dhe, ndėrsa fuqia e saj nė botėn myslimane rritet, ajo do tė zhvillojė njė marrėdhėnie me Egjiptin qė do tė rrezikojė Kanalin e Suezit dhe, pėrtej tij, Detin e Arabisė. E ndodhur midis Rusisė e Gjermanisė dhe akoma mė shumė nėn kontrollin e Shteteve tė Bashkuara, Polonia do tė jetė njė fuqi tokėsore.
Strategjia e Shteteve tė Bashkuara konsideron si kėrcėnim ēdo fuqi tė madhe me aftėsi tė konsiderueshme detare; ajo do ta ketė zgjidhur njė problem – problemin rus – me gjenerimin e njė tjetri. Tė imagjinosh njė aleancė japonezo-turke ėshtė e habitshme, por jo mė e habitshme se aleanca japonezo-gjermane mė 1939. Tė dyja vendet do tė jenė nėn presion tė tmerrshėm nga fuqia e konsoliduar. Tė dyja do tė kenė interes nė pėrmbysjen e regjimit global qė kanė imponuar Shtetet e Bashkuara. Rreziku i mosveprimit do tė jetė mė i madh se rreziku i veprimit. Kjo ėshtė baza e luftės.
Imagjinimi i njė lufte kėrkon qė tė nxjerrim teknologji. Pėr Shtetet e Bashkuara, hapėsira ėshtė tashmė mundėsuesi i makinės ushtarake tė tyre. Komunikime, lundrime dhe inteligjencė tashmė janė me bazė hapėsinore. Ēdo fuqi e madhe qė sfidon Shtetet e Bashkuara duhet tė shkatėrrojė asetet me bazė hapėsinore tė tyre. Kjo nėnkupton qė, nga mesi i shekullit, Shtetet e Bashkuara do tė kenė krijuar mbrojtje substanciale pėr astet e tyre, por nėqoftėse ato mund tė bėhen tė shurdhėta, memece dhe tė verbra, njė koalicion i Turqisė dhe Japonisė mund t’i detyronin qė tė bėnin lėshime strategjike.
Lufta varet mbi befasinė dhe kjo befasi do tė duhet tė pėrqendrohet nė shkatėrrimin e forcave hapėsinore amerikane. Nėqoftėse kjo tingėllon joracionale, atėhere imagjinoni sesi mendimi i 1000 sulmeve me bombardues nė Luftėn e Dytė Botėrore do tė kish tingėlluar nė 1900. Largėsia e pėrshkuar teknologjikisht midis viteve 1900 e 1945 qe shumė mė e madhe sesa ajo qė po sugjeroj pėr 2050. Nuk ka asnjė zbulim kėtu, vetėm zhvillime tė asaj ēka tashmė ekziston.
Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet njė humbje amerikane nė kėtė luftė, megjithėse jo pengesa tė mėdha. Forca e pastėr e fuqisė qė Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre polak mund tė lėshojnė kundėr japonezėve dhe turqve do tė jetė shkatėrrimtare. Armike do tė pėrpiqet t’u mohojė Shteteve tė Bashkuara atė ēka ato tashmė kanė, fuqi hapėsinore, pa qenė tė aftė t’i zėvendėsojnė ata. Shtetet e Bashkuara do tė fitonin nė njė luftė ku nė lojė do tė ishte bota, por kostoja do tė jetė shumė mė pas se masakrat e pėrgjakshme tė luftėrave botėrore tė Europės. Hapėsira nuk pėrmban milionat e ushtarėve nė llogore. Lufta bėhet mė njerėzore.
Trofeu pėrfundimtar ėshtė Amerika Veriore. Deri nė mesin e shekullit XIX, kishte dy konkurrentė pėr dominim: Ėashington dhe Mexico City. Pas pushtimit amerikan tė Meksikės veriore nė vitet 1840, Ėashington e dominoi Amerikėn Veriore dhe Mexico City sundonte njė vend tė dobėt dhe tė pėrēarė. Mbeti kėshtu pėr 150 vjet. Nuk do tė mbesė kėshtu edhe pėr 100 vite tė tjera. Sot Meksika ėshtė ekonomie e 13-tė mė e madhe e botės. Ajo ėshtė e paqėndrueshme pėr shkak tė luftėrave tė drogės tė saj, por ėshtė e vėshtirė tė imagjinohen qė kėto luftėra tė vazhdojnė pėr pjesėn tjetėr tė shekullit. Trashėgimtarėt e gangsterėve tė sotėm shumė shpejt do tė jenė nė bordet e muzeumeve tė artit.
Meksika ėshtė bėrė njė vend me mė shumė se 100 milionė banorė, me njė ekonomi miliarda dollarėshe. Kur shikoni nė njė hartė ndėrkufitare midis Shteteve tė Bashkuara dhe Meksikės, shikoni njė fluks tė madh parash droge drejt jugut dhe fluksin e popullsisė drejt veriut. Shumė zona tė Meksikės veriore qė pushtuan Shtetet e Bashkuara tani po ripopullohen nga meksikanė qė lėvizin drejt veriut – shtetas amerikane, tė huaj tė ligjshėm apo tė huaj tė paligjshėm. Kufiri politik dhe kufiri kulturor janė duke divergjuar.
Deri pas mesit tė shekullit, Shtetet e Bashkuara nuk do tė pėrgjigjen. Ato kanė preokupime tjetėrkund dhe ndryshimet demografike nė Shtetet e Bashkuara do tė vendosin njė premio nė inkurajimin e emigracionit meksikan drejt veriut. Do tė jetė pas luftės sistemike tė mesit tė shekullit qė do tė shfaqet realiteti i ri. Meksika do tė jetė njė vend i begatė, i fuqishėm me njė pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė sė saj qė jeton nė jugperėndimin amerikan, nė territor qė meksikanėt e konsiderojnė si tė tyrin.
500 vitet e dominimit evropian tė sistemit ndėrkombėtar nuk garantuan se cila do tė ishte fuqia dominuese evropiane. As nuk ka ndonjė garanci se cila do tė jetė fuqia dominuese nė Amerikėn Veriore. Dikush mund tė imagjinojė skenarė nė tė cilat Shtetet e Bashkuara copėzohen, nė tė cilat Meksika bėhet njė fuqi e barabartė me tė ose nė tė cilat Shtetet e Bashkuara e ruajnė parėsinė pėr shekuj ose njė fuqi e jashtme bėn njė lėvizje. Amerika Veriore ėshtė trofeu.
Nė momentin e duhur, rendi gjeopolitik do tė ndryshoje sėrish dhe epoka amerikane do tė pėrfundojė. Ndoshta edhe mė shpejt, fuqia e Shteteve tė Bashkuara do tė darovitet. Ama jo akoma dhe jo nė kėtė shekull.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 21-01-12 nė 16:34
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė