Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-12, 17:03   #3
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: “Hapni letrat”

“Pacifistėt” me “kamish” tė Partisė Demokratike

Shkruan Bajrush Morina

Debatet e nxehta nė Kuvendin e Kosovės pos qė janė bėrė atraktive pėr “kacafytjet” kryesisht nė mes tė deputetėve tė Partisė Demokratike dhe tė Lėvizjes Vetėvendosje, janė shndėrruar edhe nė “front tė luftimit” nė mes tė deputetėve tė kėtyre dy partive, shumica e tė cilėve para shumė vitesh ishin sė bashku, nė qoftėse jo me njė uniformė tė njėjtė atėherė me njė ideologji tė pėrbashkėt. Kėta deputetė, deri dje disa prej tyre si ish-luftėtarė tė UĒK-sė, ish-zėdhėnės tė UĒK-sė e disa prej tyre deri vonė edhe si ish-eprorė tė SHIK-ut, nė Kuvendin e Kosovės po bėhen copė-copė nė mes vete.
Por ky soj i deputetėve tė kėtyre dy partive politike po kacafyten nė mes vete me fjalorin mė tė ultė dhe mė qesharak tė mundshėm. Njėri quan tjetrin burrec, tjetri mistrec, njėri thotė se do t’ia thyejė dhėmbėt filanit, e tjetri do t’ia thyejė brirėt fistekut. E nė fakt edhe filani edhe fisheku deri dje kanė qenė pothuaj sė bashku.
Por kur dhe ku janė bashkuar kėta deputetė?
Kohėsisht jo larg. Para disa vitesh ata ishin bashkė kundėr filozofisė politike tė presidentit Ibrahim Rugova. Ata e kanė kritikuar kėtė filozofi politike duke e krijuar edhe fjalėn “pacifist” me kuptim pezhorativ. “Ti je pacifist, ai ėshtė pacifist, ju jeni pacifista” e kanė pasė gojėn plot kėta deputetė tė sotėm e ish-luftėtarė tė djeshėm. Ata e urrenin “pacifizmin” e mė shumė se kėtė fjalė dhe kėtė filozofi politike e urrenin ideatorin e kėsaj filozofie politike, presidentin Ibrahim Rugova.
Po sot, ēka kanė ndryshuar dhe ku janė ndarė kėta ish-luftėtarė tė djeshėm e deputetė tė sotėm.
Sė pari janė ndarė nė dy parti politike. Disa janė nė PDK e disa nė Vetėvendosje. Duke u pajisur me libreza tė ndryshme politike ata i kanė ndėrruar edhe “kostumet” e tyre politike.
Disa prej atyre qė gjatė luftės nuk kanė pasur guximin tė vishnin uniformėn e UĒK-sė (kėshtu deklaron kryeministri Hashim Thaēi) sot janė mė tė guximshėm se sa ish-luftėtarėt e UĒK-sė.
Ndėrsa disa prej atyre qė gjatė luftės ishin shumė tė sertė nė uniformė tė UĒK-sė e shumė agresivė pas pėrfundimit tė luftės, sot me libreza partiake e me kostume politike prej deputetėsh janė bėrė demokratė e shkuar demokrati, janė shndėrruar nė politika e shkuar politikani.
E mbi tė gjitha janė modernizuar mė shumė se sa shpikjet moderne tė teknologjisė informative.
E mbi tė gjitha janė shndėrruar nė politikanė demokratė, tė moderuar e nė pacifistė! Po po pacifistė madje pacifistė pa thonjėza!
E kush janė kėta pacifistė?
Janė deputetėt e Partisė Demokratike, ish-luftėtarėt e deridjeshėm tė sertė, ish-komandantėt “e rrezikshėm” pa emra e mbiemra por me pseudonime!
Personalisht kam pritur gjithfarė “sihariqesh” nga kasta e sotme politike, por nuk e kam marrė me mend dhe nuk u kam besuar veshėve tė mi se njė ish-luftėtar i sertė i UĒK-sė i “kalibrit” tė Bekim Haxhiut me pseudonimin “komandant Kamishi” mund tė jetė aq demokrat, aq i moderuar e aq pacifist pėrballė pėrpjekjeve pėr tė vendosur masa tė reciprocitetit me Serbinė. Njė njeri qė thotė se ka pas guximin tė marrė pushkėn kundėr Serbisė, 13 vjet mė pas pajtohet qė nė Kosovė tė hyjnė kamionėt me mallra tė Serbisė, qė tė vazhdojė dialogu teknik e politik me Serbinė e mbi tė gjitha qė tė arsyetojė ndėrhyrjen e policisė sė Kosovės kundėr protestuesve qė tentojnė t’i bllokojnė mallrat nga Serbia!
Duke e dėgjuar “kamishin” por edhe deputetėt e tjerė “tė sertė’ tė PDK-sė me pseudonime tė tjera gjatė kohės sė luftės, ne qė i njohim ndryshe nga e kaluara, na duket diēka e pabesueshme, diēka e pamundshme.
Por “kamishi” dhe “kamishėt” e tjerė tė Partisė Demokratike tash e kanė ndryshuar mendjen, fjalorin, uniformėn, pseudonimet e kaluara. Tash ata kanė marrė vetėm njė emėr, vetėm njė bindje, vetėm njė fjalor, atė tė demokracisė, tė dialogut me Serbinė, tė paqes. Janė bėrė pacifistė. Pacifistė nė kuptimin e plotė tė fjalės!
Nė kėtė transformim tė tyre nuk ka asgjė tė keqe. Madje duhet pėrshėndetur transformimin tyre, modernizimin politik tė tyre.
Por para se a ta tė marrin epitetin e pacifistėve ėshtė mirė qė t’i fshijnė prej memories sė tyre bindjet e deridjeshme pėr pacifizmin rugovian. Shprehur sipas njė fjale tė urtė popullore, kjo i bie “qė t’i hanė fjalėt e tyre”.
Duke e parė kėtė ndryshim kaq progresiv tė kėtyre deputetėve pacifistė tė PDK-sė, nuk ėshtė pėr tė mos u besuar se ata njė ditė mund tė heqin dorė nga “e djeshmja” e tyre, pėrfshirė kėtu edhe mendimin e tyre pezhorativ pėr pacifizmin si filozofi politike.
Madje madje mund tė pritet qė njė ditė kėta deputetė tė bėjnė nderime te varri i presidentit Ibrahim Rugova, e nė ndėrdijen e tyre ti kėrkojnė falje atij pėr mendimin e tyre jo tė mirė tė deridjeshėm pėr pacifizmin rugovian.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė