Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-12, 09:07   #64
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: ADEM DEMAQI DHE SHOKET E TIJ TE IDEALIT

Elasticiteti


Fadil Lepaja


Fjala e kėsaj jave nuk ishte “Protestė”! Nuk ishte as fjala “dhunė”, “lotsjellės”, apo “reciprocitet”. Me kėto fjalė tashmė jemi mėsuar aq shumė, sikur me fjalėt bukė apo ujė. Disa nga ne janė rritur me to, e disa janė plakur tashmė me ehon e tyre. Disa edhe janė vrarė nė protesta! Nė kohė tė Serbisė! Nė kohė tė “Rumanisė”!
Dhuna dhe lotsjellėsit janė dukuri qė pėrcollėn gjenerata. Fjala reciprocitet doli vonė. Nga vet qeveria. Por aq shpejt u shndėrrua nė hajgare. E pėr dikė edhe nė ėndėrr tė keqe! Pėr dikė biznes!
Por kėsaj jave njė tjetėr fjalė bėri pėrshtypje tė madhe. Fjala e javės ishte: “Elasticitet”. Dorėn nė zemėr pak kush e ka pritur tė dėgjojė kėtė fjalė nga goja e njeriut qė e tha dhe t’i dedikohet kujt iu dedikua!
Duke iu referuar medias, kjo fjale doli nga goja e njeriut i cili kurrė nė jetėn e tij politike nuk ka qenė i njohur pėr elasticitet. Aq mė tepėr bėri pėrshtypje se ajo i dedikohej nė kontekstin pozitiv kryeministrit tė Kosovės. Po e lavdėronte me kėtė epitet. “Vetėvendosja gabon” - po thoshte, “Ai ėshtė elastik”.
Natyrisht askėnd nuk e befasoi pohimi se Vetėvendosja mund tė gabojė, sa pohimi i dytė pėr elasticitetin e politikanit i cili prej se ka hipur drejtpėrdrejtė nė pushtet, mė shpesh po merr “epitete” pėr diktatorė.
Qytetarėt e kujtojnė nga skena mė e njohur e komedisė ndėr ne, nga foltorja e parlamentit tė Kosovės. Ai nuk e kishte pėr problem qė para qytetarėve tė kėtij vendi tė devijojė e bllokojė punėn e kuvendit sa herė qė i tekej, vetėm pėr ta bėrė tė veten. Krejt kjo bėhej para kamerave dhe nėn mėrmėritjet dhe kundėrshtimet e pasuksesshme tė kryeparlamentarit. Edhe organizata ndėrkombėtare alarmuan pėr kontrollin e qeverisė mbi parlamentin.
Ky udhėheqės ”elastik” e bėri kiametin kur u bė aleanca LDK-AAK. Nė mbledhjen e organit mė tė lartė tė partisė sė vet, ai pat thėnė shumė gjėra tė cilat i dedikohen vetėm armiqve. “Do tė jemi opozitė destruktive”, pat thėnė njeriu qė sot e luan konstruktivin nė teatrin tonė publik.
Autori i kėsaj kolumne, atėherė ishte pėrpjekur mė kot tė i sqaroj liderit “elastik” se fjala opozitė destruktive d.m.th. diēka tė keqe! Ai, atėherė nuk mendonte ashtu. Por ka kohė nga kjo, e njerėzit ndryshojnė!
Kujtojeni pastaj zgjedhjen e presidentit. Loja me SMS dhe bllokimi i punės sė Kuvendit. Loja me deputetėt tė cilėt vetėm pėr pak minuta ndėrruan mendimin e “lirė”.
Kujtojeni ligjin i cili e mundėsonte shitjen e njėrės nga dy kompanitė e vetme profitabile ku kjo u arrit vetėm pėrmes kontrabandimit tė njė neni nė kuadėr tė njė ligji tjetėr.
Kujtojeni “elasticitetin” me tė cilin e mbante peng krejt Kuvendin. Kujtojeni sa “elastik” ishte rreth ēėshtjeve tė tjera. Mundohuni tė gjeni elasticitetin tė cilin “Cabi” po e sheh!
Simbol i rezistencės,i cili nga njėri prej biografėve tė tij, ne zhargon thirret “Cabi” (baci) papritmas e zbulon kėtė cilėsi tė kryeministrit. “Elastik”- thotė ai!
Ai po e lavdėronte politikanin tė cilin, gjithnjė duke iu referuar biografit tė tij, disa vite mė herėt e kishte quajtur “mafioz” e me “komplimente” tė tjera tė ngjashme.
Ndėrkohė qė “Cabi” nuk duket tė jetė njohės i rekomandueshėm i elasticitetit, egoja e tij politike, pėrkundrazi, ishte aq e fuqishme sa nuk e thyen as 27 vite burg. I pathyeshėm. Nė burg, nė lėvizjen revolucionare, nė lėvizjen paqėsore tė viteve 90-ta, nė luftėn ēlirimtare, rreth Rambujesė, pas lufte. Shpesh dilte edhe vet kundėr tė gjithėve.
Por kishte edhe raste kur keqkuptohej. Kur i quajti vėllezėr serbėt, shumėkush u ofendua, edhe pse ai mbase po pėrpiqej qė atėherė tė hapte njė rrugė besimi me qytetarėt serb, kundėr regjimit. U keqkuptua edhe “Ballkania”. Ndoshta po e keqkuptojmė edhe elasticitetin.
Konteksti nė tė cilėn e pėrdori fjalėn elasticitet, ndėrlidhet me kualitetet politike tė kryeministrit aktual, i cili dorėn nė zemėr nė ēfarėdo rrethane po bie nė kėmbė. Si mace!
Disa kėtė ia pranojnė si shkathtėsi. Disa tė tjerė, ndoshta mė pak mirėdashės, kėtė ia atribuojnė dorės sė ngrohtė tė kryediplomatit, i cili vitet e fundit pavarėsisht kontekstit, e ka mbrojtur dhe ndihmuar me pėrkushtim.
Por tė kthehemi te elasticiteti i kryeministrit. Disa e quajnė kėtė edhe mungesė tė kurajos! Disa e quajnė kėtė pazar me ēėshtjen kombėtare. Disa e quajnė dinakėri... disa gjenialitet. Disa e quajnė edhe paturpėsi.
E “Cabi”e quan elasticitet. Ai e sheh kėtė vetėm si veti fizike. E ndrydhė dhe ai lakohet!
Njėqind vjet me mbajtėn nėn atė presion, njėqind vjet rri i lakuar! Merita e tij ėshtė se e ka kuptuar peshėn qė e ka sipėr dhe raportin e tij me tė. Ndėrkohė qė njė pjesė e opozitės shpurthė qė t’i rezistojė peshės sė madhe dhe vazhdimisht vetlėndohet. Kėshtu fillojnė beteja tė humbura.
Ndoshta kėtu ėshtė sekreti i “gjenialitetit”. Si ajo pėrralla me buburrecin qė e sjell rrotėn e mullirit. Gjithė atė peshė e sjell njė buburrec i vetėm, sepse e “sjell” andej nga sillet vet. Buburreci vrapon mbi rrote dhe krenohet se po e sjell!
A ishte elastik “Ai” kur ishte fjala pėr qytetarėt e kėtij vendi qė po protestonin paqėsisht pėr tė mbrojtur diēka qė do tė duhej tė e bėnte ai vet? A ishte elastik kur ėshtė fjala te ish-veteranėt tė cilėt po kėrkojnė njė ligj pėr ta dhe tė cilėt kishin hapur ēadrat para Kryeministrisė?
A ėshtė elastik pėr fshatarė e Bellanicės qė kėrkojnė tokat e tyre? A ishte elastik kur e nxiste Vetėvendosjen pėr protesta duke e quajtur “vetfundosje” apo kuqezinjtė duke i quajtur “faqezinjė”?
Pastaj papritmas vjen njė vizitorė me peshė! Elastiku menjėherė i fton pėr bisedė! Pesha?! Kush mund tė e zėvendėsojė “atė”... - pyet “Cabi”. Adhurim apo dėshpėrim?
“Vetėvendosja” edhe mund ta ketė gabim, por ata ende pa i shėruar plagėt e 14 janarit sėrish kėmbėngulėn ta sprovojnė “elasticitetin” e kryeministrit, i cili aktualisht duket se nuk mbron asgjė pėrpos pushtetit tė vet. Pėr tė janė krejt numra. Kjo qeveri nuk ėshtė ngritur mbi parime. Krejt janė bėrė pėr numra. Ndoshta kėtu e kishte fjalėn “Cabi” ?
I kemi numrat-rezonojnė ata. Makineria e votimit nuk e ka gajle nga kush i merr votat. Ėshtė fjala kėtu pėr elasticitet? Apo pėr parime? Apo luftė e zhveshur, vetėm tw mos bie prej pushteti! Sepse pastaj bie shumėēka!
Nejse, u pa puna. “Cabi” e ka nda mendjen - thash njė miku nė facebook! “Vetėvendosja” ka hy bungajave - po thotė!
Ani ēka nėse thotė“Cabi” - ma ktheu ai? Shpesh nuk ja ka qėlluar!
Pastaj, mos ėshtė president, ai?
Jo mik, nuk ėshtė - i thash! Ende nuk ėshtė! Por nuk dihet!
Asnjėherė nuk ia pranuan meritat, por pazar mund tė bėhet.
Eh, elasticiteti!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė