Titulli: Cfare ju ka bere pershtypje sot ?
Sod m`bani pershtypje ni siklet qe na zuni mu e gruen,
dhe ka te boj me ditlindjen e djalit tone,t`madhit.
Neser e ka ditlindjen ky.
- Oj gru,ku ma le bre qat sen qe ia bleva djalit per ditlindje ?, i thashe ,edhe pe ngoj tash une.
- Aiiii pasna harru krejt!...Pa kadal ni here,t`kqyri!,m`tha, e dul n`tjetren dhome.
U` nderkohe tuj kqyr qitu,kush ka fole mare,e kush muhalife;i kalova koxha do dakika.
Veq kur m`u kthy gruja e po m`vete :
- Kqyr o njeri,mos e ke mshef ti,se u` s`po muj e gjaj tybe!
U qova mejhere ,dhe e kemi lype bashke.E kemi lype n`tona ant`,ven s`kem lane pa hallakate,s`un e gjetem!
- Hajl i kofte!, i thashe.
- Qysh,hajl i kofte ?!Me t`hupe malli n`shpi!,m`tha ajo,dhe nuk iu zinke veni ven
e vazhdojke tuj lype n`cdo skute.
U` grun e kom dicka ma sersem se jom vet.A kur t`nurvozohet,kom qef me ia lshu udhen vallahi.Diqysh, m`vjen ma kollaj,per qata ia lshoj udhen.
Tash u` tuj menu,qysh me e qetsu grun,se per at dhuraten e ditlindjes e disha qe e gjajme,po i thome grus :
- oj Shiqere,a po do me ta qite u` ni kafe ty,a po qohesh me ma qite ti mue ?
- Rri bre qaty,se ti s`po din me i qite kafet!,m`tha, e dul n`kuzhine.
More s`ka kalu as ni dakik krejt,kur pe niej :
- O njeri,e gjeta hendin!!Qaty n`kuti,ngat kutise t`kafes e kom pa lane!Si ju kom afru kafes,mejhere m`ka ra n`men.
Tilifonin e dors,qashtu qysh e patum ble,veq e patum hjeke pej kutis t`fabrikse,e lane n`folie t`plastikse qashtu,e kish pas shti n`kuti t`qprazt t`kafes.
Ma pruni kafen qysh o` ma s`miri.E ia kish pa bashkangjite edhe ni kokokolle.
Allahqe,pej qe ka thane Naki,qe s`jane t`shnetshme,kokokollat i pi ma rralle.
|