Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-12, 14:36   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Biografia Ganxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem Shqipėtar Shumė luti Zotin qė paqja e tij tė vijė nė zemrat tona nė gjithė botėn. Lutem shumė pėr fukarate e mij- dhe pėr mua , dhe motrat e mija. Unė lutem pėr juve.
(Tereza Bojaxhiu)



7 tetor 1950 - Sipas porosisė sė ipeshkvit tė Kalkutės, Ferdinand Perier, Selia e Shenjtė e miraton Kongregatėn e Misionareve tė Dashurisė si kongregatė ipeshkvore. Pėr kėtė flet vetė Nėna Terezė:
"Zoti ishte i mahnitshėm ndaj nesh, sepse siē rritej puna, ashtu rriteshin edhe thirrjet. Ati i Shenjtė, nė tetor tė vitit 1950, bashkėsinė tonė tė vogėl e bėri kongregatė ipeshkvore. Pesėmbėdhjetė vjet mė vonė na bėri kongregatė tė sė drejtės papnore. Kjo do tė thotė se ne jemi drejtpėrdrejt tė nėnshtruara Atit tė Shenjtė. Kjo ėshtė thjesht njė mrekulli, sepse rėndom njė kongregatė nuk ngritet aq shpejt nė rendin e sė drejtės papnore. Pėr shumė rreguj nevojiten 30 deri nė 40 vjet pėr tė fituar pranim tė tillė. Kjo tregon dashurinė e madhe dhe kujdesin e Atit tė Shenjtė pėr punėn dhe kongregatėn tonė. Kur u shpall kongregata jonė kongregatė ipeshkvore, ne ishim vetėm 12 veta. Kjo ishte nė vitin 1950. Dhjetė vjet nuk kemi dalur nga Kalkuta, sepse duhej t'i pėrgatitnim motrat tona pėr punė. Kur nė vitin 1959 hapėm shtėpinė nė Runchi, e pastaj edhe nė Delhi, numri i motrave tona filloi tė rritej. Filluan tė vijnė vajza nga ato vende ku kishim hapur shtėpitė".

1952 - Hapi shtėpinė e parė pranė tempullit tė hyjneshės Kalli nė Kalkutė. Pėrurimi i saj u bė mė 22 gusht, nė festėn e Zemrės sė Papėrlyer tė Marisė. Kėtė shtėpi e pagėzoi si Nirmal Hriday (Shtėpia e zemrės sė pastėr). Me kėtė emėr do t'i quajė edhe shumė shtėpi tjera nė mbarė Indinė dhe mė gjerė.

1953 - Pėr shkak tė numrit tė motrave qė rritej gjithnjė, ndėrroi shtėpinė, kėshtu qė mori shtėpinė e njė avokati mysliman nė rrugėn Lawer Circulr Road 54. Kjo shtėpi u bė qendra e kongregatės dhe sė shpejti, jo larg saj, themeloi qendrėn pėr fėmijė tė lėnė tė cilėn e quajti Nirmala Shishu Bhavan (Vatra e fėmijėve tė lėnė).

1960 - Nė tetorin e kėtij viti, Nėna Terezė pėr herė tė parė doli jashtė Indisė qė prej kur kishte ardhur. Sė pari shkoi nė Amerikė, pastaj nė Romė, ku u takua me vėllaun e vet Lazrin, tė cilin nuk e kishte parė qė nga mosha tetėmbėdhjetėvjeēare, kur u nis nė misione.

1962 - Pasi fama e Nėnės Terezė kishte filluar tė rritej me tė madhe, sė shpejti filluan t'i jepen edhe shpėrblime. Kėshtu, shpėrblimi i parė qė mori Nėna Terezė ishte ai i qeverisė indiane nė vitin 1962: Padna Shri. Kėtė shpėrblim ia dorėzoi Pandit Nehru.

31 gusht 1962 - Qeveria filipine ia dhuroi shpėrblimin Ramon Magsaysay. Nė arsyetimin e kėtij shpėrblimi thuhet: "Komisioni pėr ndarjen e shpėrblimit e shpėrblen Nėnėn Tereze pėr shkak tė pėrkujdesjes sė saj pėr mė tė varfėrit nė njė tokė tė huaj, si edhe pėr themelimin e bashkėsisė sė re pėr t'u shėrbyer tė varfėrve".
Me kėtė rast, Nėna Terezė u shpall gruaja mė e merituar e Azisė.
25 mars 1963 - Nė bashkėsinė e Nėnės Tereze themelohen edhe vėllezėrit, tė cilėt do tė quhen: "Vėllezėrit Misionarė tė Dashurisė", tė cilėt do t'i udhėheqė jezuiti australian, Travers-Ball, i cili e ndėrron emrin e vet nė: vėlla Andreu - misionar i Kalkutės.

1 shkurt 1965 - Misionaret e Dashurisė, me tė ashtuquajturin decretum laudis, marrin nga Papa Pali VI miratimin papnor.
Qė nga ky vit, Nėna Tereze e fillon veprimtarinė e vet edhe jashtė Indisė: nė Kokorotė tė Venecuelės.

26 mars 1969 - Papa Pali VI miraton Shoqatėn e Bashkėpunėtorėve tė Nėnės Tereze si pjesėtare tė Misionareve tė Dashurisė me statut tė veēantė.

1965-1971 - Pas Venecuelės vazhdon tė hapė qendrat e veta nėpėr tė gjitha kontinentet: Afrikė (Tanzani), Australi (Melbourne), nė Evropė (Angli dhe Itali), Amerikė (New York).

6 janar 1971 - Mori shpėrblimin ndėrkombėtar pėr paqe Gjoni XXIII, tė cilin ia dorėzoi Papa Pali VI. Ky ishte shpėrblimi qė themeloi Papa Gjoni XXIII mė 10 maj 1963, ndėrsa pėr herė tė parė iu nda Nėnės Tereze. Me kėtė rast, Papa Pali VI pati thėnė: "Po i ndahet pėr herė tė parė njė rregulltareje tė heshtur, por jo edhe tė panjohur pėr ata qė pėrcollėn veprat e saja tė mėshirshme nė botėn e tė varfėrve. Kjo rregulltare quhet Nėna Terezė, eprorja e kongregatės Misionaret e Dashurisė, e cila tashmė 20 vjet vepron nė tė gjitha anėt e Indisė duke kryer vepra dashurie ndėr tė gėrbulur, ndėr tė vjetėr dhe fėmijė tė braktisur. Si shembull pėr tė gjithė ua bėjmė me dije kėtė zėdhėnėse tė patrembur tė Krishtit, duke dėshiruar qė pas hapave tė saj tė shkojnė sa mė shumė nė shėrbim tė vėllezėrve, si edhe sa mė shumė tė rritet nė botė ndjenja e bashkimit nė mes tė njerėzve".

Shtator 1971 - Mori shpėrblimin Samaritani i Mirė nė New York. Nė arsyetimin e kėtij shpėrblimi thuhet: "Duke e shpėrblyer Nėnėn Terezė, dėshirojmė pėr t'i dhėnė nderim punėve tė saja vetėmohuese qė bėri pėr zvogėlimin e mjerimit tė tė varfėrve. Me kėtė punė u jep guxim edhe tė tjerėve dhe ofron shembull tė mahnitshėm se si duhet pėrkujdesur pėr njerėz. Me shpėrblimin e 'Samaritanit tė Mirė' dėshirojmė pėr ta theksuar mė fort shembullin e saj".

16 tetor 1971 - Mori shpėrblimin Kennedy me kėtė arsyetim: "Nė gjeografinė e vet tė veēantė pėrdėllestare, Nėna Terezė di ku duhet tė ndihmojė dhe me fenė e vet tė veēantė nuk dyshon kurrė se s'do t'i gjejė mjetet e nevojshme pėr kėtė".

29 tetor 1971 - Nga universiteti katolik amerikan mori doktoratėn e nderit nga shkencat shoqėrore. Me kėtė doktoratė nderi iu pranua puna e saj e madhe rreth kapėrcimit tė krizave sociale. Nėna Terezė, me fuqinė dhe me dashurinė e vet kundrejt Krishtit nė figurėn e tė varfėrve i tregoi botės se si rregullohen shumė probleme ekonomike e sociale tė cilat e mundojnė dhe e ngarkojnė shoqėrinė njerėzore.

1972 - Hapi qendra tė reja nė Bangladeshin e shkatėrruar.

12 korrik 1972 - Nė moshėn 83 vjeēare, nė Tiranė i vdes e ėma, Drane Bernaj. Nė varrimin e nėnės nuk mori pjesė, sepse regjimi i atėhershėm komunist antinjerėzor dhe diktatori, E. Hoxha, i cili nuk e meriton t'i pėrmendet as emri, nuk e lejuan hyrjen e saj nė Shqipėri, pėr pavarėsinė e sė cilės u vra babai i saj, Kolė Bojaxhiu. Nėna Dranja, pati rol tė rėndėsishėm nė rrugėn flijimtare pėr tė varfėr tė Nėnės Terezė. Kjo ishte ajo nėnė e mirė dhe e pėrshpirtshme e cila e pėrcolli tė bijėn e vet pėr Indi duke e bekuar me lot, por duke mos e kujtuar se nuk do tė shihen mė; kjo ėshtė ajo nėnė e cila nė vitin 1938 do t'i shkruajė vajzės sė vet nė Indi: "... Tė bie ndėrmend, bija ime e dashur, se ti ke shkuar atje pėr tė varfėr. A tė kujtohet Filja jonė? Ajo ėshtė bėrė krejt varrė e gjallė... por edhe mė tepėr e mundon mendimi se s'ka askėnd... Ne po mundohemi, sipas mundėsive tona, t'i ndihmojmė... Dhembja mė e madhe pėr tė nuk janė varrėt, por qė ėshtė harruar prej tė vetėve..."

15 nėntor 1972 - India edhe njė herė tregoi se sa e ēmon punėn dhe dashurinė e Nėnės Terezė pėr popullsinė e varfėr indiane kur ia dorėzoi shpėrblimin Jawaharlal Nehru. Kėtė dhuratė ia dorėzoi presidenti Giri, duke e quajtur Nėnėn Terezė Koruna-dut - Engjėll i mėshirės.

Komisioni pėr marrėdhėnie kulturore, pėr shpėrblimin "Nehru" dha kėtė arsyetim: "Njė flijim i tillė vetėmohues dhe i palodhshėm sikurqė ka treguar Nėna Terezė rrallė mund tė shihet. Shėrbimi i saj vetėmohues pa dallim feje, kombi, fisi... duke mos pritur as dhurata pėr punėn e bėrė, ėshtė shembull i mahnitshėm se si puna nė heshtje e pėrkushtim mund tė rrisė miqėsinė dhe marrėveshjen nė mes tė popujve". Ndėrsa Nėna Terezė, me rastin e pranimit tė kėtij shpėrblimi, pati deklaruar: "Ky shpėrblim nuk po mė jepet mua, por mijėra atyre qė kanė nevojė pėr dashuri. Ju faleminderit qė mė zgjodhėt mua ta marr kėtė shpėrblim nė emėr tė tyre dhe t'u pėrcjell porositė tuaja tė pėrkujdesit dhe tė dashurisė. Tė varfėrit janė tė mahnitshėm, ata janė tė mėdhenj..."

1973 - Hap qendra tė reja nėpėr qytetet e Indisė: Viayawada, Coimbatore, Shivpur, Takdah.

25 prill 1973 - Pranoi shpėrblimin Templeton i cili jepet vetėm pėr ata qė kontribojnė nė rritjen e fesė. Kėtė shpėrblim ia dhuroi princi Filip nė London. Vetė Nėna Terezė na bėn me dije pėr kėtė shpėrblim: "Para 17 vjetėve, zotėriu Templeton ka shkruar porosinė nė tė cilėn ka lėnė njė shumė parash nė fondacionin Templeton, prej tė cilit pėr ēdo vit pas vdekjes sė tij do tė ndahej njė shpėrblim pėr ata tė cilėt nė veēanti mundohen rreth pėrhapjes sė fesė. Para dy vjetėsh ai ka ndėrruar mendimin. Ka vendosur qė shpėrblimi tė jepet pėr tė gjallė tė tij, sepse ka dėshiruar ta pėrjetojė vetė gėzimin kur ta ketė ndarė. Dikush ka lutur pėr tė varfėritė tanė.

Kjo ėshtė dhuratė e Zotit qė do tė pėrdoret pėr lavdinė e Tij e pėr tė varfėr.
Paraja nuk mjafton. Njerėzit tanė kanė nevojė pėr dashurinė e zemrės suaj dhe pėr shtrirjen e dorės suaj.
Krishti po mė pėrdor si mjet nėpėr tė cilin dėshiron t'i lidhė tė gjithė njerėzit. Pėr kėtė gjė jam i bindur rreth e rrotull: njerėzit po afrohen njėri me tjetrin, sepse kanė nevojė pėr Zotin..."

1973 - Mori nė Los Angelos shpėrblimin St. Louis of Marillak "Pėr mirėsi dhe dashuri tė pashoqe".

7 tetor 1975 - 25 vjetori i themelimit tė Misionarėve tė Dashurisė. Kėtė pėrvjetor tė ēmueshėm Nėna Tereze me bashkėpunėtorėt e vet e kremtoi me lutje dhe adhurim. Mirėpo, nė njė letėr tė adresuar "motrave tė mia tė dashura, vėllezėrve, tė varfėrve tanė, bashkėpunėtorėve dhe tė gjithė atyre qė marrin pjesė nė punėn tonė kudo nė botė", Nėna Tereze thotė: "25 vjet kemi punuar sė bashku nė shėrbim tė sė mirės duke dhėnė krejt zemrėn tonė, duke i shėrbyer vullnetarisht Krishtit nė figurėn e tij tė dhimbshme, dhe nė kėtė shėrbim kemi jetuar sė bashku, punuar dhe jemi lutur sė bashku, kėndej edhe tanimė tė themi sė bashku:

Tė faleminderit, Jezus, qė na zgjodhe tė jemi Misionaret Tua tė Dashurisė!
Tė faleminderit, Jezu, qė na do me dashuri personale dhe kaq tė thellė!
Tė faleminderit, Jezu, qė na ushqen me Korpin dhe Gjakun tėnd!
Tė faleminderit, Jezu, pėr privilegjin qė t'mund t'u shėrbejmė tė varfėrve!
Tė faleminderit, Jezu, pėr tė gjitha, nė veēanti qė je Jezus pėr tė gjithė ne dhe qė na do sikurse Ati tė do Ty!"

1975 - Vėllezėrit Misionarė tė Dashurisė hapin shtėpinė e parė jashtė Kalkutės, nė Vietnam.

29 dhjetor 1975 - Javorja amerikane Time ia kushton Nėnės Terezė kopertinėn me titull: "Shenjtėrit e gjallė: porositėsit e dashurisė dhe tė paqes".

17 janar 1976 - Javorja franceze Paris Match ia kushton Nėnės Terezė kopertinėn dhe shkresėn me titull: "Ka ende shenjtėr: Nėna Terezė nė mes tė gjallėve dhe tė vdekurve tė Kalkutės... Nė kėtė humnerė tė pafund siē ėshtė Bota e Tretė, ēka mund tė ndėrrojė Nėna Terezė? Pėr ekonomistėt, asgjė. Njė pikė uji nė oqean. Por ēfarė dėshmie dhe ēfarė dashurie!"

13 qershor 1976 - Nė festėn e Zemrės sė Krishtit, Nėna Terezė vendosi tė themelojė edhe njė degė tė motrave tė veta: Misionaret Kontemplative tė Dashurisė, misioni i tė cilave ėshtė "tė jetuarit sipas Fjalės sė Zotit duke e adhuruar euharistinė, duke kundruar dhe shpallur Fjalėn e popullit tė Zotit; pėr ta bartur me Marinė, Nėnėn e Kishės, Fjalėn e mishėruar nė zemrat e njerėzve".
vazhdon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 30-01-12 nė 14:37
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė