Titulli: Lajme nga bota Islame
Liderėt fetarė tė Kosovės janė takuar nė Prizren
Prizren, 28.01.2012 19:22
Festa ortodokse e Shėn Savės ka bėrė bashkė, tė shtunėn, nė Prizren, liderėt fetarė tė religjioneve mė tė pėrhapura nė Kosovė, tė cilėt kanė drekuar edhe nė shoqėri tė komandantit tė KFOR-it, Erhard Drews.
Ftesės sė peshkopit tė dioqezės sė Rashka-Prizrenit, Teodosije, i janė pėrgjigjur udhėheqėsi i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, myftiu Naim Tėrnava dhe Ipeshkvi i Kosovės, imzot Dodė Gjergji, me ē'rast kanė diskutuar pėr avancimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė dhe pėr relaksimin e marrėdhėnieve ndėr-fetare, transmeton Koha.
Pas takimit, liderėt e tė tri konfesioneve nuk janė prononcuar pėr mediet. Mirėpo burime brenda takimit kanė bėrė tė ditur se bėhet fjalė pėr njė takim joformal, qė tashmė ėshtė i zakonshėm pėr tė tri liderėt fetarė.
"Takimi ka qenė privat. Janė diskutuar ēėshtjet e interesit tė pėrbashkėt, promovimi i respektit tė ndėrsjellė mes bashkėsive fetare sikurse edhe fuqizimi i kulturės sė tolerancės dhe paqes", ka thėnė ky burim.
Ndėrsa zėdhėnėsi i KFOR-it, Uwe Nowitzki ka konfirmuar pėr "Kohėn Ditore" se komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka qenė i pranishėm nė takimin e liderėve fetarė. "Komandanti i KFOR-it ka marrė njė ftesė pėr drekė nga peshkopi i dioqezės sė Rashka-Prizrenit, Teodosije, me rastin e shėnimit tė ditės sė Shėn Savės, ku kanė qenė tė pranishėm edhe liderėt e komuniteteve tjera fetare", ka thėnė Nowitzki, pėrmes telefonit.
Pas mbarimit tė takimit, liderėt fetarė janė parė bashkė edhe nė qendėr tė qytetit. Madje, ipeshkvi i Kosovės, Dodė Gjergji dhe peshkopi Teodosije kanė marrė udhėn pėr nė selitė e tyre nė shoqėri tė njėri-tjetrit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|