Objektivat e Sheriatit Islamik nė ruajtjen e interesit tė nderit dhe mjetet e tij nė luftimin e thashethėmeve
Lavdėrimi dhe falėnderimi i takon Allahut, i cili na udhėzoi nė Islam, i cili pėrmbledhė tė mirat e kėsaj jete dhe jetės tjetėr. Ndėrsa salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonė Muhammedin (salallahu alejhi ve selem) mbi familjen dhe shokėt e tij.
Duke parė pėrhapjen e thashethėmeve nė tė gjitha shoqėritė, e nė veēanti nė shoqėritė bashkėkohore, pėr shkak tė zhvillimit tė mjeteve tė reja tė cilat ndihmojnė nė pėrhapjen e kėsaj dukurie, si dhe duke u nisur nga ajo se specializim i imi ėshtė lėmia e Usuli Fikhut (shkenca qė merret me studimin e argumenteve tė Sheriatit), si dhe nga fakti qė mė parė kam bėrė shkrime nė lėmin e “Mekasidu Sheriah” (Objektivat e Sheriatit), atėherė e pashė tė arsyeshme qė tė bėjė njė shkrim nė kėtė temė tė rėndėsishme nga aspekti i shkencės sė Objektivave tė Sheriatit duke e titulluar: “Objektivat e Sheriatit Islamik nė ruajtjen e interesit tė nderit dhe mjetet e tij nė luftimin e thashethėmeve”
Hyrje
Domosdoshmėria e nderit nė Islam
Sheriati Islamik ka ardhur pėr t’i ruajtur interesat e njerėzve, siq thotė Allahu: “
Dhe Ne nuk tė kemi dėrguar ty (o Muhamed), veēse si mėshirė pėr botėt” El Enbija: 107.
Kėto interesa ndahen nė tė domosdoshme, tė nevojshme dhe plotėsuese[1]. Ato tė domosdoshmet janė tė patjetėrsueshme pėr tė qėndruar feja dhe jeta, ashtu qė nėse njėra nga to mungon atėherė nuk mundet tė ketė jetė tė mirė, por do tė ketė jetė tė prishur, gjė qė jneriu do ta humbė kėtė botė apo edhe tjetrėn.
Interesat e domosdoshme janė: ruajtja e fesė, jetės, nderit, pasurisė dhe mendjes. Njė grup dijetarėsh kanė theksuar se tė gjitha fetė qiellore kanė qenė nė pajtim rreth ruajtjes sė kėtyre pesė interersave tė domosdoshme, edhe pse disa dijetarė mendojnė se kėto nuk kufizohen vetėm nė kėtė numėr, sepse kėtyre mund t’u shtohen edhe interesa tjera qė janė tė domosdoshme, siq ėshtė domosdoshmėria e sigurisė, ku vėrejmė se sheriati ka vėnė masa tė prera ndėshkuese ndaj banditėve me qėllim tė ruajtjes sė sgurisė.
Sheriati ka ardhė me dispozita pėr t’i ruajtur kėto interesa, si nga aspekti i tė qenit njeriut aktiv, duke urdhėruar atė pėr veprat qė i forcojnė dhe i ruajnė kėto interesa, ashtu edhe nga aspekti i tė qenit pasiv, duke ndaluar nga ēdo vepėr qė i cenon kėto interesa, duke caktuar masa ndėshkuese pėrkatėse pėr ata qė i cenojnė kėto interesa.
Dijetarėt kanė mendime tė ndryshme rreth shkallės sė rėndėsisė sė interesit tė nderit nė raport me inetresat e tjera tė domosdoshme, ku disa prej tyre siq ėshtė Subuki dhe Ibnu Nexhari kanė konsideruar se interesi i nderit ėshtė i sė njėjtės rėndėsi me interesin e pasurisė, ndėrsa disa tė tjerė janė mjaftuar me shprehjen “interesi i ruajtjes sė pėrkatėsisė familjare” nė vend tė shprehjes “interesi i ruajtjes sė nderit”.
Ndėrsa ai qė i vėshtron tekstet e sheriatit vėren se ato i kanė kushtuar rėndėsi tė veēantė interesit tė nderit, ku ai ėshtė pėrmendur nė njė kontekst me rėndėsinė gjakut (jetės) dhe pasurisė nė njė numėr tekstesh. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thėnė: “
Gjakėrat tuaja, pasuritė tuaja dhe nderi juaj ėshtė i ndaluar (tė cenohet) mes jush, ashtu siq ėshtė e ndaluar tė cenohet shenjtėria e kėsaj dite (ditės sė arafatit), shentėria e kėtij muaji (dhul hixhes) dhe shenjtėria e kėtij vendi (Mekes)”[2].
Po ashtu thotė: “
Ēdo musliman e ka tė ndaluar (ta cenoj) gjakun, pasurinė dhe nderin e muslimanit… njė muslimani i mjafton si mėkat nėnēmimi i vėllaut tė tij musliman”.
Nga kjo pikėnisje, sheriati ka sjellė masėn ndėshkuese ndaj atij qė i shpif dikujt pėr kurvėri (zina), me qėllim qė tė ta ruaj interesin e nderit, e po ashtu ka sjellė masė ndėshkuese tė pacaktuar ndaj atij qė bėn shpifje tjera qė janė mė vogla se shpifja pėr kurvėri, duke ruajtur me kėtė gjėrat qė e plotėsojnė interesin e nderit.
Vijon…
www.imamalbani.org
Autor: Dr. Saed Esh Shithri
Pėrktheu: Jeton Bozhlani
__________________________
[1] El muvafekat: 6/2, Mexhmuul fetava: 48/20
[2] Buhariu dhe Muslimi.