Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-12, 02:55   #70
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tregime

Ndjeu kėnaqėsi kur mendoi se i biri do t’i bėnte keq asaj vajze tė pafajshme. Tė shikonte njerėz qė vuanin dhe aq mė tepėr pėr shkak tė tij, i jepte ndjesinė se ishte i fortė, i jepte pushtet. E kish ndjerė pėr herė tė parė nė shkollė tė mesme kur kish spiunuar shokun e tij tė bankės qė ndėrkohė ishte dhe shoku i tij i ngushtė, se lexonte njė libėr tė ndaluar. Pasojat kishin qenė tė rėnda, atė djalė e kishin pezulluar nga shkolla pėr dy javė dhe i vunė fletėrrufe shoqėruar me njė karikaturė. Tė nesėrmen nė mėngjes, mes nxėnėsve qė qeshnin me karikaturėn ai kish ndjerė gjakun t’i lėvrinte nė damarė duke i dhėnė njė kėnaqėsi shumė tė madhe, biles ishte eksituar e kish ndjerė pantallonat t’i fryheshin pėrpara. Kjo kėnaqėsi e fundit kish fshirė edhe hijen mė tė vogėl tė dyshimit apo tė brerjes sė ndėrgjegjes qė kish patur njė natė mė parė. Vetja ju duk si njė zot i vogėl qė mund tė luante me fatet e tė tjerėve e ai kish ndjerė dėshirėn e nevojėn ta bėnte pėrsėri. Sa herė qė e ndjente veteninferior karshi dikujt e kompensonte duke i punuar ndonjė rreng nga prapa. Ah, kėta djem inteligjentė, tė zgjuar e tė edukuar, ata nuk e dinin se me kė kishin tė bėnin. Mjerė kush i dilte pėrpara dhe i zinte rrugėn. E kjo i jepte shumė kėnaqėsi, mė shumėkėnaqėsi se sa seksi. Me kalimin e kohės ju bė nevojė e domosdoshme, njė lloj droge qė i duhej pėr tė harruar se ishte njė njeri pa dhunti, pa merita apo talent tė veēantė qė tė shkėlqente, njė njeri i rėndomtė qė duhej tė bėnte njė jetė tė rėndomtė me njė grua tė rėndomtė qė nuk e kish dashur kurrė por qė i kish falur njė alamet djali, dhe me njė baba qė kurrė nuk e kish vlerėsuar por gjithmonė e kish poshtėruar e urdhėruar. Pėrsa i pėrket gruas, doemos nje tip si ai nuk kish se si t'i qėndronte besnik. U vinte syrin gjithnjė grave tė martuara edhe pse i ati shpesh i kish tėrhequr vėmendjen pėr kėtė, por ēfarė lezeti kish tė shkonte me dikė kur nuk kish askėnd pėr t'a lėnduar. Mendimi se i hynte nė pjesė dikujt tjetėr, se i bėnte tė shoqen e eksitonin dhe e kėnaqnin pa masė. Ai edhe tani qė Rita nuk ish mė e re dhe e bukur si mė parė e dėshironte me gjithė shpirt, jo sepse e dashuronte, kjo ndjenjė ishte e huaj pėr tė, por sepse kėshtu realizonte plotėsisht atė qė kish patur ndėrmend t’i bėnte Shpendit, ja kish futur atij por do tė ishte njė mrekulli nėse ja fuste edhe sė shoqes…Nejse, ēfarė nuk kish mundur tė bėnte ai, do ta bėnte i biri me vajzėn e tyre qė ishte drita e syve tė Shpendit. Ai pėrfytyroi dhimbjen qė do t’i shkaktonte kėtij tė fundit dhe buzėqeshi me ligėsi nė errėsirė ndėrsa ndjente organin e tij tė ngrihej e tė krijonte njė xhungė mbi sipėrfaqen e jorganit tė atllasit e filloi tė masturbohej ngadalė qė tė mos zgjonte tė shoqen. Nėse e shoqja do tė ishte zgjuar atė moment do tė ish tmerruar jo nga ajo qė po bėnte, por nga ajo buzėqeshje e ligė dhe e pėshtirėshme qė i kish ngrirė mbi fytyrė.


- o -

Atė natė qė Shpendi qėndronte si statujė mbi shkallėt e spitalit, njė makinė me drita tė shuara u afrua e ndali pranė hyrjes. Nuk dallohej se kush ishte brenda, herė pas here shihej vetėm xixėllima e njė cigareje tė ndezur. Asnjė tingull, radio efikur, qetėsi e plotė. Shpendi nuk e kish vėnė re, dhe mė mirė pėr tė. Po ta kish parė se kush ishte brenda ndoshta kjo histori do tė mbyllej atė natė dhe gjėrat do tė ishin shuar pak e nga pak derisa tė harroheshin pėr tė mos u zgjuar mė. Por ai i humburnė mendimet e veta, i poshtėruar pėrsa i kish ndodhur sė bijės dhe ndjenja e dobėsisė dhe pafuqisė karshi sė keqes qė sundonte nė botė e qė shkonte e godiste gjithnjė mė tė pafajshmit, nuk e la t'a shikonte makinėn. Jo, nuk kish se si, ai ndėrkohė po i bėnte vetes njė betim, se ai… Para tij qėndronte ajo hije e zezė e pėshtirėshme qė i afrohej nė qeli ēdo natė duke u zvarrisur e i kėrkonte shoqėri, qė donte tė bėheshin miq, se i thosh se duhej tė ndryshonte e pastaj ajo do ta kėshillonte se ē’duhej tė bėnte pėr tė dalė sa mė shpejt qė andej, nuk ishte e vėshtirė, biles mjaft e lehtė se sa mund ta pėrfytyronte, duhej veē…tė spiunonte ata qė ndanin burgun me tė... Ai e kish shtyrė pėrherė me neveri. Por kėtė natė kjo masė e neveritėshme e kish gjetur pėrsėri e pėr mė tepėr nuk zvarritej por qėndronte drejt mė kėmbė para tij, gjė e cila siē dukej e lodhte duke e bėrė tė dihaste dhe ai ndjente frymėn e saj qė kutėrbonte si njė kufomė e kalbur dhe e pyeste nėse ai do tė vazhdonte tė ishte “i miri” apo do tė reagonte. Nėse kish vendosur tė merrte hak, nuk mund ta bėnte dot vetė, ai ishte tashmė shumė “plak” pėr tė ndėrruar stil, ai kish nevojė pėr ndihmė, pėr njė aleat si puna e saj qė t'a mėsonte, t'a udhėhiqte. Dhe ajo ishte gati. Por rregullat e lojės do t'i bėnte ajo, ndėrsa ai duhej ti bindej. Sė pari duhej tė mėsonte tė zvarritej. Tė zvarritej!? A nuk po zvarritej vallė shpirti i tij e po ēirrej nė ēdo centimetėr tė rrugėve tė kėtij qyteti tė dashur tė cilin e kish ėndėrruar ēdo natė nė atė qeli tė errėt tek pėrzinte me pėrbuzje kėtė gjėnė neveritėse? Ai kish ėndėrruar tė ecte mbi kėto rrugė krenar pasi e keqja e shpirtit nuk e kish mundur. E ē’kish vlejtur vallė e gjithė kjo, tani qė lot gjaku e plagė shpirti, pamja e Vesės mbi atė shtrat spitali i kishin thėrrmuar e hedhur tutje tėrė krenarinė e tė mirėn qė kish patur nė zemėr?

“Dakort”- tha dhe sytė i shkrepėtinė si shenjė vulosje e kėtij pakti. Njeriu nė makinėn me drita tė shuara nuk e vuri re shkėlqimin e syve tė Shpendit, nuk kish sesi pasi ndodhej relativisht larg, por edhe sikur tė ish mė afėr ishte aq i mbushur me veten dhe kėnaqėsinė qė po provonte kėto ēaste me dorėn futur thellė nė zinxhirin e hapur tė pantallonave, sa nuk do ta vinte re. Nė rast tė kundėrt do ta kish vėnė veten nė mendime dhe do tė kish qenė mė i kujdesshėm


- o -
Nuk thonė kot se mrekullia mė e madhe zgjat vetėm tri ditė. Qyteti ynė tashmė ishte rritur shumė, kish shumė tė ardhur dhe shumė lėvizje, kėshtu qė shpesh ndodhnin ngjarje tė cilat tėrhiqnin vėmendjen e njerėzve, e nga ana tjetėr njerėzit nuk ishin mėsuar ende me ritmet e ekonomisė sė tregut, tė sapodalė nga sistemi i vjetėr, ishin shumė tė stresuar. Por ne, banorėt e lagjes, dhe lagja jonė ėshtė nga mė tė vjetrat e qytetit, merrnim informata pėr njėri tjetrin tek klubi nė fund tė rrugės, tė cilin Miri, biri i Dėshirės e cila arriti ta privatizonte lokalin. Pasi punoi njė vit jashtė shtetit, Miri u kthye me paisje jo tė reja por goxha tė mira dhe e shndėrroi vėrtet nė njė klub simpatik ku u pėlqente tė shkonin njerėz tė tė gjithė brezave, nga pleqtė e lagjes deri tek djemtė e rinj, biles shpesh shihje dhe vajza. Dhe ishte kėtu qė unė me Shpendin si dhe me tre shokė tė tjerė qė ishim rritur bashkė nė kėtė lagje, mblidheshim mėngjeseve e pasditeve pėr tė pirė njė kafe. Dhe ishte po kėtuqė mora vesh se Rita me tė bijėn kishin ikur nė Itali. I shkreti Shpend! Psherėtimė tė katėrt dhe ndėrruam muhabet. Pak nga pak kishim filluar tė mos e zinim mė nė gojė. Tek tavolina qė ishte pranė derės shpėrthyen tė qeshura qė na bėnė tė kthejmė kokėn. Ah, ėshtė Luani me tre a katėr djem tė tjerė qė po ngacmojnė kamarieren qė ėshtė vajzė e re dhe goxha e mirė. Miri, i cili ndodhej nė banak u skuq, vajza ishte kushėrira e tij qė kish nevojė pėr punė dhe atij i erdhi keq pėr tė se ishte i detyruar ta pushonte. Jo, ai nuk do tė merrte mė vajza si kamariere, nuk donte sherre nė lokalin e tij. E thirri dhe diē i tha me zė tė ulėt. Ne nuk dėgjuam gjė por kur vajza u afrua tė merrte paratė e kafeve i kishte sytė e skuqur. E dinim tė gjithė se nuk ishte faji isaj por nuk kish rėndėsi kjo, rėndėsi kish tė mos kruheshe me Luan Zikon, tė birin e Arifit, qė ja tek po hyn, ashtu i kapėrdisur, me barkun e kėrcyer mbėrthyer nė njė kostum blu dopjopetė prej cohe tė shtrenjtė dhe drejtohet nga tryeza e tyre. Nga shprehja e fytyrės kuptohet sa krenar ėshtė pėr tė birin. Ata i tregojne diēka duke qeshur e ai kthen kokėn, shikon kamarieren, e qesh edhe ai. Pasi pin kafenė dhe i lė njė shuk parash tė birit mbi tavolinė, e kėtė e bėn nė mėnyrė qė ta shohin tė gjithė, ngrihete ikėn duke na pėrshėndetur tė gjithėve. Me kapadaillėk drejtohet tek “benzi”i tij qė e pret tek cepi i rrugės dhe ne shikojmė nga dritarja shoferin qė nxiton e i hap derėn e makinės e qėndron aty deri sa ai tė zėrė vend nė ndenjėsen e pasme. Tek kthej kokėn pėr tė ndjekur makinėn qė largohet, sytė me hasin Besimin, oficerin e hetuesisė, nė tryezėn pranė, qė megjithėse sytė i ka tek xhami e shikon rrugėn, mua mė lė pėrshtypjen se ėshtė tjetėr gjė dhe jo rruga ajo qė i intereson, po pėrpiqej tė dėgjojė se pėr ēfarė flitet nė tavolinėn e zhurmėshme. E pse jo? Kisha dėgjuar se i biri i Arifit po kurdiste ca biznese tė leverdisėshme, por ajo pėr tė cilėn pėshpėritej nė qytet ishte pluhuri i bardhė. Vėshtrova filxhanin e kafesė qė e kisha mbaruar dhe u ngrita. Me mua u ngritėn edhe miqtė e mi dhe u shpėrndamė tė gjithė, secili nė punėt e hallet e veta.


- o -
Tani dashur padashur mė duhet tė prezantoj veten. Edhe unė kam mbaruar studimet pėr inxhinieri mekanike dhe kam punuar nė tė njėjtėn byro teknike me Shpendin dhe Arifin. Por nuk isha unė, ai i talentuari dhe i shkathėti siē ishte i pari e qė pėr fat tė keq i mungonte ambicja pėr tė bėrė karrierė megjithėse shkėlqente me punėn qė bėnte dhe kjo nuk mund tė kalonte pa u vėnė re. Nuk isha ambicioz si i dyti qė urrente kėdo qė ja kalonte. Me mbylljen e uzinės e kalimin nė asistencė, vjehrri mė ndihmoi me disa lekė dhe sajova njė kjoskė tė cilėn e vendosa aty nė lagje, jo shumė larg klubit. Nė fakt duhet tė pėrshkruaj lagjen time qė shtrihet nė tė dy anėt e njė rrugice e cila ėshtė mjaft e ngushtė, me shtėpitė pothuaj ngjitur me njėra tjetrėn. Ka qenė njė lagje e qetė me djem tė mirė qė dinin tė shikonin punėn e tyre, t'a kishin mirė me partinė e pushtetin dhe nė darkė tė shikonin lajmet tek raiuno qė jepte lajme mė tė sakta dhe jo vetėm ato tė rendimenteve tė larta nėpėr fusha e tė lėvizjeve nacionalēlirimtare nėpėr botė, qė jepte televizioni ynė. Rruga apo mė mirė rrugica jonė, zbriste nga kodra e mbaronte perpendikularisht tek njė rrugė mė e madhe nga ku, nė anėn tjetėr tė saj, mund tė hyhet nė njė rrugicė tjetėr akoma mė tė vogėl qė po ta vazhdosh, tė nxjerr tek bulevardi kryesor. Kėto rrugica ishin tė ndėrthurura me tė tjera mė tė vogla apo mė pak tė rėndėsishme dhe nė to gjeje ndėrtesa tė kohėve e tė stileve tė ndryshme, nga ato tė “italisė” deri tek ato mė tė rejat. Ajo qė tė bėnte mė shumė pėrshtypje ose mė mirė gjėja qė kishin mė tė shėmtuar kėto rrugica kaq tė dashura pėr ne, ishin bunkerėt. Nuk e di pėrse i bėnė, e akoma nuk e di se pse i bėnė kaq tė shėmtuara, megjithėse nuk kish se si tė ishin ndryshe, frut i njė psikologjie e mendjeje akoma mė tė shėmtuar. Kam patur bindjen se hije apo forca tė errėta e tė kobshme gjenin strehė nė to dhe nuk do tė habitesha aspak sikur dikush, ndonjė ditė do tė tregonte se kish parė lugatėr tė dilnin natėn prej tyre. Unė do ta kisha besuar…


- o -
vijon...

natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė