Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Tasaffufi
Sufizmi - fillet dhe pėrkufizimi i kuptimit
Sufizmin si term e ka farkuar profesori gjerman F.A.D. Toluk, si term i latinizuar i faljės burimore arabe; tasawwuf, nė trojet tona si tasavuf, tesavuf. Sufizmi si term, jashtė botės islamike, me modifikime tė vogla ėshtė pranuar nė tė gjitha gjuhėt evropiane: ang. sufism, frengj. soufisme, span. sufismo, rs. sufizm.
Ėshtė mendim i pėrgjithshėm se termi, tesawwuf, forma infinitive nga tesawwefe, jetasawwefu, tesawwufunėshtė krijuar nga fjala suf, pra domethėnia e parė leksikore e termit tasawwuf ėshtė folja dinamike, qė ka tė bėjė me mbajtjen e petkave nga leshi i ashpėr; zhguna; aba.
Sipas disa pikėpamjeve, pėremrit foljor tasawwuf ka parapri derivati nga fjala suf, me tė cilėn nė shek. II/VIII nė qytetin Kufe janė quajtur besimtarėt e veshur nė petkat e leshit tė ashpėr (zhgunė) sufi.
Njė numėr i hulumtuesve islamikė, prejardhjen e fjalės tasawwuf e gjejnė nė rrėnjėn arabe, kuptimi i sė cilės ėshtė pastėrtia dhe pastrimi; disa e gjejnė nė el-suf, njerėzit tė cilėt kanė falur namazin nė rendin e parė (saff), tė xhamisė sė profetit Muhamed s.a.v.s., disa tė tjerė mendojnė se tesawwufi asocionon fisin Beni Suf.
Njė numėr i dijetarėve islamikė, prejardhjen e fjalės tasawwuf e gjejnė nė sintagmėn e "radhės sė parė", nė radhėn e parė tė besimtarėve gjenden sufitė, pėrkatėsisht sufitė janė mė tė afėrmit e Perėndisė.
Njė numėr shumė i vogėl orientalistėsh, mendojnė se tesawwufi buron nga fjala greke sophos, pėrkatėsisht theosophia.
Sipas mendimit tė pranuar, fjala sufi buronnga suf - lesh i ashpėr zhgunė, pėrkatėsisht, ka qenė pėrgjithėsisht e pranuar qė njerėzit fetarė e tė devotshėm, tė kenė veshjen prej leshit tė ashpėr, zhgunės, e qė lidhet me besimtarėt e devotshėm tė qytetit tė Kufps nė shek. IIVIII.
Veshja prej leshit tė ashpėr (zhgunės), jo vetėm qė ka qenė veshje e njerėzve tė devotshėm, por ajo ka qenė edhe veshje e zakonshme te profetėt ndėr popujt semitė.
Si cilėsi e zakonshme te arabėt, ka qenė qė njeriu tė pėrshkruhet dhe tė cilėsohet sipas veshjes, e mė pak sipas atributeve tė tjera specifike.
Pra, veshja karakteristike e besimtarėve tė devotshėm ka qenė shenja e modestisė, nė krahasim me besimtarėt e tjerė dhe njėkohėsisht ka qenė si reaksion ndaj tė mirave tė kėsaj bote; pėrcaktim i vetėdijshėm pėr asketizmin specifik.
Me shumė siguri mund tė flitet se fjala tesawwuf pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur kah mesi i shek. tė II sipas Hixhres. (shek. VIII).
Besohet se pėr herė tė parė kėtė term e ka pėrdorur Xhabir Ibn Hajjah (vd. 253/867), njė kimist i pėrmendur arab.
Pėrdorimi i formės plurale - sufijjeh, nga fjala su fij pėr herė tė parė ėshtė shėnuar nė Aleksandri nė vitin 199/814.
Forma plurale - sufijjeh, karakterizon njė grup ose radhė tė sufive, tė cilėt sipas burimeve tė besueshme historike kanė qenė nga qyteti Kufe. Imami, si udhėheqėsi i kėtyre njerėzve, ėshtė emėruar sipas diktatit.
Pra, mund tė konstatohet se fjala sufi pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur nė qytetin Kufe, prej nga ėshtė pėrhapur nė krahinat dhe vendet e tjera tė Arabisė dhe jashtė saj. Fjalėt (al) tasawwuf dhe sufi janė nė pėrdorim qysh nga koha e Tab}inve - Trashigimtarėve tė shokėve tė profetit Muhamed s.a.v.s.
Personi i cili merr pjesė nė tasawwuf quhet fakir (faqir), skamnor nė pajtim me ajetin Kur'anor (XLII, 28 ) Fakiri mundohet tė realizojė modestinė e profetit Muhamed s.a.v.s. (al - faqr al Muhammedi), pėrkatėsisht tė kujtojė se nuk disponon me asgjė dhe se gjithēka buron nga Perėndia.
Nė pikėpamje metafizike, kjo nėnkupton se fakiri ėshtė njė hiē, kurse qenie e vetme reale ėshtė Perėndia.
Gjithashtu sufitėt emėrtohen me emra tė tjerė tė ndryshėm si; populli i rrugės (ahl - al. ariqah), njerėz tė cilėt mėsojnė me ndihmėn e shenjave (ahl - al isharah), njerėzit e zemrės (ahl - i dil, nė gjuhėn persiane), si dhe emėrtimet tė tjera, tė cilat u pėrgjigjen njerėzve tė sferave tė shumta tė realitetit sufist.
Nga qendra irakiane sufizmi kalon nė Horosan, ku paraqiten adhuruesit e sinqetė dhe origjinale tė kėrkimit tė sė vėrtetės absolute, kėshtu qė provincat lindore tė Persisė shndėrrohen nė bastion tė sufizmit.
Nga Persia, sufizmi kalon nė Indi e pastaj aty kah shek. IX/XV sufizmi i forcon pozitat e veta nė Egjipt dhe nė Afrikėn Veriore.
Koha prej shek. III/IX dhe IV/X paraqet periudhėn e krijimtarisė mė tė pasur dhe mė intenzive tė sufitėve. Nė kėtė periudhė, teorikė tė ndryshėm sufitė, vėnė themelet e sistemit doktrinar.
Kėto themele, gjatė kohės pasuese, do tė shėrbejnė si autoritet i pakontestueshėm nė krijimtarinė e pasur dhe tė llojllojshme tė sufitėve postklasikė.
Pra, fillet e zhvillimit tė sufizmit janė tė lidhura me aktivitetin e grupeve tė vogla tė besimtarėve tė devotshėm, tė cilėt pėrveē asketizmit, nė tubimet e veta kanė recituar Kur'anin.
Recitimi i Kur'anit ka qenė i mbushur me ndjenja, kurse dėgjuesve u ėshtė dukur se recitatorėt gjatė recitimit janė duke qarė (beke-um). Paraardhėsit e sufive kanė qenė zuhadėt dhe nusa-t.
Pra, mistika islame sė pari zhvillohet si asketizėm. Fjala ka qenė pėr pėrkushtimin praktik, pa ngarkime spekulative metafizike, e cila ka proklamuar parėsinė e qėllimit para veprės, pastėrtinė e brendshme, pendimin dhe frikėn nga Perėndia.
Tasawwufi nė gjuhėn arabe nėnkupton dhe akcepton Dijen Hyjnore (al-hikma al ilahiya), e cila ruhet dhe kultivohet brenda tarikatit.
Pa marrė parasysh prejardhjen e fjalės, kuptimi metafizik i fjalės ėshtė dija hyjnore.
Nė shkencėn e simbolizmit tė numrave (al-gafar) e ndėrlidhur me alfabetin arab, tasawwufi paraqet ekuivalencėn numėrore tė dijes Hyjnore.
Sufitė gjithmonė tasawwufin e kanė konsideruar si konceptin qendror dhe tė lartėsuar, i cili nė pikėpamje etimologjike ndahet nga ēdo fjalė tjetėr.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|