Kthehet magjistari
Barcelona ka regjistruar fitore prej 5-1 pėrballė Valencias nė kryendeshjen e kėsaj xhiroje tė Kampionatit spanjoll.
Pas njė periudhe frustuese, futbollisti qė mban epitetin e mė tė mirit nė botė, Lionel Messi, shkėlqeu nė kėtė takim, i cili ishte i 200-ti nė La Liga, duke i realizuar katėr gola.
Ishin lojtarėt mysafirė ata qė shėnuan tė parėt me anė tė Pablo Piatti (9), por ky gol vetėm sa i nervozoi lojtarėt vendas.
Lionel Messi shfrytėzoi njė gabim tė Adil Rami pas pasimit tė Pedros dhe e barazoi rezultatin (22).
Pesė minuta mė pas, argjentinasi me tentativėn e dytė e mposhti portierin Diego Alves, i cili nuk e mbajti topin si duhet (27).
Nė minutėn e 76-tė, Leo Messi kompletoi het-trikun e tij pas njė pune tė mirė tė Tellos.
Njė pasim perfekt nga Sergio Busquets, e shfrytėzoi pėr mrekulli SuperMessi pėr tu regjistruar pėr tė katėrtėn herė kėtė mbrėmje nė listėn e golashėnuesve (85).
Nuk kaloi shumė minuta pas hyrjes nė lojė, i rikthyeri nga lėndimi, Xavi Hernandez, shėnoi njė gol tė bukur pėr ta mbyllur me qershi mbi tortė kėtė paraqitje mbresėlėnėse tė Blaugranėve.
Barcelona mbetet nė pozitėn e dytė nė tabelė me dhjetė pikė mė pak se Real Madridi qė i prin La Ligas.