Titulli: Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244
Opozita pėrgatit mocionin kundėr prezantimit tė Kosovės me shėnim, vihet nė dyshim fuqia e Thaēit
Sipas njė lajmi tė bėrė publik nga mediat kosovare, mėsohet se me Kryeministri Hashim Thaēi i ka hapur vetes njė betejė tė madhe politike. Partitė opozitare po bashkėrendohen qė tė kalojnė nė Kuvendin e Kosovės njė mocion qė do tė vendoste nė dyshim fuqinė e Kryeministrit. Partitė opozitare, por edhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, e kanė kundėrshtuar gatishmėrinė e Kosovės qė tė pranojė prezantimin nė nisma rajonale me emrin Kosovė dhe me njė shėnim qė i referohet Rezolutės 1244. Pasi ka parė kundėrshtimet, dje shefi i qeverisė i ka quajtur ”antiamerikanė dhe antieuropianė” tė gjithė ata qė vėnė dilema pėr pėrdorimin e Rezolutės 1244”. Por siē duket “antiamerikanėt dhe antieuropianėt” e Kryeministrit Thaēi po koordinohen. Qė nga e diela pasdite kanė filluar konsultimet mes partive opozitare dhe deputetėve tė pakėnaqur brenda koalicionit PDK-AKR. Qėllimi ėshtė qė tė mblidhen vota tė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur njė iniciativė tė opozitės. Opozita do tė iniciojė njė rezolutė tė Kuvendit tė Kosovės kundėr ēfarėdo prezantimi tjetėr tė Kosovės nė ēfarėdo nisme, pėrveē prezantimit si Republika e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė, opozita po mundohet qė tė parandalojė marrėveshjen e mundshme nė Bruksel dhe tė ndalė pajtimin qė Kosova tė prezantohet me shėnim.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|