Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit
MINORITARĖT EKSTREMISTĖ GREK ME AKTIVITETET E TYRE DUAN TĖ NXISIN DESTABILIZIMIN E JUGUT TĖ SHQIPĖRISĖPublikuar mė 23 shkurt, 2012
Prof. Arben Llalla | Greqia edhe pse ndodhet prej disa vitesh nė katastrofėn ekonomike deri nė njė falimentim tė butė si shtet strukturat shtetėrore tė atjeshme gjejnė fonde pėr tė mbėshtetur organizatat e ndryshme pėr destabilizimin e Jugut tė Shqipėrisė, pėr tė realizuar ėndrrėn e vjetėr tė Autonomisė sė Vorio Epirit.
Ministri Spiro Ksera me ekstremistėt minoritar dhe deputetin e LAOS, Thanasis Plevris, dal mė 2008. Lart kokės sė Kserės ėshtė flamuri i Autonomisė sė Vorio Epirit.
Misionar tė ndryshėm qė i pėrkasin minoritetit grek nė Shqipėri tė cilėt nuk duan miqėsinė greko-shqiptare dhe paqen nė Ballkan tė paguar fort nga Athina dhe Diaspora greke vazhdojnė misionin e priftin Kosma Etolianit dhe tė Gjeorgjio Zografit.
Nxitėsit kryesor tė aktiviteteve antishqiptare janė Panajot Barka, profesori universitar i cli nuk po e gjen vetveten prej kaq vitesh nė fushėn e politikės shqiptare, Harallambos Karathanos, njė politikan grek qė i ndėrron partitė si fėmija pelenat, Naum Disho, vllehu qė mohon gjuhėn e mėmės sė tij, vllahishten pėr pak euro greke, humbėsi i bashkisė sė Himarės me origjinė nga Progonati, Vasilis Bollanos, Theofan Kalivioti, ministri sahan lėpirės andej dhe kėtej kufirit greko-shqiptar Spiro Ksera, i cili nuk di tė fshehė eurot e fituara me “djersė”, ish pėrkthyesi dhe shoqėruesi i Anastas Janullatosit kur shkeli pėrherė tė parė Shqipėrinė, deputeti Vangjel Dule, i cili mbahet nė politikė pėr hatėr tė kryepeshkopit Janullatosit, shqiptari i greqizuar Pirro Dhima, nga varfėria ekonomike dorėzojė targat e makinės xhip dhe pritet tė emigrojė nė Amerikė pėr tė mbledhur tė holla nė emėr tė shkollave greke nė Himarė, por ndoshta njė pjesė e mirė e kėtyre lekėve tė pėrfundojnė nė xhepat e tij.
Pėr ēdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnė tubime dhe festime pėr Autonominė e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qėllimet e tyre pėr aneksimin e Jugut tė Shqipėrisė. Ata si gjithnjė me tė njėjtin skenar qė prej shumė vitesh, i njėjti fjalim, tė njėjta fytyra tė ekstremistėve minoritar grek tė Shqipėrisė u tubuan edhe kėtė herė mė 19 shkurt rreth orės 11.00 nė Athinė pėr tė kryer ritet fetare dhe kombėtare nė pėrkujtim tė 98 vjetorit tė shpalljes sė autonomisė sė Vorio Epirit tė 17 shkurt 1914. Organizatorėt kryesor tė kėtij manifestimi janė ata qė kėrkojnė destabilizimin e jugut tė Shqipėrisė si ish-kandidati pėr deputet i partisė Demokracia e RE dhe tashmė anėtarė i partisė ekstremiste tė djathtė greke LAOS Harallambos Karathanos, i lindur nė Greqi, por prindėrit e tij janė me origjinė nga Dropulli, Theofan Kalivioti drejton shoqatės Rinia e Vorio Epirit dhe ėshtė nga Livadhia e Sarandės. Kėta minoritar si gjithnjė ēirren pėr Autonominė e Vorio Epirit me shpresėn se Perėndia do i dėgjojė britmat e tyre dashakeqėse.
Aktiviteti fillojė me njė lutje nė kėtė kishė, Shėn Gjeorgjio Karitsi dhe me vendosjen e kurorave tek Ushtari i Panjohur, pranė godinė sė Kuvendit tė Greqisė ku pati edhe njė mosmarrėveshje me trupat policore tė cilat ishin nė gatishmėri si pasojė e protestės sė sindikatave nė tė njėjtėn orė pėr masat e rrepta ekonomike qė ka miratuar Kuvendi i Greqisė. Manifestuesit e pėrkujtimit tė 98 vjetorit tė Autonomisė u pėrzien me protestuesit e sindikatave.
Fjalimin qendrorė kėtė herė e mbajti Dhimitris Perdhiqis, kryetar i Lėvizjes pėr Rilindjen e Vorio Epirit. Mė tej u fol edhe pėr dėnimin e dhėnė nga Gjykata shqiptare pėr Naum Dishon, tė cilėt folėsit deklaruan se ėshtė dėnuar vetėm e vetėm se ėshtė grek.
Tė pranishėm ishin pėrfaqėsues tė partisė Demokracia e Re, deputetja Evgjenia Ēumani, nėnkryetari i partisė PBDNJ Thoma Jani, anėtarė tė partisė minoritare MEGA, OMONIA, pėrfaqėsues tė shoqatės Rinia Vorio Epiriotase, Theofanis Kaliviotis, Eleni Dhimu, kryetari i Lidhjes sė Dropullit tė Poshtėm Kostas Qiriaku etj. Pasi shprehėn dhimbjen pėr Autonominė e Vorio Epirit, ata u bashkuan me protestėn e sindikatave greke.
Nė tė njėjtėn kohė nė Athinė u mbajt njė Seminari pėr Protokollin e Korfuzit tė organizuan nga Fronti Patriotik. Qėllimi i kėtij Seminari ishte pėr tė bėrė tė njohur opinionit rreth Protokollit tė Korfuzit. Organizatorėt kanė planifikuar njė sėrė takimesh me organizatat ndėrkombėtare dhe nė veēanti me faktorin politik tė Rusisė i cili ka shfaqur kohėve tė fundit interes pėr shpalljen e Autonomisė.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 23-02-12 nė 07:57
|