Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione
Fusnota - Kungji i Nastradinit
Ernest Luma
Kompromis i dhimbshėm dhe kohė e keqe pėr Kosovėn, sot kur Rezolutėn 1244 po e kontrabandojnė nė Fusnotėn 1244. Serbia po e fiton njė argument tjetėr, pas banalizimit tė Rezolutės 1244. Po e fiton fusnotėn. Kosova po e devalvon dukshėm 17 Shkurtin e vitit 2008 dhe Vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė
Kungji i Nastradinit ėshtė figurė e huazuar nga anekdotat therėse, por me shumė mesazhe, qė i sjellė ky personazh i tyre. I kemi parė tė shkruara, por edhe i kemi dėgjuar, shpeshherė. Nastradin Hoxha ia kishte shitur njė personi shtėpinė me tė gjithė pasurinė pėrqark me oborr, ara e livadhe
Por, nuk ia kishte shitur vetėm njė kungj, tė cilin e mbante tė varur nė brendi tė shtėpisė. Palėt ishin marrė vesh: kungji do tė jetė pėrherė i Nastradinit. Ky i fundit, sėrish, vite me radhė, ēdo ditė hynte e dilte nė shtėpinė qė e kishte shitur. Pa leje tė pronarit tė ri. E varte nė kungjin e tij ndonjė rrobė tė veten pallto, setėr e ēkado. Tė nesėrmen, e merrte njėrėn dhe e varte tjetrėn. Dikur, i zoti i shtėpisė mėrzitet me hyrje-daljet e Nastradinit dhe i thotė: Merri tė gjitha shtėpinė e tėrė pasurinė. Pronari i ri, pa fjalė tė tjera, heq dorė nga shtėpia. Nastradini e rikthei sėrish pronėn e vet, plus i ruajti paratė, pėr tė cilat e kishte shitur.
E kam pėrdorur kėtė figurė dikur, nė disa shkrime, duke iu referuar manastireve ortodokse nė Kosovė, tė cilat Beogradi synonte dhe synon ti pėrdorė pėrherė si kungj Nastradini. Dhe kėshtu po ndodhė. Tadiqi dhe IQ-ėt tjerė tė Beogradit zyrtar, me mjekrra, kravata e pa to, sa herė qė duan i vizitojnė ato, pavarėsisht se manastiret i takojnė njė shteti tjetėr Republikės sė Kosovės. Dokumente e marrėveshje, tė shkruara tė pashkruara, nuk po ua ndalojnė kėtė.
Manastiret Ortodokse nė Kosovė, Serbia i shndėrroi nė kungje tė vetat politike, dhe po i pėrdorė kėshtu. Dhe kėshtu do ti trajtojė e shfrytėzojė gjithmonė, derisa politika zyrtare e Kosovės do tė vazhdojė ta shtrijė qafėn e tė bėhet urė e ēfarėdo kompromisi nė dėm tė Kosovės, vetėm e vetėm pėr ti ruajtur sulltanatet e veta.
Pėr tė mos e lėnė me kaq, kėto ditė, nė emėr tė kompromiseve tė tilla, Republikės sė Kosovės po synojnė tia fusin edhe njė kungj tjetėr, tash nė letėr, nė dokument fusnotėn e famshme. Njė shenjė tė vogėl mbi emėr, qė do ti bėjė sherr tė madh shtetit tonė nė tė ardhmen.
Kėtė nuk po e thonė vetėm politikanėt, sa pėr ta bėrė opozitėn apo sfiduesin, por edhe ekspertėt e shquar tė kėsaj fushe. Qė tė gjithė, argumentueshėm folėn e po flasin pėr dėmet e mėdha qė do ti bartė pėr Kosovėn, fusnota e vogėl. Ky pranim, ky dakordim, flet edhe njė herė pėr qafėshtrirjen e gjatė, ndėr vite, tė njė pjese tė politikės nė Kosovė. Tek e fundit, kjo do tė mbetet vetėm dakordim i njė personi apo njė ekipi rreth tij, por jo edhe pajtim i popullit dhe qytetarėve tė Kosovės.
Lufta pėr liri e popullit tė Kosovės, ėshtė fusnota mė e rėndėsishme, qė nuk pėrmendet nė dokumente dhe nga e cila varet apo do tė orientohet edhe nė tė ardhmen fati i vendit dhe i popullit tonė.
Fusnotat e tilla sigurisht se nuk mund tė kenė pasoja me fatalitet pėr popullin tonė, por mund tė na kushtojnė me humbje kohe e vitesh tė shumta, nė tė ardhmen, pėr ta hequr atė kungj Nastradini mbi emrin e Kosovės, nė kohėn kur Serbia, mbase para nesh do jetė pjesė e Evropės sė Bashkuar, nė kohėn kur Serbia do tė jetė nė pozicion shumė mė tė favorshėm se ne, politikisht e diplomatikisht. Fajtorėt e sotėm mund tė jenė tė pensionuar nesėr, kur kungji me fusnotė do tu nxjerrė telashe tė tjerėve.
Sigurisht se askush nuk e ka nė dorė komandėn Ctrl-Alt-Delete, pėr ta fshirė kėtė fusnotė, tė cilėn e shpiku nė kohė tė liga dhe plot lėmsh nėpėr tė cilat po kalon vendi ynė. Do tė duhet kohė pėr ta hequr. Kohė dhe mund, madje mė shumė se sa pėr ta shbarrikaduar veriun e lodhur tė vendit tonė, apo pėr ti shpėtuar copat tjera tė shtetit tonė, tė cilin po e hanė pėrditė e nga pak, vendas e tė huaj.
Kompromis i dhimbshėm dhe kohė e keqe pėr Kosovėn, sot kur Rezolutėn 1244 po e kontrabandojnė nė Fusnotėn 1244. Serbia po e fiton njė argument tjetėr, pas banalizimit tė Rezolutės 1244. Po e fiton fusnotėn. Kosova po e devalvon dukshėm 17 Shkurtin e vitit 2008 dhe Vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Ata qė e pranuan kėtė, nėse nuk janė naivė tė skajshėm politikė, atėherė janė djaj tė vėrtetė tė politikės, apo, sė paku aventurierė tė kauzės qė janė tė thirrur ta pėrfaqėsojnė.
(Autori ėshtė zėdhėnės i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės)
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|