Tema: Lajmi i mire
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-02-12, 20:31   #51
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Lajmi i mire

...




MITROVICA THEN AKULLIN E RACIZM-it ISLAM LEJON SHKOLLIMIN ME SHAMI

E Enjte 23 Shkurt 2012 14:01

Kthehen nė shkolla nxėnėset e pėrjashtuara

Nxėnėset e shkollės sė mesme “Frang Bardhi” nė Mitrovicė, tė cilat bartin shami nė kokė, do tė mund ta vazhdojnė procesin mėsimor pa ndonjė problem, vetėm se atyre u duhet tė bėjnė njė ankesė nė Ministrinė e Arsimit tė Kosovės.

Kjo u bė e ditur, tė enjten, pas njė takimi tė jashtėzakonshėm tė udhėheqjes komunale nė Mitrovicė, ku kanė marrė pjesė edhe juristė tė ndryshėm pėr tė komentuar ligjin dhe udhėzimin administrativ rreth kodit tė sjelljes sė nxėnėsve nėpėr shkollat publike, raporton “Kosovapress”.
“Ne duhet tė respektojmė nė pėrpikėri ligjin dhe udhėzimin administrativ pėr shkollat publike”, ka thėnė numri njė nė Mitrovicė, Avni Kastrati.
Sipas tij, ligji mbi arsimin nuk e precizon qartė mėnyrėn e veshjes sė nxėnėsve nėpėr shkolla, ndėrsa udhėzimi administrativ qė ėshtė lėshuar, lejon mundėsi qė me njė ankesė nxėnėsit e larguar nga procesi mėsimor tė kthehen nė shkollė.
Ai ka cituar juristėt tė cilėt nė takim kanė interpretuar udhėzimin administrativ.
“Neni 8 i udhėzimit administrativ tė kodit tė mirėsjelljes dhe masat disiplinore pėr nxėnės tė shkollave tė mesme tė larta, parasheh qė nėse nxėnėsi pas pėrjashtimit nga shkolla - pėr shkak tė mbajtjes sė shamisė - ushtron ankesė nė Ministrin e Arsimit tė Kosovės nė Prishtinė, mund tė vazhdojė mėsimin, derisa Ministria tė bie njė vendim tė ri”, ka thėnė Kastrati.
Nxėnėsit e ndėrrimit tė paradites tė gjimnazit “Frang Bardhi” nė Mitrovicė kanė protestuar edhe sot pėr njė orė nė shenjė solidarizimi me shoqet e tyre, tė cilave u ėshtė ndaluar hyrja nė shkollė pėr shkak tė bartjes sė shamisė. Ata mė pas i janė kthyer mėsimit.
Por kanė deklaruar se nuk do tė ndalen deri nė realizimin e kėrkesave tė tyre qė shkolla ėshtė vend edukimi e hapur pėr tė e gjithė, e jo tė ketė diskriminim mbi baza fetare sepse ne jemi mbi 97% muslimanė ka thėnė njė protestues i shkollės ''Frang Bardhi'' sot nė Mitrovicė.
(Reagimi i PD-sė)

PD: Po shkelen rėnd tė drejtat e nxėnėseve tė mbuluara
Partia e Drejtėsisė ka reaguar dhe dėnuar urdhėresat e ekzekutivit tė Komunės sė Gjilanit dhe tė Komunės sė Mitrovicės pėr ndalimin e vijimit tė mėsimit nė shkollat publike tė nxėnėseve tė cilat bartin mbulesė nė kokė.
Largimi i nxėnėseve nga shkolla dhe ndėrprerja e shkollimit tė tyre obligativ ligjor, pėr shkak tė mbulesės sė kokės, sipas Partisė sė Drejtėsisė, paraqet shkelje tė rėndė tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe diskriminim tė vrazhdė nė baza fetare.
“Theksojmė dhe pėrkujtojmė tė gjitha institucionet relevante tė vendit se liritė dhe tė drejtat e njeriut nuk mund tė jenė subjekt i vullnetit politik tė njė ministri dhe rregullimit me akte nėnligjore – urdhėresa administrative, dhe se vijimi i mėsimit nė shkollat publike pėr vajzat qė mbajnė mbulesėn e kokės, si shprehje publike tė bindjeve tė tyre fetare ėshtė i garantuar me Konventat ndėrkombėtare dhe Kushtetutėn e vendit dhe nuk ėshtė i ndaluar me asnjė ligj nė fuqi”, thuhet nė reagimin e Partisė sė Drejtėsisė, e cila kėrkon qė kjo praktikė tė ndėrpritet menjėherė.
Ky subjekt ka paralajmėruar iniciativėn ligjore nė Kuvendin e Kosovės pėr rregullimin e e kėsaj ēėshtje nėpėrmjet ndryshimit dhe plotėsimit tė Ligjit kundėr Diskriminimit mbėshtetur nė Nenin 38 paragrafi 3 tė Kushtetutės sė vendit, qė thotė se askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin.
(Reagimi i BIK-ut nė Mitrovicė)
Bashkėsia Islame e Republikės sė Kosovės
Bashkėsia Islame –Mitrovicė

Duke u nisur nga situate e krijuar pas vendimit tė DKA – Mitrovicė Nr: 07 – 17/2011, 19.01.2012, pėr ndalimin e vajzave me veshje fetare (shamia) nga vijimi I procesit mėsimor, si dhe aplikimi I kėtij vendimi nga ana e disa drejtorėve, tė shkollave tė mesme nė Mitrovicė, ne Imamėt e KBI nė Mitrovicė nė takimin tonė tė jashtėzakonshėm lėshojmė kėtė:

DEKLARATĖ

- Njė vendim i tillė i drejtorisė dhe veprimi i disa drejtorėve nė qytetin tonė edhe ashtu tė kapluar nga problemet e shumta, ka shkaktuar njė indinjatė tė thellė tek ne Imamėt dhe te komuniteti i gjėrė fetar nė Mitrovicė.
- Veprimi i kėtillė konsiderojmė se ėshtė shkelje e rėndė nė dy tė drejta fundamentale tė njeriut:
1. tė drejtėn pėr shkollim
2. dhe tė drejtėn e shprehjes sė lirė tė orientimit fetar.
- Presim nga organet kompetente qė tė marrin masat e duhura pėr tė parandaluar destabilizimin e mėtutjeshėm tee situates dhe shqetėsimin e qytetarėve dhe tė lejojnė vajzat nė fjalė qė tė vijojnė procesin arsimor.
- Kėrkojmė nga tė gjithė faktorėt relevant qė tė ndiohmojnė nė tejkalimin e kėsaj situate dhe tė kontribuojmė tė gjithė sė bashku nė pėrmirsimin e gjendjes nė shoqėrinė tonė.

Nė Emėr tė Imamėve tė Bashkėsisė Islame nė Mitrovicė

Rexhep Lushta
Kryeimam I KBI-sė

E gjithė gjimnazi Solidarizohen pėr shami
Tėr gjimnazi “Frang Bardhi” nė Mitrovicė kanė bojkotuar tė mėrkurėn mėsimin nė shenjė proteste kundėr largimit nga shkolla tė shoqeve tė tyre qė mbajnė shami nė kokė. Por, Drejtori thotė se s’ka ndėrmend ta ndryshojė vendimin e marrė.
Drejtori i gjimnazit Frang Bardhu nė Mitrovicė ka mbledhur nė zyrėn e tij shtatė nxėnėse tė mbuluara me shami, duke iu kumtuar atyre se nuk mund tė vazhdojnė mėsimin nėse vazhdojnė tė bartin shamitė.
“Ligji pėr shaminė pėr shkollat fillore dhe tė mesme ėshtė aprovuar nė Parlamentin e Kosovės dhe ai duhet tė zbatohet”, ka thėnė drejtori i gjimnazit “Frang Bardhi”, Ahmet Fazliu.
Ai tha se shkolla qė ai drejton ka gjithsej 7 nxėnėse me shami dhe se tė martėn i ka ftuar ato nė zyrė dhe u ka kumtuar vendimin e Drejtorisė sė Arsimit, sipas tė cilit ato nuk do tė kenė mundėsinė tė vazhdojnė procesin mėsimor nė tė ardhmen, nėse vazhdojnė tė vijnė me shami nė kokė.
“Secilės nga nxėnėseve ua kam dhėnė vendimin e Drejtorisė sė Arsimit, nė mėnyrė qė sa mė hollėsisht tė njoftojnė prindėrit e tyre, ndėrsa u kam premtuar se njė javė para pėrfundimit tė procesit mėsimor do t’i ftojmė ato qė t’i nėnshtrohen provimeve tė lėndėve pėr tė marrė klasėn dhe pėr t’ mos humbur vitin”, ka thėnė Fazliu.
Sipas tij, ai me keqardhje ėshtė dashur ta zbatojė kėtė vendim, por ky ėshtė ligji dhe ai ėshtė i obliguar ta zbatojė.
Ai kėrkoi nga nxėnėset t’i kthehen mėsimit, sepse nėse pėr tre ditė mungojnė pa arsye, atėherė nė bazė tė ligjit nuk janė nxėnėse tė rregullta tė kėsaj shkolle dhe mund ta humbin vitin.
“Kam kėrkuar nga nxėnėset qė tė enjten tė vijnė me prindėrit e tyre nė shkollė dhe tė sqarojmė problemin”, ka thėnė mes tjerash Fazliu.
Nė anėn tjetėr, Behar Salihu, nxėnės i klasės 12/17 tė kėsaj shkolle, tha se janė 7 klasė qė kanė dalė pėr tė protestuar kundėr ndalimit tė ardhjes nė shkollė tė shoqeve, tė cilat janė tė mbuluara.
Nxėnėset me shami, Fatime Veliu 12/17 dhe Raza Zena 12/12, tė dyja nxėnėse tė shkėlqyeshme, thanė se mbajtja e shamisė ėshtė e drejtė e tyre personale.
“Shamitė tona nuk duhet ta pengojnė askėnd. Ne deri tani nuk kemi shkaktuar asnjė problem, por nuk kuptojmė pse tė pėrjashtohemi tani kur kanė mbetur edhe pak muaj deri nė pėrfundim tė vitit”, thanė ato.
Edhe udhėheqėsi i Lėvizjes “Koha”, Ferdi Kadriu, po ashtu nxėnės i gjimnazit, theksoi se do tė protestojnė nė oborrin e shkollės derisa t’i lejojnė nxėnėset me shami qė ta vijojnė mėsimin (Ksvp)



.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 23-02-12 nė 21:02
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė