Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-02-12, 23:11   #17
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Dekadenca e garantuar
Albin Kurti
Qeveria e Kosovės po i ndihmon Serbisė qė ajo ta fitojė statusin e vendit kandidat pėr nė BE mė shumė sesa qė kėtė gjė po e bėn vetė Qeveria e Serbisė. Nė Beograd mbizotėron diskursi publik i politikanėve atje qė thonė se nuk e japin Kosovėn, ndėrkohė qė e duan BE-nė. Pėrmes koncesioneve tė vazhdueshme Qeveria e Kosovės po ia mban gjallė shpresat Serbisė qė mund tė forcohet brenda Kosovės pa e rrezikuar udhėtimin drejt BE-sė.



Nė anėn tjetėr, Gjermania po e ndihmon Kosovėn karshi Serbisė dhe situatės nė veri tė vendit tonė mė shumė sesa qė kėtė gjė po e bėn vetė Qeveria e Kosovės. Sa pėr Qeverinė e Kosovės, Serbia tashmė do ta kishte tė fituar statusin e vendit kandidat pėr nė BE, ndėrsa kufijtė veriorė tė Kosovės s’do tė ishin aty as formalisht. Megjithatė, shtetet e tjera nuk mund tė mbajnė tepėr gjatė qėndrim mė tė avansuar pėr Kosovėn sesa qė Kosova mban pėr veten e saj. Nga shtetet kryesore tė BE-sė, Gjermania tashmė ka nisur tė ndjehet e vetmuar.

Kompromisin e radhės ndaj Serbisė e paralajmėroi kryeministri i Kosovės personalisht. Do tė na ndėrrohet emri sepse do tė largohet fjala ‘Republikė’ nga emėrtimi i shtetit, kurse shtetėsia e Kosovės do tė shfaqet e kontestuar nė fusnotė. Ky kompromis nuk e bėn vetėm pėrmbledhjen e koncesioneve tė tetė raundeve tė zėvendėskryeministres Edita Tahiri pėrgjatė vitit 2011 nė dialogun e Brukselit me Serbinė. Ky kompromis i tejkalon tė gjitha ato duke hapur rrugė pėr koncesione tė reja drejt kompromiseve tė tjera. Bėhet fjalė pėr lėshime pe qė nuk e ndėrpresin zinxhirin e lėshimeve pe. Pėrkundrazi: kėto koncesione thelbėsore shndėrrohen nė garanci tė dominimit tė koncesionit si koncept (qė mandej rregullisht mishėrohet konkretisht).

Ankesat e ndryshme qė vetėm Serbia po pėrfiton kurse Kosova asgjė, vijnė nga njė keqkuptim elementar. Sė pari, nuk mund tė ketė pėrfitime pėr Kosovėn pėrderisa bisedimet me Serbinė zhvillohen pa kushte pėr Serbinė dhe pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės. Sė dyti, koniunktura udhėheqėse nė pushtet nė Kosovė nuk ka hyrė nė kėto bisedime sepse ka hall Kosovėn, por pėr shkak se ka hall veten e saj. Fundja, kjo koniunkturė ėshtė ngjitur lart (nė pushtet) duke e futur Kosovėn (si shtet) nė pazar dhe pastaj duke e zbritur aty pazarin. Ėshtė ky model dekadent qė ėshtė instaluar nė Kosovėn e pasluftės dhe i cili e imponon konkurrencėn negative politike e partiake: kush pėrkulet mė shumė, ngjitet mė lart; kush e zbret Kosovėn, arrin ta lartėsojė veten.

Me fusnotė nė emrin e shtetit tonė dhe pa fjalėn Republikė nė tė, pėrfundimisht po legjitimohet mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga mosnjohėsit e saj. Teorikisht mund tė imagjinohet se kushdo do tė mund ta bėnte kėtė gjė. Por, vetėm pėr njėrėn instancė tė mundshme ėshtė e paparamendueshme qė tė bėnte kėso legjitimimi. Ėshtė kjo Qeveria e Kosovės, qeveria e shtetit qė po e pėson kėtė degjenerim. Pikėrisht ajo (na) e bėri kėtė shkallnim. Mbase, realiteti ėshtė gjėja mė fantastike, ashtu siē thoshte Jorge Luis Borgesi.

Kryeministri i Kosovės hoqi dorė nga Republika. Statusi i Kosovės po bėhet sėrish i papėrcaktuar. Dialogu i Brukselit nė vitin 2011 po na kthen te negociatat e Vjenės tė vitit 2006. Fusnota s’ka tė bėjė me emrin ose emėrtimin por me cilėsinė e rregullimit juridiko-kushtetues tė Kosovės. Qeveria e Serbisė po propozon plane shumėpikėshe pėr Kosovėn. Ajo thotė se i ka pėrgatitur pesė alternativa pėr emrin e Kosovės. S’ka mundur tė jetė ndryshe pėrderisa Serbia u legjitimua edhe njėherė si hisedare nė Kosovė, si faktor qė na paska tė drejtė tė pyetet pėr Kosovėn. Vetė pranimi i dialogut me Serbinė edhe e ka mundėsuar, edhe e ka kushtėzuar kėtė gjė.

Tash, prej Kosovės kėrkohet qė t’i propozojė edhe ajo solucionet e saj pėr veten e saj! Kėto propozime do tė ndodhen karshi propozimeve tė Serbisė dhe nė tė njėjtin kontekst me to. Nė mėnyrė qė mandej tė gjenden mese tė arta tė pozicioneve tė palėve pėr njėrėn prej palėve (qė jemi ne). Gjithēka duket se i pėrngjan asaj situatės tragjikomike ku njė person, teksa i afrohet tjetrit, i thotė: “Unė dua tė ta thyej kėmbėn ty. Cila ėshtė alternativa jote?”. E ky tjetri hutohet, harron tė ngrihet nė kėmbė e t’i thotė: “Alternativa ime ėshtė tė mos ma thyesh kėmbėn”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 23-02-12 nė 23:12
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė