Titulli: Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244
VV me peticion kundėr fusnotės
Lėvizja Vetėvendosje ka nisur Peticionin nėpėr Kosovė qė kėrkon mbledhjen e nėnshkrimeve pėr mbajtjen e njė seancė tė jashtėzakonshme pėr fusnotėn. Kėrkesa me peticionin do ti dėrgohet kryesisė sė Kuvendit.
"Qeveria e Republikės sė Kosovės tashmė ka zyrtarizuar marrėveshjen me qeverinė e Serbisė pėr denominim politik tė pėrfaqėsimit dhe bashkėpunimit rajonal tė Republikės sė Kosovės. Kjo marrėveshje filloi si qėndrim i kryeministrit Hashim Thaēi, i cili shpejtė dhe pa diskutim fare, u bė qėndrim i qeverisė dhe tash marrėveshje me Serbinė", thuhet nė njė komunikatė tė VV-sė.
Vetėvendosje i kėrkon Kuvendi tė Republikės sė Kosovės qė nė pėrputhje me nenin 65 pika 1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, si dhe nenet 15 dhe 38 tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, tė mbajė debat parlamentar pėr ta trajtuar kėtė kėrkesė: Tė mos pranohet marrėveshja pėr pėrfaqėsimin rajonal tė Kosovės pa termin Republikė dhe me Rezolutėn 1244 nė fusnotė.
Vetėvendosje pėrgatitet pėr peticionin kundėr fusnotės
Vetėvendosje, nė pamundėsi pėr tė siguruar nėnshkrimet e 40 deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės pėr tė mbajtur seancė tė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės nė kundėrshtim tė marrėveshjes sipas sė cilės Kosova nė organizata rajonale do tė paraqitet me fusnotė, ka filluar tė bėjė tė gjitha pėrgatitjet pėr marrjen e nėnshkrimeve tė 10 mijė qytetarėve, aq sa kėrkohenė pėr tu mbajtur kjo seancė.
Vetėvendosje sot ka publikuar edhe disa nga adresat e 28 komunave ku mund tė vihen nėnshkrimet pėr kėtė kėrkesė. Ato janė: Artanė: Zyra e LVV! nė fshatin Llabjan, Fushė Kosovė: Rrethi kryesor nė Fushė Kosovė, Vushtrri: Pėrballė Postės, Shtėrpcė: Zyra e LVV! nė Shtėrpcė, Ferizaj: Pėrballė Kuvendit Komunal nė Ferizaj, Therandė: Pėrballė kafiterisė Rock Hard, Gjilan: -Te Xhamia e Madhe, Te Teatri i Qytetit, Te shkollat e mesme, Malishevė: Te rrethi kryesor nė Malishevė, Gjakovė: Pėrballė Pallatit tė Kulturės Asim Vokshi, Sharr: Pėrballė Kuvendit Komunal nė Sharr, Pejė: Nė Qendėr tė Qytetit.
|