Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: Ballkani s'eshte evrope
NUK KA FAJ AS HOLANDEZI E AS SUEDEZI, JO....!
Invalid nė Zvicėr, deputet nė Kosovė
Prishtinė, 28 shkurt Kuvendi i Kosovės ka nė gjirin e vet njė invalid psikik qind pėr qind. Me kėtė diagnozė Azem Syla ka arritur qė nga Zvicra tė marrė mijėra euro, tė cilat shteti helvetik po kėrkon tia kthejė, pas zbulimit qė ka bėrė se Syla ėshtė deputet nė Kuvendin e Kosovės.
Nė vendimin e Gjykatės Administrative tė Kantonit tė Solothurnit nė Zvicėr, njė kopje tė sė cilit e ka siguruar Koha Ditore, janė numėruar, siē quhen aty, mashtrime, sjellje joligjore dhe keqpėrdorime nga Azem Syla, deputet i Partisė Demokratike tė Kosovės. Syla ėshtė akuzuar nga Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenė agjent i SHIK-ut, se ka qenė urdhėrdhėnės vrasjesh pas luftės.
Nė vendimin e kėsaj gjykate thuhet se mė 29 mars 2011, Enti pėr Migracion dhe Lejeqėndrime i Kantonit tė Solothurnit nė Zvicrėn qendrore konstatoi se lejeqėndrimi i kategorisė C (Niederlassungsbeėilligung C), me tė cilin ishte i pajisur Azem Syla, ka skaduar. Rrjedhimisht Gjykata Administrative ka urdhėruar qė Sylės ti merrej lejeqėndrimi dhe ta lėshonte Zvicrėn deri mė 15 maj. Sipas vendimit tė Gjykatės mė 8 prill 2011, Syla ėshtė ankuar kundėr vendimit.
Tė hėnėn gazeta ka provuar ta marrė njė qėndrim nga Azem Syla, por nuk ka mundur. Shoferi dhe truproja e tij, Artan Vila, i cili ėshtė ndėrmjetės pėr komunikim me Sylėn, nuk e ka hapur telefonin. Por avokati i tij nė Kosovė, Tomė Gashi, ka thėnė se ajo qė ėshtė shkruar nė gazetė tė hėnėn ėshtė shumė shokuese...
Shokuese ėshtė se nuk kemi tė bėjmė me Azem Sylėn si njė qytetar i thjeshtė i Kosovės, por kemi tė bėjmė me Azem Sylėn, i cili pėr periudhėn kohore qė thuhet se ka marrė mjete jashtėzakonisht shumė prej shtetit tė Zvicrės, ai ka qenė udhėheqės i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, respektivisht komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ka thėnė Gashi. Dhe e dyta, kemi tė bėjmė me Azem Sylėn, deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Kjo ėshtė shokuese pėr mua si qytetar i thjeshtė, por edhe si avokat i tij.
Nė aktvendim tė Gjykatės thuhet se parashtruesi i ankesės, nė kėtė rast Azem Syla, ka shkuar nė Zvicėr mė 20 tetor 1994, bashkė me gruan dhe tre fėmijėt dhe kėrkoi azil. Mė 4 gusht 1995, atij dhe familjes sė tij u kishin dhėnė azil. Mė 14 tetor 1999, Syla kishte marrė lejeqėndrimin C nė Zvicėr.
Nė vendimin e Gjykatės thuhet se Syla gjatė luftės ka qenė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), ndėrsa pas luftės ushtroi funksionin e ministrit tė Mbrojtjes. Pėr kėto arsye atij iu kishte anuluar statusi i refugjatit mė 6 tetor 2000. Mes 14 janarit 2000 dhe 14 janarit 2005, sipas aktvendimit, Syla kishte udhėtuar shumė herė me pasaportėn e tij tė Republikės sė Shqipėrisė nė Shqipėri dhe nė Kosovė, por asnjėherė direkt nga Zvicra. Me dokumentin zviceran tė udhėtimeve (fletudhėtimi i kaltėr), i cili ishte i vlefshėm nga data 4 shtator 1998 deri mė 15 dhjetor 2006, Syla kishte ndėrmarrė disa udhėtime prej Shqipėrisė dhe pėr nė Shqipėri, si dhe disa udhėtime nė Zvicėr.
Gjatė qėndrimit tė tij nė Zvicėr, Azem Syla nuk ka punuar kurrė. Pas ardhjes sė tij ne Zvicėr ai mori ndihma sociale dhe nga viti 2002 kontribute shtesė, pasi qė pėr shkaqe psikike ai kishte njė shkallė invaliditeti prej 100 pėr qind, thuhet nė kėtė aktvendim. Kontributet shtesė tė cilave u referohet Gjykata janė njė lloj pensioni qė paguhen nga sigurimi invalidor i Zvicrės, kur personi pėrkatės gėzon njė pension tė ulėt pasi nuk ka paguar mjaft kontribute nė arkėn pensionale. Kontributet shtesė paguhen edhe kur personi pėrkatės nuk ka paguar kontribute nė arkėn pensionale.
Gjatė kėtyre viteve, sipas vendimit tė Gjykatės Administrative tė Kantonit tė Solothurnit, Azem Syla nga sigurimi invalidor zviceran ka marrė hiē mė pak se 426 mijė franga, qė nė kėmbim me euro i bie 350 mijė euro. Momentalisht nė Gjykatėn e Sigurimeve ėshtė duke u zhvilluar procedura pėr ndėrprerjen e pagesės sė kontributeve shtesė - pensionit pėr Azem Sylėn. Nė vendim mė tutje thuhet se Syla mes vitit 2001 deri mė 2003, ka kryer njė studim nė distancė nė Universitetin privat tė Leibniz-it nė SHBA pėr tė marrė titullin master. Nė po atė universitet ai ėshtė pajisur edhe me titullin doktor. Qė nga viti 1999, ai ėshtė anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike tė Kosovės tė kryeministrit tė tanishėm tė Kosovės, Hashim Thaēi.
Nga viti 2008, Syla ėshtė president i pėrhershėm i nderit i Konferencės ndėrkombėtare tė biznesit dhe zhvillimeve tė Institutit Financiar Kosovar IFK. Nė dhjetor 2010, Syla ėshtė zgjedhur deputet i Kuvendit tė Kosovės. Gjykata ka nėnvizuar se autoritetet zvicerane kanė gabuar kur mė 14 tetor 1999, ia kanė dhėnė Azem Sylės lejeqėndrimin C pėr shkak se ėshtė e pamohueshme qė nė atė kohė ai ka qenė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe pjesėmarrės nė Konferencėn e Rambouillet (mė gjerėsisht sot nė Kohėn Ditore).
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|