Lunacek, e pakėnaqur me konkluzionet e Kėshillit tė Ministrave pėr Kosovėn
Raportuesja pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, nuk ėshtė e kėnaqur me konkluzionet e Kėshillit tė Ministrave pėr Kosovėn. Dokumenti nuk garanton se tė gjitha vendet e BE-sė do ta nėnshkruajnė Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit, nė rast se edhe studimi i fizibilitetit do tė rezultonte pozitiv....
Postuar: 11:11:38 / 04.03.2012
Por, sipas saj, nuk mund tė pritet mė shumė kur njihet qėndrimi i pesė vendeve anėtare tė BE-sė qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės.
Lunacek kėmbėngul qė Kosova tė shfrytėzojė nė maksimum marrėveshjen e dialogut tė fundit me Serbinė, pėr tė kėrkuar vendin qė i takon nė bashkėpunimin rajonal apo pėr anėtarėsim nė organizata tė ndryshme.
Nė lidhje me pritjet pėr studimin e fizibilitetit, raportuesja fton autoritetet e Kosovės tė punojnė pėr tė merituar njė raport pozitiv.
Lunacek vlerėson se procesi do tė marrė kohė dhe se qytetarėt e Kosovės duhet tė kenė durim. Sipas raportueses, vendi duhet tė punojė paralelisht pėr sa mė shumė njohje.
Marrėveshjet gjatė dialogut dhe konkluzionet e ministrave do tė sjellin ndryshime edhe nė rezolutat e Parlamentit Evropian pėr Kosovėn dhe Serbinė, para votimit nė seancėn plenare gjatė kėtij muaji. /tch/
RTK