Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-03-12, 03:30   #53
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Urime dita Mesuesit/Mesueses..7Marsi!

SOT, 7 MARSI DITA E MĖSUESIT, DITA E SHKOLLĖS SHQIPE..URIME MĖSUES/E !



Nga viti nė vit dhe nga marsi nė mars, gjithēka ndryshon por njė ditė dhe datė qė pėrherė mbetet nė kujtesėn tonė ėshtė pikėrisht Shtatė Marsi-Dita e Mėsuesit apo ndryshe siē quhet edhe ditėlindja e shkollės sė parė shqipe.
Nga Hajdin ISLAMI *

Nga viti nė vit dhe nga marsi nė mars, gjithēka ndryshon por njė ditė dhe datė qė pėrherė mbetet nė kujtesėn tonė ėshtė pikėrisht Shtatė Marsi-Dita e Mėsuesit apo ndryshe siē quhet edhe ditėlindja e shkollės sė parė shqipe.
Nė prag tė kėsaj dite tė shėnuar populli ynė i ka ende tė freskėta sakrificat e mėdha nė rrugėn e dijes dhe tė lirisė. Kur kujtojmė 7 marsin e vitit 1887, mendja jonė ėshtė gjithmonė tek mėsonjėtorja e parė shqipe e Korēės e cila falė kontributit tė pishtarėve tė arsimit tė asaj kohe si dhe tė shumė brezave tė tjerė, bėri tė mundur qė dituria dhe mendja e edukuar e kombit tonė ta pėrmbyste pėrgjithmonė heshtjen dhe asimilimin qė tė tjerėt padrejtėsisht me shekuj na kishin imponuar.
Nė kėtė ditė ne si mėsimdhėnės me respekt tė thellė kujtojmė tė gjithė kolegėt tanė mėsimdhėnės si dhe tė gjithė nxėnėsit qė gjatė luftės sė fundit nė Kosovė duke mbrojtur atdheun dhe shkollėn shqipe ranė heroikisht me tė vetmin idealė ēlirimin njėherė e pėrgjithmonė nga pushtuesit e ndryshėm.
Mėsimdhėnėsit, nxėnėsit, studentėt dhe i gjithė populli liridashės i Kosovės pėr tė arritur deri nė kėtė ditė ku jemi sot ka dhėnė shumė madje duke mos kursyer pėr asnjė moment as gjėnė mė tė shtrenjtė-jetėn.
Shkolla shqipe nė Kosovė tani si asnjėherė mė parė ka arsye tė forta pėr ta kremtuar kėtė festė pasi ideali i shumė brezave tani ėshtė bėrė realitet. Sot kemi shtetin dhe institucionet tona tė lira ku tė gjithė mund tė shkollohen dhe edukohen pa frikėn se policia famėkeqe serbe do tė na pėrzė nga objektet dhe institucionet tona arsimore.
(Autori ėshtė Prof dhe Student nė studimet postdiplomike-Master i Mėsimdhėnies nė Universitetin e Prishtinės)


_________________________________

...Shtoi.dhe antare-Natyra ketu ne Dardani!
Shum Urime Dita e 7 Marsit!..Shendet dhe Jetegjatesi per gjithe ju Mesuas/e te dashur/a..Te cilet dhate qdo gje te juaj neper gjitha vitet shekull..mu permes gjitha furtunave dhe sfidave.. dhe asnihere su ndalet duke sakrifikuar dhe jeten mu per femijet tan,si mesimdhenes te pa trembur e as te perulur para barbarizmit serbo sllav..nga te cilet u maltertut/u persukutut/u vrate..dhe asnihere su perulet para tyre!!!por qendruat ne kemb/si shkemb e faqe bardh...per hire te Kosoves/nxenesve e te te gjitha Shkollave,te niveleve,te ulta dhe atyre te lartave...!!!
Ju gjithemon jeni shpresa e dijes dhe guximit per te ardhmen e femijve tan..dhe ne te kaluaren per neeee...


Ju Pergjithemon HERO/E PER KOSOVEN!!!
Per SHQIPERIN..dhe gjitha TROJET kah flitet shqip... Lavdiiiiii...PER TE GJALLE...DHE PER TE REN...LAVDII


Me respekt per te gjitheanshem

..Natyra-Hajla-rugovase!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 07-03-12 nė 03:38
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė