08-03-12, 11:40
|
#147
|
Bride to be...
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
|
Titulli: Urime 8 Marsi Festa e gruas!
Urime 8 marsi gjithė femrave tė kėsaj bote...

Qė kur festohet 8 Marsi?
Tashmė njė shekull gratė nderohen ēdo vit me rastin e 8 Marsit, Ditės sė tyre. Edhe pse ėshtė shumė e njohur dhe e pranuar nė shumicėn e shoqėrive, megjithatė shtrohet pyetja se cila ėshtė origjina, historia dhe kuptimi i tė ashtuquajturės Ditė e Gruas?
Sipas burimeve tė ndryshme mund tė pohojmė se kjo ditė shėnohet nėn emėrtimin Dita Ndėrkombėtare e tė Drejtave tė Grave dhe ka origjinėn e vet nė demonstratat e grave nė fillim tė shekullit XX, nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Njė shekull mė herėt ato kėrkonin tė gėzojnė tė drejta tė barabarta, kushte mė tė mira tė punės si dhe tė drejtėn e votės. Kjo ditė u formalizua nga Kombet e Bashkuara nė vitin 1977, duke ftuar secilin shtet nė botė pėr tė festuar njė ditė tė tillė dhe pėr ti vlerėsuar tė drejtat e grave si dhe situatėn e tyre nė shoqėri.
Tradicionalisht, grupet dhe shoqatat e grave aktiviste pėrgatisin demonstrata nėpėr botė pėr tė bėrė kėrkesat e tyre me qėllim qė tė pėrmirėsojnė statusin e grave.
Nė bankat shkollore na tregonin se Dita e Gruas ka filluar nė Danimarkė nė vitin 1910, pėr tu zgjeruar gradualisht nė gjithė botėn. Qė nga fillimi kjo ditė u bė bartėse e luftės pėr tė gjitha gratė pėr tė kėrkuar disa tė drejta (duke pėrfshirė tė drejtat e votimit dhe abortin). Mėsueset rikujtonin 8 Marsin mė 1910 nė Kopenhagė, tė tubuara nė Internacionalen e grave socialiste. Por sot nė kohėn e internetit, disa pohojnė se kjo festė gjen origjinėn e saj edhe mė herėt. Kėshtu qė thuhet se Festa e Nėnės ka filluar qė nga grekėt e lashtė, ku ky festim i kushtohej zotit nėnė REJA, bashkėshortja e Krones, zotit At. Ndėrsa te romaket, nė kohėn e Romės sė vjetėr, adhurohej dhe madhėrohej zoti Sejbil, nėna e zotėrave tė tjerė.
Cila do qė tė jetė origjina apo zhvillimi i kėsaj dite tė shenjtė, pėr shkak tė simbolikės qė 8 Marsi vazhdon tė ushqejė ia vlen qė kjo ditė tė pėrmendet dhe tė bėhet rast pėr tė shqyrtuar mė thellėsisht statusin e gruas, qoftė nė shoqėritė nė rrugė pėr demokraci, qoftė nė ato tashmė demokratike prej kohėsh dhe, pse jo, tė mbetet njė shkas pėr tė rikujtuar se rruga pėr barazinė gjinore edhe pse ka ecur pėrpara, mbetet prapėseprapė e gjatė.
__________________
Just happy...
|
|
|