Hajni i votave dhe misioni i tij pėrqarės...
...Ndėrkaq nė sheshin qė mban emrin e Adem Jasharit nė Skenderaj, ėshtė mbajtur njė program artistik nė praninė e Rifat Jasharit, pėrfaqėsuesve tė Qeverisė sė Kosovės, udhėheqjes komunale tė Skenderajt dhe tė mijėra qytetarėve. Para tė pranishmėve ka folur vetėm Muharrem Xhemajli, pėrfaqėsues i shoqatave tė dala nga lufta, i cili pasi ka pėrmendur njė pėr njė emrat e gjithė tė rėnėve nė Betejėn e Prekazit, para 14 vjetėsh, tha se e mbajmė tė freskėt lavdinė pėr tė gjithė dėshmoret e Kosovės. Sipas tij, mitit tė Jasharėve nuk iu desh shumė kohė, por ai u ngrit vetvetiu qė tė nesėrmen e rėnies sė tyre dhe ai dhe familja e tij u bėnė shpejt pjesė e ēdo familjeje shqiptare. Njė pjesė e fjalimit tė Xhemajlit ka pasur edhe ngjyrim politik. Duke folur pėr komandantin Adem Jashari, ai tha se Adem Jashari ishte pėrballur me mohimin e politikės ditore tė Prishtinės deri nė rrethimin e Kullės sė Jasharėve mė 5 mars. Mallkimet dhe pėrpėlitjet qė vinin nga andej (Adem Jashari v.j.) i kishte fshirė me mantelin e tij tė luftės, tha Xhemajli. Ai theksoi se Ademi Jashari kishte fatin qė duke i takuar popullit tė cilit i ishte betuar, kishte ecur nė rrugėn e tij, e cila ishte e pakrahasueshme me rrugėtimet e pafund herė gjysmė sllave, herė gjysmė pėrēarėse tė politikes sė atėhershme tė Prishtinės. Pėrpjekjet qė bėhen sot pėr tė vėnė nė vijė komandantin legjendar dhe njeriun e Velanisė (Ibrahim Rugova v.j) janė dėshtime tjera tė politikės, ka pėrfunduar Xhemajli.
|