Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-03-12, 19:06   #246
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244

Ai me zėrin e vet personal, jo tė popullit amerikan me siguri, opozitėn shqiptare tė Kosovės e quajti jo mė pak se antiamerikane. Cila ishte arsyeja? Vetėm ai mund ta dijė. Si do qė tė jetė deklarata e tij ėshtė e dhembshme, sepse as nė botė, as nė Evropė, se mė pėr Ballkan jo se jo, nuk ka popull mė proamerikan se shqiptarėt, pa marrė parasysh pėrcaktimin partiak. Kėshtu, deklarata jodiplomatike dhe gjithsesi joamerikane e Dellit ia shtoi hidhėtinė kėtij dėshtimi politik qė na ndodhi e tė cilin me tė drejtė e kundėrshtoi opozita shqiptare e Kosovės, duke ngritur zėrin fuqishėm kundėr nėnshkrimit tė kėtij kompromisi tė pakripė, tė dėmshėm. Me kėtė rast do t’i kisha lutur shėrbimet e ambasadorit Dell t’i shfletojnė faqet e shtypit serb, t’i bėjnė analizė makinerisė propagandistike televizive serbe pėr tridhjetė vjetėt e fundit e ta shohin sa janė proamerikanė serbėt dhe sa na qenkan antiamerikanė shqiptarėt. Le ta shohin historinė e Serbisė qė nga themelimi e deri nė ditėt e sotme e nuk do ta kenė vėshtirė ta shohin se ēfarė do tė thotė nacionalizėm ekstrem dhe njėherėsh do ta shohin se me gjithė kėto serbėt vazhdimisht shpėrblehen, kurse shqiptarėt proamerikanė, liridashės e demokratikė gjithmonė ndėshkohen. Pėrveē kėsaj, e kam edhe njė lutje tė vogėl: le t’i pėrkthejnė dy shprehje. Tė parėn e thonė dhe e pėrdorin serbėt: spava kao zaklan! Tė dytėn e thonė dhe e pėrdorin shqiptarėt: fle si qengj! Nė kėto dy shprehje janė pėrmbledhur dy psikologji tė ndryshme. Dhe, po ta ndjekim me kujdes ėndrrėn e keqe tė kompromisit ose mė mirė tė themi tė marrėveshjes sė turpshme qė e nėnshkroi zonja Edita Tahiri nė emėr tė Qeverisė shqiptare tė Kosovės, na vėrtetohet fabula e njohur e ujkut dhe qengjit, ku qengji, nė rastin tonė populli shqiptar, ndonėse nė pjesėn e poshtme tė rrjedhės sė ujit ia turbullon ujin ujkut i cili ėshtė nė pjesėn e sipėrme tė rrjedhės, nė kėtė rast qeverisė serbe. Pra, kėsaj radhe shumė vrazhdėt u demonstrua ligji i forcės qė kėrkon jo pak sakrifica prej nesh, por gjunjėzim, nėnshtrim, i cili na e hedh nė baltė dinjitetin.
Nė kėto ditė pikėllimi qė duhej tė ishin ditė gėzimi e feste edhe pėr shėnimin e pavarėsisė sė Kosovės, por edhe pėr njėqindvjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, ne nė vend se tė festojmė duhet tė ulemi e t’i shpalojmė dėshtimet e shumta, disfatat nė luftė e nė paqe qė i kemi pėsuar pėr shkak tė kompromiseve tė ndryshme, pėr shkak se politikanėt tonė nuk ditėn njė herė, njė tė vetmen herė pėr njėzet vjet e sa tė ndryshimeve politike nė botėn komuniste tė ulen dhe ta hartojnė njė strategji kombėtare e cila do tė pėrputhet me interesat e Evropės dhe, nė radhė tė parė tė SHBA-ve, por qė mė sė shumti do tė kujdeset pėr interesat tona kombėtare, njė herė nuk e panė tė udhės t’i shfrytėzojnė pėrvojat e Izraelit dhe tė marrin mėsim prej tyre, sepse si ne si Izraeli rrethimin e kemi tė ngjashėm. Madje rrethimi ynė ėshtė mė agresiv. Bota politike e kėrkon pragmatizmin pėr tė pasur suksese, jo ideologjitė, e kėrkon bashkimin e forcave, jo inatet e tipit somalez ose eritrejas. Nė mungesė tė kėtyre virtyteve neve na paraqiten bajraktarė tė kėtij tipi tė cilėve mund t’u bėjė shantazh ēdo nėpunės aventurier ballkanik e jashtėballkanik, por qė janė “tė fuqishėm” dhe “tė pushtetshėm” vetėm mbi fatkeqėsinė tonė. Po, nė hall jemi. Neve na mbetet vetėm mjekra e mustaqet pėr t’u krenuar, tė tjerėve suksesi, fėmijėve tonė e ardhmja plot pikėpyetje. Kurse liderėt politikė shqiptarė do tė vazhdojnė fesatet pėr hesape personale... Ne do tė vazhdojmė tė mbetemi tė harruar tė shikojmė si lazdrohen liderėt politikė me zėnkat e tyre tė ndėrsjella dhe me sukseset e Kornizės sė Ohrit qė ėshtė njė emėr kuptimi. Ka droje qė ortekėt e borės nga Serbia tė na dalin edhe nga ekrani e tė na godasin, se pėr tė ardhur konkretisht do tė na vijnė nė grupe policore si forma bashkėpunimi... Vlerėso tekstin
  Pėrgjigju Me Kuotė