Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-12, 17:23   #42
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Hasreti i dallavereve, Besim Beqaj
Arbana Xharra

Sillet me autoritet sikur e ka shpėtuar kėtė vend nga kriza ekonomike, duke lėnė pėrshtypje se ėshtė duke e ēuar me tė madhe pėrpara zhvillimin ekonomik. Tenton tė paraqitet si autoritet me peshė nė Qeveri nė ecjen pėrpara tė kėtij vendi. Pėr t’i ikur skandaleve tė mundshme ai ka deklaruar se ka pasuri milionėshe si djalė hasreti, ka bėrė publike tokat qė ia ka lėnė baba pėr ta arsyetuar shtėpinė e blerė nė fshatin amerikan nė vlerė qindra mijėra euro. Ai haptazi tregon se i ka punėt mirė financiarisht dhe se nuk ėshtė nga ata ministrat qė iu mbetet syri nė paratė e buxhetit.

Por, nuk i ka zgjatur shumė sjellja e “pasanikut tė ngopur”, sepse edhe ky, sikurse plot tė tjerė, ia mėsyn luksit tė parave pa dhimbtė tė taksapaguesve.

Nė fillim si ministėr i Integrimeve Evropiane, i ofroi luksin vetes tė blejė makinė superluksose me vlerė 51 mijė euro. Akomodoi veten nė ambient tė shtrenjtė si “pasanik” i kyēur nė qeveri vetėm pak kohė kur bėnte kritika ndaj qeverisė sa ishte kryetar i Odės Ekonomike tė Kosovės (OEK) pėr shpenzime alarmante. Pėr dallim nga kolegėt e tij qė kanė ardhur nė qeveri nga strukturat partiake, Besim Beqaj, tash ministėr i Zhvillimit Ekonomik, ka luajtur lojėn ndryshe pėr tė marrė post tė rėndėsishėm. Ai ka nisur strategjinė pėr t’u ngritur nė pushtet duke pėrkrahur bizneset qė e kanė financuar partinė mė tė madhe nė pushtet PDK-nė, pėrmes tyre i ėshtė afruar shefit tė qeverisė. Ka mjaftuar qė ai tė besojė se ėshtė mė i ngritur sesa njė pjesė e madhe e ministrave, ndėrkohė qė interesi reciprok i njė urė lidhėse me bizneset i ėshtė bėrė njė vend i mirė nė qeveri.

I rrethuar nga biznesmenėt milionerė, dhe duke e jetuar njė jetė me standard tė lartė, tė cilin tash pėr tash ia ofrojnė kurrizi i qytetarėve tė varfėr Kosovės, si duket ka harruar se rreth 40 pėr qind e popullit ėshtė e papunė dhe me dhjetėra mijėra janė nė varfėri tė skajshme. Dhe pa fijen e turpit me paratė publike ai shpalli tender pėr tė blerė telefonat mobilė mė tė shtrenjtė tash pėr tash ne treg ; “Iphone 4s” tė kompanisė Apple- 64 gb, ēmimi i tė cilit sillet rreth 1000 euro.

A thua ministri Beqaj ėshtė i vetėdijshėm se sa qytetarė tė kėtij vendi i ka tmerruar lajmi pėr blerjen e Mercedesit sapo erdhi nė qeveri, e tash Iphoni.

Ky zyrtar bashkė me shokėt e tij nė qeveri, kujt po i shesin mend me gjithė kėtė luks, qytetarit, i cili sillet poshtė e lart duke kėrkuar njė vend pune sa pėr idare, atyre qė hynė natė e del dritė e s’kanė nga t’ia mbajnė, se nuk kanė tė njohur nė qeveri pėr ta gjetur njė vend pune, atyre qė numėrojnė centėt nė xhep pėr tė blerė njė bukė... Por Besim Beqaj nuk ka faj, sepse ka gjetur urtė e butė, ai i thėrret mendjes “Zgjat Zot kėsi moti”.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė