Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-12, 17:26   #43
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Nėna-ministreshė
Arbana Xharra

Para pak ditėsh nė qendėr tė Prishtinės, nė njė marshim simbolik nė kėmbė me rastin e shėnimit tė “Javės sė tė ushqyerit me qumėsht tė gjirit nė Kosovė”, zėvendėskryeministrja e Kosovės, Mimoza Kusari-Lila, u bėri thirrje nėnave qė tė ushqejnė fėmijėt me gji.

Ishte pėr t’u pėrshėndetur porosia qė ajo u pėrpoq tė transmetojė te nėnat qė nuk dinė pėr rėndėsinė e gjidhėnies. Kur dihet se ka edhe aso nėnash qė nuk i ushqejnė fėmijėt e tyre me gji pėr shumė arsye.

Disa nuk kanė qumėsht tė mjaftueshėm, por disa tė tjera nuk duan t’u “prishet” forma e gjinjve, por ka edhe shumė asosh qė zgjedhin karrierėn dhe nuk sakrifikojnė disa muaj tė merren vetėm me foshnjat e tyre, tė cilat nė muajt e parė tė jetės deri nė gjashtė herė nė ditė kanė nevojė tė ushqehen nga gjiri.

Ėshtė mirė kur personat qė inkurajojnė pėr njė veprim tė tillė tė jenė shembull adekuat dhe jo vetėm pse kanė pozitė nė qeveri tė dalin nė rrugė me njė moto tė tillė. Nga ana tjetėr nuk mjafton tė jesh vetėm nėnė, kur pėrvoja personale na tregon diēka tjetėr.

Ėshtė pikėrisht zėvendėskryeministrja ajo e cila me gojė plot foli pėr gjidhėnie, e cila automatikisht lidhet me afėrsinė qė nėna duhet ta ketė me foshnjėn e saj. Siē dihet, zonja zėvendėskryeministre vetėm katėr ditė pasi lindi djalin e saj tė dytė, iu kthye takimeve, madje edhe atyre tė parėndėsishme, siē ishte pritja e kryetarit tė diskredituar tė Hondurasit, i cili akuzohet pėr pėrndjekje e vrasje gazetarėsh.

Po tė kishte vepruar njėlloj njė grua e cila ka pozitė dhe peshė nė shoqėritė demokratike, atėherė ajo do tė degradohej nga kritikat dhe analizat pėr karakterin e saj. Njė gjest i tillė tregon shumė pėr ata qė duan tė marrin vesh se ēfarė personaliteti ka njė grua. Janė disa ligje tė natyrės, instinkte, tė cilat nuk mund tė tradhtohen, qoftė edhe nga Kusari-Lila. Por, ja qė ajo e bėn kėtė, shpesh vetėm pėr poza publike nga pseudotakimet.

Nuk e di nėse e arsyeton njė njeri me logjik tė shėndoshė njė grua sado karrieriste tė jetė ajo qė ta privojė fėmijėn e saj tė posalindur nga afėrsia qė ka nevojė nė ditėt e para tė jetės pėr nėnėn e vet. Ėshtė aroma e nėnės ajo pėr tė cilėn ka nevojė ai fėmijė, mė shumė se ēfarėdo vendimi apo takimi qė duhet tė jetė pjesė nėna-ministreshė.

Ēfarė ndjenja duhet tė ketė ai person pėr vendin, kur ėshtė nė gjendje qė tė rrijė larg apo ta bartė nėpėr zyra fėmijėn e porsalindur. Nuk mbaj mend tė ketė pasur ndonjė emergjencė shtetėrore, apo mos ka pasur frikė se do t’i ikė diēka nga dora.

Apo ndoshta ėshtė duke tentuar qė tė tregohet si “grua e hekurt”, e cila sakrifikon gjithēka pėr Kosovėn. Si njė grua e ngritur inteligjente, do tė duhej t’i shkonte mendja se nė kėtė rast nuk mund tė lavdėrohet, sepse ky ėshtė potez i gabuar, i cili mund tė cilėsohet nga ndokush si ēėshtje personale, por Kusari-Lila ėshtė fytyrė publike dhe ka peshė nė kėtė shoqėri.

Janė pėr t’u pėrshėndetur pėrpjekjet e saj pėr tė arritur nė karrierė, por jo tė gjitha variantet qė ka zgjedhur pėr tė mbajtur pozitėn janė pėr t’u lavdėruar. Ėshtė formuar si politikane me autoritet, si eksperte e ekonomisė, njė femėr e cila ėshtė marrė shembull pėr aftėsitė e saj pėr tė ecur pėrpara nė njė rreth ku dominon gjinia mashkullore me njė mentalitet goxha tė ulėt.

Por, nė rrugėtimin e saj drejt politikėbėrjes, ka bėrė disa veprime qė kanė irrituar votuesit e saj, duke iu bashkėngjitur nė koalicion partisė, udhėheqėsit e sė cilės i ka kritikuar ashpėr vetė ajo. Mbetet tė shpresojmė t’i ecė mbarė me karrierėn e saj dhe tė mos irritojė edhe mė tutje ata qė besuan nė vlerat e saj.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė