Titulli: Reflektime
Ne fakt, kemi nje situate te renduar, pesimiste dhe teper deshperuese. Panorama qe shohim te gjithe ne sfondin social, me te gjithe gamen e gjere te problematikave qe kane sot femijet jetime ne mbare vendin eshte e trishtueshme, e frikshme... (Po te kemi parashysh varferine masive qe ka pllakosur shtresat e pambrojtura te shoqerise, krimin brenda familjes, divorcet, gjakmarrja, femijet rom te abuzuar nga shfrytezuesit e tyre permanent qe jane ne radhe te pare prinderit e tyre, etj, jane tregues sinjifikativ te nje numri te konsiderueshem ne rritje te femijeve ne risk per te mbetur jetim.)
Edhe me e frikshme behet kjo situate, kur shpesh individe te papergjegjshem, te cilet prej vitesh vegjetojne lehte ne guasken e OJF-ve brenda Shoqerise Civile, te prirur nga protagonizmi shterpe, nihilizmi dhe interesa te ngushta per perfitime personale, nxitohen dhe nuk ngurojne aspak per te bere deklarata te bujshme me shifra qe trondisin vertete shoqerine dhe mbare opinionin publik, siē ishte deklarata e bere ne takimin me Kryeministrin nga perfaqesuesi i njeres prej shoqatave qe merren me jetimet ne vendin tone, i cili deklaroi se sot ne Shqiperi ka 80.000 familje me femije jetime.
Kjo deklarate absurde eshte jashte ēdo perfytyrimi te cilitdo njeriu normal, dhe nuk ka nevoje per koment.
Sepse, ne radhe te pare ajo mund t'i sherbej atij qe e artikuloi me cinizem dhe per interesa e qellime qe vete ai i di, por, assesi nuk i sherben femijeve jetime, te cilet presin realisht ndihmen dhe doren e ngrohte te shtetit, por edhe te ketyre organizatave qe per fat te keq, ne me te shumten e rasteve kane qene inekzistente, pse jo edhe abuzive e informale ne misionin e tyre. Ato nuk kane mundur te ndikojne dukshem per te ndryshuar realitetin tragjik te ketyre femijeve.
Nuk do te rezervohesha aspak per te shprehur te njejtin mendim edhe per institucionet pergjegjese shteterore. Ato, jane te para qe kane detyrimin institucional per te permbushur me se miri te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ligji, per te permiresuar sa me mire qe te jete e mundur statusin social te ketyre femijeve ne nevoje.
Ne te gjitha veprimtarite dhe angazhimet tona si Institut, jemi udhehequr nga filozofia se keta femije vertete mund te jene te ndryshem, por jo te privuar, aq me keq te neglizhuar dhe te perjashtuar.
Ky eshte qellimi, parimi dhe dimensioni social qe vendet me demokraci te zhvilluara, te konsoliduara dhe te socializuara investojne pa kursyer per kete kategori te shoqerise. Me synimin e vetem per t'i rehabilituar dhe integruar bute, me drejtesi dhe me sa me pak trauma.
Situata ne te cilat veprojne ne pergjithesi OJF-te qe merren me ēeshtjen e femijeve jetime nuk eshte aspak optimiste.
Ne lufte ,pas lufte ende politkanet,qeveritaret mbyllin dyert e femijeve te varfura ,familjeve te deshmoreve ,luftetareve ..etj.
Ne mbrojtje per te varfurit ; Zoti qofte ne ndihme .
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|