Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-12, 23:49   #4
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: (Ana tjetėr e medaljes) Tė bėsh a tė mos bėsh fėmijė?!

Si do te ishte jeta pa ta?

Shume e zbrazet, sigurisht.

"Femijet tane na bejne qe te deshirojme te rifillojme jetet tona serish" thote nje thenie.

Ka mundesi me u perkthye;

-Nuk kisha gjet fmi,ose
-Nuk ia kisha plas zemren prindve t mi

Na i rujna , i kqyrum prindt tane.
Po vjen edhe te na ajo koha, ku prindt nashta perfundojne neper azila t pleqve. Mu qikjo pune nuk um pelqen hiq per prindin tem.
A mue, ajohja m ka gjet, e kom rezervu bile ni ven pej qitashit

Qe po bjen ni llaf e po e nxjerr ni tjeter, ni familje shqiptare ktu, dy djem edhe ni qike, trete te martum, me familje t veta, neper shpia t veta, nanen e qun ne azil t pleqve, mas 3 mujve diq nana.

Per gjeneraten e vjeter, azili i pleqve dmth vdekje.

Po, te fmia ke llafi.

Ndjenja ma e forta qe egzistone ne bote, besoj qe eshte dashuria e prindit ndaj femiut. Ni pakice e vogel eshte qe nuk jane te afte me qene prinde.

A harrohet vetvetja? A lihet vetja anash? POE.

Para vetvetes, vihet femiu. Duhet me u harrue gjumi dej n gjyse t dites e i rahatshum, festat, daljet e shpeshta mbremjeve, n Ulqin (Pushime) kur t shkojsh, nese nuk e ki nanen me veti me ta ru fmine, duhet me u nguju ne hotel ose banese, se nuk qitet fmija 1-7 vjet ne korze e ne muzike, me marr trauma, nuk mundesh me dal as diten e as kurre sa t jene fmija e vogel, pa e planifiku e rregullu perkujdesjen per fmi, as me flejt me burre nuk munesh gjithe rahat, se t vjen n pike t nates e t hin n midis qaty kurdiset, nuk munesh me bo llaf clire kur te vjen shoqnia ose kur shkon ti te ta, se te nderpren vazhdimisht, e plot qisi cikrrimesh. Rritet pak, ia nis me shku n shkolle, a po ka shoqeri, a po e mundon diqka, perkujdesje nonstop, mbikqyrje, kontrolla te fshehta, pytje, pytje,pytje.. Rritet edhe pak, ia nisin gajle tjera, me kon po shoqnohet, a po shkon n shkolle mire, mos po shkon rrugve t kqija, etj etj...

Mendoj se eshte shume e rendesishme bashkepunimi ne mes t prinderve, se nuk duhet harruar veten total dhe as bashkeshortin/en. Duhet te pershtaten gjerat, punet, qe prinderit me radhe te pushojne ngapak. E besa edhe bashke.

A ia vlen gjithe kjo pune, gjithe ky stres, gjithe ky obligim, gjithe kjo brengosje, gjithe kjo ngarkese? Tu kan me jetu vet, me menu veq per veti, me u knaq veq per veti, mos me pas kurrfare obligimi. 1000 here PO, ia vlen.

Qysh del fmija jone n jete? Kerkush nuk e din.
Me rendesi eshte me i fal dashuri pa kufi e pa kushte. Me u angazhu ne gjithcka qe i intereson fmise. Me i lane hapsire, kur ka nevoje. Mos me lodh me pytje te teperta e irrituese. Me e msu sa t mujna, e sa t dina, edhe kurre mos me harru se ai perveq qe eshte fmija jone, eshte edhe NJE NJERI. Nje shpirt, nje jete ne vete. Me e respektu si te tille.
Nena zakonisht e njeh femiun e vet me se miri. Askush nuk mund ta ndihmoje nje femije, me mire dhe me shume sesa vet nena e tij.

Kur prinderit, e sidomos nana e bon nje pune t mire me fmi, shume pak shanca ka qe ai fmi ka me rrshit. Po edhe atehere nuk kena garancion, sikur qysh nuk kena per kurgjo tjeter ne jete, perveq dekes.
E nese ndodh, nje nane e mire, vazhdon t`i qendroje prane gjakut dhe mishit te vet, pa e gjykuar e denuar asnjehere, jeta do ta denoje mjaftueshem.


Po, knaqesi osht kur te qon ne mengjes, tu te puth e tu te qaf, prej tutes qe po i bertet pse o qu kaq heret, demek n 6 hahahahaa.


Une, edhe 1000 here me pa jetu, ndjenjen e te qenurit nene, nuk do e nderroja me asgje ne bote.

Me nerime
lovely
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė