Shiko Postimin Tek
Vjetër 31-03-12, 12:28   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Kultura Sumere- Annunaki dhe Nibiru.

Sot dime se shpjegimi biblik per permbytjen e madhe eshte nje version i shkurtuar i teksteve me te vjetera dhe me te hollesishme nga Mesopotamia. Megjithate, megjithe shkurtimet, Bibla permban disa elemente enigmatik te ketyre teksteve me te hershem. Keshtu ajo ne nje fragment ajo na informon per kohen perpara permbytjes.

“…..djemte e Perendise pane qe vajzat njerzore ishin te bukura dhe moren per gra te gjitha ato qe zgjodhen vete……Kishte gjigande mbi toke ne ato kohe, madje edhe me vone”.

Por cilet ishin keta djem te Perendise? Perse Bibla ne versionin e saj hebraik i quan ata Nefilim, nderkohe qe martin Lutheri perdori fjalen “Gjigande” ne perkthimin e tij, qe fjale per fjale do te thote “Te zbritur nga qielli ne toke”? Dhe cfare roli, sic le te kuptohet Bibla, luajten ata me permbytjen dhe me shpetimin e njerezimit?

Me pare mendohej se Greqia ishte djepi i qyteterimit perendimor, por me pas u be e qarte se ne Egjipt kishte lulezuar nje quteterim akoma me i zhvilluar, me i hershem, qe zgjati disa shekuj, me sakte me teper se dy mijevjecare, perpara se greket te zhvillonin ne te vertete shkrimin e tyre. Atehere udhetaret evropiane u turren drejte rrenojave te Mesopotamise se dikurshme, te cilat dukeshin se vertetonin njoftimet biblike lidhur me mbreterite e medha te Arsise dhe Babilonise. Megjithate c’mund te thuhet lidhur me pretendimin biblik qe nje here e ne nje kohe kane ekzistuar qytete te panjohura mbreterore si Erech (Uruku) dhe Uri (Qyteti i Abrahamit), shume kohe me pare se te ekzistonte Niniveja dhe Babilonia?

Ne vitin 1843 Paul Emile Botta drejtoi germimet e para sistematike ne afersi te Mossulit ne pjesen veriore te Irakut. Ato qe zbuloi ai dolen se ishin renojat e qytetit mbreteror te sovranit asirian Sargon. Disa vjet me vone Henry Layard zbuloi 16 kilometra me tutje germadhat e nje qyteti shume te madh; pllakat e shkrimit dhe mbishkrimet treguan se emri i ketij qyteti ishte Ninive. Behej fjale per kryeqyteti arsian, i cili permendet edhe ne Bibel. Me pas, gjate germimeve u zbulua nje qytet qe mbante emrin Nimbrud. Keshtu dijetaret filluan ti trajtonin informacionet biblike me me teper respekt, pasi edhe Nimbrudi permendet ne kapitullin 10 te librit te Zanafilles se bashku me Ninevene dhe te tjere qytete te vjeter te mbreterive te vjetra gjer ne vitin1914, kohe kur arkeologu gjerman Valter Andrea Ashur filloi germimet, u zbuluan te gjithe qytetet e permendura ne Bibel, njeri pas tjetrit! Ne kohen kur Asiria dhe Babilonia hyne ne nje jete te re, dijetaret filluan ta vleresojne serisht permbajtjen e vertetesise se Bibles. Megjithate ajo permendte emra qytetesh edhe me te vjetra dhe fliste per nje vend te quajtur Shinear, i cili ishte teritori i pare ne te cilinnjerezit ngriten qytete pas permbytjes se madhe.

Qyteterimi me i vjeter ne bote.
Sa me tej shtyheshin drejt jugut te Mesopotamise arkeologet, duke germuar ne fushen e gjere ndermjet Eufratit dhe Tigrit, aq me te vjetra ishin germadhat qe zbuluan ata. Gjithje e me shpesh ata gjeten rastesisht mbishkrime te cilat nuk ishin as asiriane dhe as babilonase, por qe i takonin nje gjuhe te huaj, ne dukje shume me e vjeter. Qyteti Erech (Uruk), u zbulua ne fillim, pas tij Uri dhe akoma me tej u zbuluan edhe qytete te tjere me te medhenj. Sipas atyre qe dime sot ato jane mbetje te nje qyteterimi, i cili ne Bibel njihet me emrin Shinear. Sot kete vend ne e quajme Sumer. Qytetrimi sumer na kthen 6000 vjet prapa. Pa nje faze te pare, si nga asgjeja lindi nje qytetrim i madh, ne te cilin u ngriten tempuj, pallate dhe gjykata, ku lulezoi tregetia, lundrimi, vaditja, metalurgjia, matematika dhe mjekesia, dhe qe perbehej nga nje popull, ne gjirin e te cilit kishte mbreter, prifterinj, gjykates dhe mjeke, kercimtare dhe muzikante. Dhe para se gjithash ky qyteterim kishte nje shkrim, shkolla, universitete, nje letersi, epose dhe poema. Cdo aspekt i nje kulture te zhvilluar, te cilen ne vetem mund ta perfytyrojme, e pati fillimin e vet tek sumeret. Por gjeja qe me habit me teper ishin njohurite sumere ne fushen e astronomise. Ne te vertete te gjitha parimet e astronomise sferike, domethene bazat e astronomise moderne vijne nga sumeret: koncepti i kupes qiellore dhe ndarja e boshtit te tokes ne 360 grade, emertimi i yjesive, ndarja e qiellit ne dymbelljete kostelacione, shenjat zodikale dhe emertimi i tyre, te tera keto ne i gjejme ne pllakat astronomike te shkrimit te sumerve. Ne shkolle kemi mesuar se i pari i cili mendoi se eshte pikerisht dielli dhe jo toka qendra e sistemit tone planetar, ishte Koperniku ne 1543. Por kjo eshte e gabuar, sepse jane zbuluar piktura te sumerve, te cilat paraqesin diellin dhe jo token ne qender dhe perreth te gjithe planetet e njohur te ketij sistemi, plus nje planet tjeter. Keta jane shenuar dhe pershkruar ne shume tekste astronomike duke u quajtur “Anetaret e familjes diellore” dhe numeri i tyre, duke llogaritur bashke me ta diellin dhe henen, arrinte ne dymbethjete. Familjariteti i sumerve ne ngjarjet e sistemit tone diellor para mijra vjetesh eshte me te vertete i habitshem. Vetem ne kohet moderne u zbuluan planetet pertej Saturnit. Urani u zbulua ne vitin 1781. Kjo flet shume per injorancen tone, nese behemi te vetedijshem me faktin qe, ndersa Botta dhe Layard nxorren ne drite pllakat e shkrimit me gjithe ato informacione astronomike ne Mesopotami, ne edhe Neptunin ne e njohem se pari vetem ne 1846, ndersa Plutoni, i ashtiquajturi planeti me i larget, u provua fillimisht matematikisht ne vitin 1930, para se zbuluesi i tij, amerikani Clyde Tombaugh, ta vrojtonte ate me teleskop. Dhe megjithate sumeret i dinin te gjitha keto qekur, para se ato te njiheshin prej nesh.

Si eshte e mundur qe sumeret i dinin keto para 600 vjetesh? Si mundi te lindte nje kulture e tille e zhvilluar kaq papritur, si nga hici? Sumeret vete iu pergjigjen ketyre pyetjeve: “E gjithe njohuria jone”, shkruajne ata, “na u dha nga Anunnaki”.

Fjala “Anunnaki” do te thote “Ata qe zbriten nga qielli (Anu) ne toke (Ki)”. Keto qenie njihen si “Hyjnore”, ato ishin perendi te cilat nderoheshnin nga njerezit ne lashtesi. Tekst mbas teksti dhe tregim mbas tregimi ne gjejme tek sumeret pershkrime per keto krijesa te quajtura Anunnaki. Shume prej tyre ishin te specializuar ne fushat e shkences dhe te teknologjise. Ata i dhane njerezimit njohuri ne bujqesi, vaditje, ne prodhimin e tullave, ne ngritjen e ndertesave dhe kollonave te tempujve, ne tregeti dhe lundrim, ne ligje dhe gjyqe, ne politike dhe mbreteri, po ashtu, sa i takon te shkruarit, muzikes dhe arteve. Nje tekst tjeter flet per me shume se 100 fusha njohurish, te cilat na tregojne sot ne thelb per nje qytetrim modern dhe qe i atribuohet vetem ndermjetesimit qe bene sumeret. Sumeret i shenuan ne lista keto perendi, iu vune emra dhe i pershkruan me veshje astronautesh. Ata pikturuan avjonet dhe anijet e tyre kozmike dhe pershkruan detyrat dhe funksionet e ndryshme.

Ketyre pershkrimeve befasuese te astronauteve te koheve paraistorike ju shtohet edhe statujeza e nje perendeshe, e cila gezonte popullaritet te madh ne lashtesi e behet fjale per statujen e mbretereshes Ishtar. Ajo e paraqet hyjnine me kufje, me syze mbrojtese dhe me nje helmete si nje pilot i Luftes se I-re Boterore si dhe nje lloj paisje ne zverg, e ngjashme me nje kuader shperndarje. Nje tjeter statuje me madhesi natyrore paraqet nje perendeshe tjeter me nje helmete qartesisht te dallueshme dhe nje kuti istrumentesh te ludhura me nje kabell ne zverg. Shume tekste pershkruanin se si Ishtari dhe motrat e saj fluturuan pergjate qiellit. Madje ata pershkruajne edhe shtate objekte te vecanta per t’u paisur, te cilat Ishtari duhet t’i merte me vete para se te nisej. Edhe egjiptianet, qyteterimi i te cileve lindi 700 vjet me vone nga ai i sumerve, ishin te lidhur ngushte me perendite e astronauteve. Ata ua kishin vene emrin Nateru (Roje). Po ju tregoj nje pershkrim te vjeter egjiptian te nje rakete ne nje grope silazhi. Ketu dallohen qarte dy krijesa, te cilat mbanin gypa dhe vegla ne dhomezen e poshteme, qe ishte e paisur me nje grup istrumentash. Poashtu dhe pjesa e siperme eshte qartesisht e dallueshme. Nga gropa e nendheshme e silazhit del mbi siperfaqe nje kapsule konike komandimi.

Nibiru, planeti meme.
Duke ju besuar sumereve, keta astronaute erdhen nga nje planet i madh ende i panjohur. Ata shkruan se ky ishte nje planet i cili depertoi ne sistemin tone diellor para epokave kohore dhe qe u detyrua te futej ne nje orbite te perhershme perreth diellit. Orbita e tij e gjere eliptike e shpinte kete planet ne largesite e kozmosit, matane Plutonit, por qe e afronte ate edhe me token, kur kalonte ndermjet Marsit dhe Jupiterit. Sumeret e quajten kete planet Nibiru, ndersa babilonasit Mandruk. Ne e quajme me emrin “Planeti i dymbedhjete”, meqe ai ploteson sistemin tone diellor. Nje tekst me i gjate mesopotamik, i njohur si “Eposi i krijimit” e pershkruan shfaqien e tij ne sistemin tone diellor, ndersa ai ishte ende i ri. Atehere ky planet ishte futur me force nga hapsira ne sistemin tone diellor. Ai ishte nja planet i cili kishte dale nga orbita prej nje katastrofe kozmike dhe qe u fut me pas ne sistemin tone. Kur ju afrua planeteve te jashtem, te cilet u emertuan te gjithe sipas renditjes korrekte, ai u terhoq nga forcat e tyre te rendeses. Perfundimisht u gjend ne nje beteje qiellore, pra behet fjale per nje perplasje kozmike me nje planet me te vjeter, i cili ndodhej ndermjet Jupiterit dhe Marsit dhe kjo shkaktoj shkaterimin e tij. Njera pjese e ketij planeti gjeti nje orbite te re dhe u kthye ne Toke, pjesa tjeter u shpartallua ne mijra pjese te cilat formojne sot brezin e asteroideve qe vertiten neper univers si meteore dhe kometa. Nibiru – ose “planeti i futur mes per mes” simboli i te cilit qe prej asaj kohe eshte kryqi (kryqezim rrugesh – perplasie) hyri ne nje orbite te gjere eliptike perreth diellit dhe kthehet ne toke, ne vendin e “betejes qiellore” cdo 3600 vjet.

Nibiru, keshtu quhet ai ne tekstet e vjetra, solli me vete “Faren e jetes”. Keshtu ndolli qe te njejtat forma jete u zhvilluan ne te dy planetet, sodoqofte me heret ne Nibira sesa ne Toke. Para rreth 450.000 vjetesh Anunnaki apo gjigandet e quajtur Nefilim erdhen ne Toke ne kerkim te arit. Ata nuk e donin floririn per stoli apo per prerje monedhash por per te shpetuar planetin e tyre. Ne baze te shkaqeve natyrore ose ne baze te kushteve te ambjentit, planeti i tyre ishte ne rrezik te humbiste atmosferen apo nxehtesine e brendshme. Atyre u nevojitej ari, pe te pomponin pjezesa te tije si mburoje mbrojtese nga rrezatimi kozmik mbi atmosferen e tyre. Grupi i pare prej pesedhjete astronautesh komandohej nga kryetari Enki qe zbriti ne gjirin persik. Ata e ngriten kolonine e tyre te pare ne bregun e ketij gjiri, ne vendin qe me vone u quajt Sumer, pikerisht ne Irakun jugor te diteve tona. Por meqe nevojitej me teper ar, atehere u nis drejt Tokes nje ekspedite e dyte, nen komanden e Enlil, vellait te gjetur te Enkit. Disa Anunnaki u derguan ne Afriken juglindore, me qellim qe te kerkonin atje per ar nga thedhesite e tokes. Kur puna e rende e nxjerjes se arit u be e padurueshme, Enki krijoi “punetoret primitive”, duke kryqezuar genet e Anunnakeve meshkuj me qelizat veze te hominideve femra, keshtu pra lindi Homo sapiensi, i cili ishte edhe “Adami”!

Pas nje fare kohe Anunnaket e rinj meshkuj filluan dashurickat me vajzat e Adamit, sic thuhet ne Bibel dhe ne tekstet me te hershme mesopotamike. Enlil u zemerua per kete qe ndolli. Meqe ai kishte dijeni per katastrofen e afert, pra per permbytjen, pa ketu nje rast te mire per te hequr qafe njerezimin. Tekstet e lashta pershkruajne (me hollesisht nga Bibla), se si Enki nga meshira per njerezit, te cilet ishin krijesat e tij, e prishi kete plan dhe paralajmeroj nxenesin e tij besimtar Utanapishtim (Noe sipas Bibles) dhe e urdheroi qe te ndertonte arken dhe te lundronte drejte malit Ararat, me qellim qe fara e njerezimit te shpetonte.

Por cfare ishte atehere permbytja?
Ajo ishte nje katastrofe natyrore, por qe ishte parashikuar me pare. Shtresa antarktike e akullit u rrit ne periudhen e fundit te akullnajave. Pesha prej miljarda tonesh uji te ngrire ndollej mbi nje shtrese te shkitshme llumi dhe balte. Cdo crregullim do te bente qe kjo mase me permasat e nje kontinenti te shkiste ne oqean dhe te shkaktonte permbytjen me te madhe te te gjitha koherave, duke krijuar nje dallge gjigande prej disa dhjetra metra te larte e cila do te zhvendosej me mijra kilometra mbi siperfaqen e Tokes. Nefilim-et kishin aritur te zbulonin se Tokes i kercenohej nje katastrofe e tille. Planeti i dymbedhjete filloi ti afrohej perigjeut (pika me e afert nga toka ne orbiten e Henes) ndermjet Marsit dhe Jupiterit. Forca e fuqushme terheqese e tij filloj te ndikoje mbi toke ngadale. Nefilimet munden te llogarisnin mjaft sakte se c’forca te rendeses duheshin per ta bere qe te shkiste ate shtrese kolosale akulli. Per te bere pergatitjet ata u mblodhen te gjithe ne aeroportet e hapesires ne Sumer, pikerisht ne “Qytetin e Zogjve”, Sippar. Ne kohen kur qielli filloi te skuqej dhe toka lekundej ata u nisen drejt hapsires me anijet e tyre. Tekstet sumere pershkruan hollesisht nisjen, hyrjen ne orbiten e Tokes dhe agonine e Nifilimeve, kur ata vrojtonin se si Sumer-i u shkaterrua nga valet e fuqishme qe vinin nga jugu. Sipas fjalve te shkruasve te lashtesise, orteku i ujit “shtoj shpejtesine, permbyti male, dhe ra mbi njerezit me te rrokullisur me kasapane…”. Dhe me pas, kur shtrengata jugore kishte kaluar, u vendos qetesia dhe i tere njerzimi u degjua serisht. Me kete ngjarje mori fund menjehere periudha e fundit e akullit. Por kur Nefilimet u kthyen perseri ne toke, ata zbuluan se fara e njerezimit nuk ishte zhdukur plotesisht. Ata e binden Enlilin duke e zbutur ate, qe te bekonte njerzimin dhe t’i jepte atij nje qyteterim. Dhe, ashtu sic ne e tregon dhe Bibla, pasardhsit e Noes zbriten ne rrafshinen e Shinearit dhe ngriten qytetin e Sumerit.

Historia e permbytjes e cila kujtohet nga njerzimi ne mbare boten, eshte lidhur ngushte me njoftimet e vjetra te Anunnakeve apo Nefilimeve. Si me pare, disa do ti marin keto njoftime per “mite” dhe fantazi te parardhesve tane; megjithate keta skeptike duan te gjejne nje shpjegim per njohurite e habishme te sumerve dhe interpretimet e astronautve dhe te anijeve te tyre kozmike.

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52780

http://www.youtube.com/watch?v=0QXLn...eature=related

http://www.youtube.com/watch?v=FD2pdXGrUng


  Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante