Barca vazhdon luftėn...
Barcelona ka shėnuar fitore solide nė shtėpi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-0, duke vazhduar kėshtu luftėn pėr titull tė kampionit nė La Liga.
Blaugranėt e dominuan takimin, por prapa nuk mbetėn as mysafirėt e lodhur nga Bilbao. Ekipi i Marcelo Bielsas u mbajt mirė, por nė fund tė pjesės sė parė dėshtoi ti bėnte ballė presionit.
Andres Iniesta me asistimin e Lionel Messit (40) kaloi nė epėrsi Barcelonėn, qė ishte dhe rezultati i pjesės sė parė.
Nė pjesėn e dytė Bielsa fut nė lojė dy prej lojtarėve mė tė mirė tė cilėt i la nė pankinė, Iker Muniain dhe Ander Herreran, por as kėta nuk arritėn tė bėjnė diferencėn.
Njė penalti tė akorduar nė tė mirė tė katalanasve e shfrytėzoi kush tjetėr pos futbollistit mė tė mirė nė botė, Lionel Messit, i cili vazhdon ta ndjekė Ronaldon nė listėn e realizatorėve me 36 gola (58). Me rezultatin 2-0 mbaroi takimi, pasi baskėt nuk kishin gjasa qė tė bėnin njė rikthim.
Me kėtė fitore Barcelona ka 72 pikė, gjashtė pikė mė pak se sa Real Madridi qė ėshtė lider dhe qė sonte arriti nė shifrėn e 100 golave tė shėnuar kėtė sezon nė La Liga.