Prokurori i arrestuar ėndėrronte tė bėhej ambasador nė Beograd
Kur Nait Hasani kishte dalė kundėr emėrimit tė Nazmi Mustafit anėtar i Kėshillit tė Drejtues tė Institutit Gjyqėsor tė Kosovės, me arsyetimin se ishte bashkėpunėtor i regjimit tė Miloshevicit, ky prokuror ishte ankuar se i ėshtė dėmtuar karriera nė rrugėn e tij pėr tu bėrė ambasador i Kosovės nė Beograd.
Si rezultat i refuzimit tė deputetit tė PDK-sė, Hasani, mė 22 janar 2009, Nazmi Mustafi kishte marrė vetėm 13 vota pro emėrimit nė Kėshillin drejtues tė IGJK. 62 deputetė ishin deklaruar kundėr dhe dy kishin abstenuar. Ai nuk kishte kaluar, shkruan Koha Ditore.
Kėto argumente tė kėtij deputeti kishin bėrė qė prokurori boshnjak, Nazmi Mustafi, ta ndiente tė dėmtuar veten. Ia kishte thėnė nė sy Hasanit pretendimet qė kishte nė karrierėn e tij.
Kam pas njė takim me tė (Nazmi Mustafi v.j.) nė hollin e Kuvendit, me ērast mė ka thėnė se ka pas ambicie tė bėhej ambasador i Kosovės nė Beograd. Njėkohėsisht e ka pranuar se ka punuar pėr sistemin e Miloshevicit dhe se ėshtė i gatshėm qė tė punojė prapė pėr tė njėjtin sistem nėse ai vjen nė Kosovė, kishte thėnė Hasani nė njė seancė tė Kuvendit tė Kosovės.
Tre vjet mė vonė, karriera e prokurorit special mund tė pėrfundojė kėtu pėr shkak tė dyshimeve se gjatė punės sė tij ka marrė ryshfet nė kėmbim tė mosakuzimit tė disa tė dyshuarve pėr korrupsion.
Ai ka gjasa tė mos jetė mė as prokuror sikurse as ambasador nė shtetin serb qė po refuzon kategorikisht ta njohė pavarėsinė e Kosovės me pretendime territoriale. Prej sė hėnės ndodhet nė paraburgim, brenda tė cilit Mustafi ka dėrguar shumė njerėz tė cilėt mė vonė ishin liruar nga akuzat.
Rrezikon qė nėse gjenden prova tė bollshme tė dėnohet me burgim mbi 10 vjet.
Tė hėnėn, ėshtė arrestuar edhe Reshat Zherka nga Gjakova qė dyshohet se ka ndėrmjetėsuar nė mes tė Mustafit dhe tė dyshuarve pėr marrje tė ryshfetit. Ndėrkaq tė martėn nė mėngjes ėshtė arrestuar i kėrkuari i tretė, Xhelal Zherka. Gjykata e Qarkut nė Pejė ia ka caktuar Mustafit 30 ditė paraburgim me kėrkesė tė prokurorit, derisa Reshat Zherkės, 15 ditė.
__________________________________________
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,77915