Titulli: Fushatė antikombėtare e grekofilve tė Janullatosit
At Nikolla Marku. Pashkėt do ēlirojnė Kishėn nga uzurpatorėt grekė
ELBASAN - Famullitari i kishės “Shėn Maria” nė Elbasan, At Nikolla Marku deklaroi dje, se Festa e Pashkėve tė kėsaj pranvere, qė pėrkon me 100-vjetorin e Pavarėsisė sė vendit tonė do e ēlirojė nga e keqja e saj e pėrjetshme kishėn Ortodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare.
“Ne klerikėt do tė lutemi qė kjo festė tė bėjė tė mundur ēlirimin njėherė e pėrgjithmonė tė kishės Ortodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare nga uzurpimi i personave me shtetėsi e kombėsi greke. Pashkėt e sivjetme do i festojmė tė bashkuar pėr lavdinė e Zotit dhe rreth flamurit kombėtar shqiptar”,- u shpreh At Nikolla Marku gjatė njė konference tė dhėnė pėr shtyp.
DEKLARATA E MARKUT
Nė kėtė festė Pashkėsh, ne do tė lutemi qė Zoti tė dėgjojė lutjen e popullit shqiptar, kėtij populli e kombi qė ėshtė gjakosur, copėtuar e shfrytėzuar ndėr shekuj. Ne do tė lutemi qė pavarėsinė e Kosovės ta njohin sa mė shumė shtete. Ne do tė lutemi qė shqiptarėve kudo janė, t’u respektohen tė drejtat e tyre. Ne do tė lutemi qė shqiptarėt e Ēamėrisė tė kthehen nė shtėpitė e tyre nė Ēamėri. Ne do tė lutemi qė shqiptarėt e Malit tė Zi, tė kenė sa mė shumė tė drejta. Ne do tė lutemi pėr tė gjithė shqiptarėt qė ndodhen nėpėr botė, ta kenė sa mė tė lehtė jetėn dhe mallin pėr atdheun. Ne do tė lutemi qė shqiptarėt tė kenė njė shtet tė vetėm me kufi etnik. Ne do tė lutemi pėr shpirtin e atyre qė kanė dhėnė jetėn ndėr shekuj pėr lirinė, pavarėsinė dhe bashkimin kombėtar e territorial, aty ku na ka vendosur i madhi Zot. Ēdo shqiptar nga tė gjithė trevat e Shqipėrisė ėshtė i mirėpritur pėr festė.
FTESA
Kjo ftesė nga kleriku i mirėnjohur elbasanas u ėshtė drejtuar edhe personaliteteve mė tė larta tė fushave tė ndryshme tė artit, kulturės, shkencės, mediave, sporteve ku ka shqiptarė. Njė ftesė nga famullitari At Nikolla Marku u ėshtė bėrė edhe ambasadorėve, trupit diplomatik, si dhe rabinit tė Izraelit me rezidencė nė Shqipėri. “Duhet tė jemi bashkė nė Elbasan si tė barabartė pėrpara Zotit, me dashuri dhe respekt pėr njėri-tjetrin, pasi Festa e Pashkėve nė 100-vjetorin e Pavarėsisė pėr shqiptarėt do jetė shkėputja pėrfundimtare nga padrejtėsitė e shkaktuara nga viti i mbrapshtė 1913-tė, kur Shqipėria u copėtua. Kėto Pashkė, do jenė ngjallja e Shpėtimtarit, ngjallja e plotė e ndjenjave kombėtare dhe e traditave e vlerave mė tė mira qė mbart kombi shqiptar dhe gjuha shqipe”,- tha Marku. Sipas tij, kisha Ortodokse e Pavarur Shqiptare, beson se Festa e Pashkėve do tė jetė Pashka mė e bukur e shqiptarėve, sepse ajo ėshtė Pashka e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. “Kjo festė do sjellė gėzim dhe dritė nė shpirtin e ēdo njeriu, do tė jetė njė falėnderim dhe lutje tek Zoti, i cili po bėn tė mundur tė realizohen disa nga aspiratat e shqiptarėve. Si gjithmonė, Festa e Pashkėve do tė ketė fund e krye simbolet dhe aspiratat kombėtare shqiptare”,- pohoi kleriku elbasanas.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 07-04-12 nė 12:05
|