Pune ne qeveri ne te zeze
Kanė punuar pa kontratė, dhjetė orė mė shumė brenda javės sesa janė obliguar me ligj, pa kompensim pėr fundjavat, pa mbulim pėr sėmundje dhe janė paguar, kur kjo ka ndodhur, nė kesh dhe dyshohet pa iu mbuluar ndonjė taksė pėrkatėse. Kėto dyshohet se kanė ndodhur mu nė selinė e Qeverisė sė Kosovės, nė Prishtinė. Kompania pėrgjegjėse thotė se ajo ėshtė sjellur nė mėnyrė ligjore dhe ka respektuar tė drejtat e punėtorėve.
Fatlum Pllana nuk e kishte imagjinuar se nė objektin e Qeverisė sė Kosovės, ku ishte lokacioni qė punonte, do tė mund t’i shkeleshin tė drejtat e veta si punėtor pėr njė vit e gjysmė sa punoi aty. Nė fakt, ai as nuk ka menduar pėr kėtė kur e kishte gjetur punėn.
Pllana, 22 vjeē nga Prishtina, shėrbeu si kamerier nė bufenė e Qeverisė ku administron kompania “Amadeus” prej nėntorit tė vitit 2010 deri nė fillim tė marsit 2012. Ai do tė largohej nga kjo kompani pasi, siē tregon, ajo kishte katėr muaj qė s’po e paguante. Janė 800 euro pėr tė cilat Fatlumi pohon se nuk ėshtė kompensuar asnjėherė.
(shih dokumentin)
Fatlumi nė fakt ishte bėrė pjesė e tregut tė zi tė punės. Ai nuk kishte kontratė pune. Pagėn kryesisht e merrte kesh. Nga tetėmbėdhjetė muaj sa kishte punuar aty, vetėm katėr pagesa i janė bėrė pėrmes transferit bankar. Megjithėse ai pohon se punėn e kishte nisur nė nėntor tė vitit 2010, xhirollogarinė nė bankė e kishte hapur pesė muaj mė vonė sepse deri atėherė ishte paguar pėrmes zarfit.
Ligji kosovar i punės obligon tė gjitha organizatat punėdhėnėse tė kenė kontrata tė shkruara me punėtorėt. Pagesa mund tė bėhet pėrmes xhirollogarisė bankare ose kesh, por nė tė dy rastet duhet tė paguhen taksa. Pėr paratė qė ka marrė nė zarf, Fatlumi thotė se, me sa e din, nuk janė paguar taksa as nė burim dhe as pėr pension.
Fatlum Pllana
“Nė njėfarė forme kam qenė punėtor i Qeverisė ngase kompania pėr tė cilėn punoja ka qenė e kontraktuar pėrmes njė tenderi publik, por kjo kėnaqėsi zgjati krejt pak se shkelja e tė drejtave aty fillon prej ditės sė parė tė punės pėr tė gjithė punėtorėt”, thotė Fatlumi, derisa bėn me dorė nė drejtim tė objektit tė Qeverisė dhe nė dorė mbanė bexhin qė tregon se ėshtė punėtor i kėsaj kompanie.
“Bexhin nuk e kam dorėzuar pasi e kam lėnė punėn. Ėshtė e vetmja dėshmi qė kam punuar aty me qė kontratė nuk kam pasur sikur asnjė prej punėtorėve”, shprehet Fatlumi.
Ai thotė se ka ndenjur aty pasi ka pasur nevojė pėr punė. Dhe duket se, pėr shumė punė.
“Orari im ka qenė prej orės shtatė nė mėngjes deri nė pesė pasdite”, kujton Fatlumi. Sipas ligjit tė punės, i cili ka hyrė nė fuqi mė 1 janar 2011 (neni 20 pika 2), orari nuk duhet tė jetė mė gjatė se 40 orė nė javė. Fatlumi ka punuar mė shumė se dhjetė shtesė nė javė.
Po ashtu, gjatė tetėmbėdhjetė muajve nė punė, ai ka marrė dy javė pushim vjetor ose dhjetė ditė pune. Me ligjin e punės ai ka pasur tė drejtė tė pushojė edhe 20 ditė pėr njė vit. Dhe megjithėse ai ka pushuar vetėm 10 ditė, as ato nuk i janė paguar.
Tė dielat nė Qeveri
Kjo nuk ėshtė vetėm historia e tij. Agron Haliti, 23 vjeē nga Prishtina, ka njė rrėfim tė ngjashėm. Ai pėr njė vit e gjysmė sa pohon se ka punuar aty, asnjė rrogė tė plotė nuk e ka marrė pėrmes bankės. Sipas qarkullimit tė gjendjes bankare pėr tetėmbėdhjetė muaj, ai ka marrė vetėm 150 euro pėrmes bankės.
(shih dokumentin)
“Pjesėn tjetėr tė rrogės, 50 euro m’i kanė dhėnė nė dorė”, thotė Agroni.
Ai tregon edhe pėr tė shtunat e tė dielat qė i ka kaluar nė punė. “Kur ka qenė kabineti i Kryeministrit nė punė, ne natyrisht se kemi dalė tė punojmė. Pėr kėtė asnjėherė nuk jemi paguar. Madje nėse i kemi thėnė pronarit ai na ka thėnė ‘po punoni pėr kryeminsitrin, jo pėr mua’”.
Agroni thotė se kompania “Amadeus” i ka mbetur borxh edhe katėr rroga pa llogaritur edhe pushimin vjetor. “Janė 800 euro dhe sa herė i kontaktoj pėr to mė thotė ‘nesėr’”.
Agron Haliti
Gazeta Jeta nė Kosovė ka folur edhe me njė ish-kuzhinier, Elmedin Sinanin, tė kėsaj kompanie, i cili ishte detyruar tė lėrė punėn pėr shkak tė njė sėmundje pėr tė cilėn nuk mund tė merrte pushim mjekėsor.
“Unė punova njė muaj e gjysmė, u sėmura, m’u desh tė shkoja nė Tiranė. Ata as pushim qoftė edhe pa pagesė nuk mė jepnin. Kėsisoj m’u desh ta lė krejt punėn, por kam mbetur pa marrė asnjė centė pėr njė muaj e gjysmė sa kam punuar”, thotė Sinani.
Sipas nenit 59 tė ligjit tė punės, “i punėsuari, nė rast tė sėmundjes, ka tė drejtė nė pushim mjekėsor tė rregullt mbi bazėn, deri nė njėzet (20) ditė pune brenda njė (1) viti me kompensim prej 100 % tė pagės”.
Gazeta ka folur edhe me disa ish punėtorė tė cilėt vazhdojnė tė shėrbejnė nė bufenė e Qeverisė dhe tė cilėt nuk kanė guxuar tė flasin me emra duke mbajtur shpresė se pronari do t’ia lajė borxhet qė iu detyrohet. Disa tė tjerė nuk kanė pranuar tė flasin.
Kompania: Gjithēka nė pėrputhje me ligjin
Pronari i “Amadeusit”, Arsim Makolli, i mohon tė gjitha tė dhėnat e prezantuara nga ish punėtorėt dhe disa nga punėtorėt e tij aktualė.
“Punėtorėt e mi punojnė prej orės tetė deri nė katėr, rrogat i kanė tė mira, kontrata kanė, pushimin vjetor ua paguaj dhe nuk u kam borxh”, ka thėnė Makolli, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.
Ai ka shtuar se nuk ėshtė pėrgjegjės pėr asnjė shkelje gjatė punės nė bufe. “Kushdo qė iu ka dhėnė juve informata tė kėsaj natyre, kanė qenė armiqtė e mi”, ėshtė shprehur ai.
Por Makolli nuk ka qenė nė gjendje tė sigurojė as edhe njė kontratė tė vetme tė ndonjė punėtori tė tij nė bufenė e Qeverisė megjithėse gazeta e ka pritur pėr dy javė.
Kompanitė private obligohen me ligj tė punės krejt njėjtė sikur institucionet e tjera, por Makolli arsyetohet me tė qenit ‘privat’. “Unė jam kompani private dhe nuk kisha dashur qė ju me interpretu diēka kėtu si shkelje tė Qeverisė”, rekomandoi ai.
“Amadeus” e kishte fituar pėr herė tė parė tenderin e shpallur nga Ministria e Administratės Publike nė gusht tė vitit 2009 pėr tė ofruar shėrbimet hoteliere nė, siē quhet, objekti i ish-Bankosit ku ėshtė i vendosur Kryeministri dhe kabineti i tij, Ministria e Financave, ajo e Integrimit Europian, e Punėve tė Jashtme si dhe disa komisione qeveritare.
“I njėjti operator e ka fituar tenderin sėrish nė gusht tė 2011 pėr 36 muajt e ardhshėm nė mesin e shtatė ofertuesve tė tjerė duke ofruar ēmimin mė tė lirė”, thotė drejtori i prokurimit nė MAP, Arton Berisha.
Pėrkushtimi institucional vetėm nė erė
Ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, nė njė debat mė 1 maj, vitin e kaluar, kishte thėnė: “Jam i pėrkushtuar pėr mirėqenien e punėtorėve nė Kosovė dhe jam i angazhuar maksimalisht pėr njė bashkėpunim tė ngushtė nė mes tė Qeverisė dhe sindikatave nė tė mirė tė mirėqenies sė punėtorėve tė Kosovės”.
Pavarėsisht kėsaj, nė kuadėr tė 5,100 inspektimeve nga Inspektorati i Punės, gjatė nėntėmujorit tė parė 2011, janė shqiptuar mbi 700 vėrejtje.
Administrata Tatimore e Kosovės (ATK), nė njė deklaratė javėn e kaluar, u rikujtoi tė gjithė personave tė cilėt merren me aktivitete afariste, se nė bazė tė legjislacionit tatimor janė tė detyruar tė regjistrohen, pajisen me Numėr Fiskal, deklarojnė dhe paguajnė tatimet (bazuar nė statusin e tyre) dhe tė mbajnė tatimin nė burim dhe kontributet pensionale pėr punėtorėt e tyre.