...
Grupe tė armatosura pritet ta marrin veriun me forcė !
Me titullin Maqedonia nė kazanin kosovar e pėrditshmja maqedonase Fokus e ditės sė Martė shkruan se nė rajonin e Likovės dhe pėrgjatė kufirit Maqedoni - Kosovė ka grupe tė uniformuara dhe tė armatosura. Kėto grupe tė uniformuara, sipas gazetės, i kanė parė edhe policia dhe me kėtė janė tė njohur instancat mė tė larta tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, transmeton shkrimin portali Shqipmedia.
Fokus ka kontaktuar ish-ministrin e Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė Pavle Trajanov i cili pėr gazetėn nė fjalė ka thėnė se sipas informatave qė ka ai, pėrgatitet destabilizimi i Kosovės pasi pėrgatitet marrja me forcė tė veriut tė Mitrovicės.
"Bėhet fjalė pėr njė operacion tė gjerė qė pėrfshin nė plan edhe destabilizimin e Maqedonisė dhe Luginės sė Preshevės me tė cilėn do tė tentohet tė tėrhiqet vėmendja e ndėrkombėtarėve pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Jo rastėsisht NATO ka kėrkuar trupa shtesė nė Kosovė", ka thėnė pėr gazetėn Trajanov.
Ndryshe dje nė artikullin e tij tė pėrjavshėm gazetari i Vecer Dragan Pavlovic-Latas, i cili njihet si mik i ngushtė i kryeministrit Gruevski, pėr vrasjen e 5 maqedonasve para disa javėsh nė Shkup drejtoi gishtin kah kosovarėt.
/indeksonline/