Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Shqiptarėt dhe Fėlliqedonia (!?)
Agim Vinca
Nė njė debat televiziv nė RTK, me rastin e skandalit tė Enciklopedisė maqedonase (2009), nė tė cilin merrnin pjesė dy akademikė (Pajazit Nushi e Ali Aliu), njė historian (Jahja Dranēolli) dhe unė (Agim Vinca), pa harruar, natyrisht, as gazetarin (Nuhi Bytyēi), pata theksuar se ne shqiptarėve si komb na mungon strategjia politike ndaj fqinjėve: njė qėndrim politik unik e afatgjatė ndaj fqinjėve tanė tė drejtpėrdrejtė. Mungesa e kėsaj strategjie bie nė sy sidomos nė qėndrimin ndaj ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė nė kėta njėzet vjet, prej pavarėsimit tė saj e kėndej, por edhe mė parė, kur ajo nuk kishte ende subjektivitet ndėrkombėtar.
Shqipėria dhe shqiptarėt janė, siē dihet, tė vetmit nė Ballkan, qė ua njohin maqedonasve (sllavė) edhe gjuhėn, edhe kombėsinė, edhe shtetin, edhe kishėn e, madje, edhe identitetin e tyre problematik. Krejt ndryshe ndodh me fqinjėt e tjerė tė tyre: Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė, tė cilėt ua kontestojnė kush emrin, kush kishėn e kush gjuhėn, kulturėn dhe kombėsinė.
Por ēndodh, ndėrkaq, si kundėrshpėrblim? Nė Maqedoni ka pasur dhe vazhdon tė ketė njė urrejtje tė paparė ndaj shqiptarėve dhe jo vetėm ndaj shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e tyre nė kėtė vend, por edhe ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi, kudo qė jetojnė ata, nė Kosovė, nė Shqipėri a gjetkė; njė albanofobi tė vėrtetė. Themi kėshtu, sepse nuk dimė si ta quajmė ndryshe kėtė fenomen irracional, i cili, herė-herė, nga niveli verbal (artikujt fyes nė shtyp, brohoritjet nėpėr stadiume dhe parullat Vdekje shqiptarėve! nėpėr mure), kalon edhe nė atak fizik: grupe njerėzish, me e pa maska, sulmojnė tė rinjtė dhe fėmijėt shqiptarė nėpėr autobusė, shkolla, rrugė, stadiume e kahmos tjetėr, siē po ndodh nė kohė tė fundit. Sulmet si ai nė fshatin Ēiflik tė Shkupit kanė elemente fashizoide dhe ti kujtojnė repartet e junkerėve tė Hitlerit.
A bėhet fjalė pėr incidente spontane, ēfarė ka kudo, ku mė shumė e ku mė pak, apo pėr diē tjetėr?
Nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė kėto tė jenė edhe incidente, sepse incidente ndodhin nė ēdo shoqėri, por aktet e tilla nėse nuk janė tė organizuara direkt nga strukturat shtetėrore, kanė frymėzim politik dhe janė shprehje e drejtpėrdrejtė e politikės nė thelb antishqiptare tė qeverisė aktuale tė Maqedonisė, nė krye tė sė cilės qėndron njė njeri, rejtingu i tė cilit rritet vazhdimisht, nga dita nė ditė, kryesisht pėr shkak tė qėndrimit tė tij tė fortė ndaj shqiptarėve.
Momenti aktual nė Maqedoni tėrheq vėmendjen edhe pėr njė aspekt tjetėr, pak a shumė tė ri dhe pothuajse tė panjohur mė parė.
Prej themelimit tė kėtij shteti, fillimisht si republikė nė kuadėr tė federatės jugosllave (1945) dhe pastaj si shtet i pavarur, pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė (1992), shqiptarėt kanė qenė nė konflikt me strukturat shtetėrore maqedonase, qė ua kanė shkelur atyre tė drejtat e tyre elementare, por jo me bashkėqytetarėt e tyre maqedonas, me tė cilėt kanė pasur marrėdhėnie tradicionalisht tė mira ose relativisht tė mira. Pėr herė tė parė, konflikti nė Maqedoni merr konotacione tė konfliktit ndėretnik, madje edhe ndėrfetar, gjė qė nuk kishte ndodhur as nė vitin 2001, pra shfaqet si konflikt i shqiptarėve dhe maqedonasve (sllavė), pėrkatėsisht konflikt i tė krishterėve dhe myslimanėve. Kam parasysh kėtu karnevalin e Vevēanit dhe pastaj protestėn nė Strugė me pjesėmarrje edhe tė kryetarit tė komunės, qė ėshtė pėrfaqėsues i BDI-sė.
Nė Strugė (nė Strugėn time tė dashur) nuk janė mbajtur protesta kaherė: as kur ėshtė djegur flamuri shqiptar nė kuadėr tė MPS-sė, as kur janė pėrdhosur bustet e atdhetarėve shqiptarė Dr. Ibrahim Temo dhe Dervish Hima (mė se njė herė), as kur janė shkulur tabelat dygjuhėshe qė tregojnė vendbanimet, por u reagua me dalje nė shesh kur u pėrqeshėn ritet fetare myslimane, falja e namazit, nė njė karneval tradicional tė krishterė!
Ėshtė i papranueshėm cenimi i ndjenjave fetare tė besimtarėve myslimanė, por ėshtė miopi politike organizimi i njė proteste gjithėpopullore me simbole e ikonografi fetare. Nuk duhet gėlltitur kurrsesi ky karrem. Shqiptarėt edhe vetė janė popull trikonfesional, qė ka njė harmoni fetare shembullore, vlerė kjo me tė cilėn ata mburren para botės. Konflikti mbi baza fetare ėshtė i dėmshėm dhe i rrezikshėm. Tekefundit, shqiptarėve nė Maqedoni, as nė monizėm e as mė vonė, nuk u janė cenuar tė drejtat fetare, por tė drejtat nacionale.
Kjo qė ndodh sot nė Maqedoni, sikurse edhe provokimet dhe sulmet e mėparshme, pothuajse ciklike, ėshtė nė radhė tė parė pasojė e gabimeve qė janė bėrė nė tė kaluarėn nga vetė shqiptarėt nė raport me Maqedoninė dhe maqedonasit.
Pėr mendimin tim, nė vitet 1992-93, pra rreth njėzet vjet mė parė, janė bėrė dy gabime tė mėdha e tė pafalshme tė klasės politike shqiptare nė raport me Maqedoninė. Kėto dy gabime janė: hyrja nė koalicion qeveritar e Partisė pėr Prosperitet Demokratik (PPD) nė kohėn kur Maqedonia e kishte shpallur pavarėsinė e saj, por nuk kishte subjektivitet ndėrkombėtar (nuk ishte njohur nga bota, nuk ishte anėtare e OKB-sė dhe e organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė etj.) dhe njohja e parakohshme dhe pa kurrfarė kushtesh e IRJM-sė nga Republika e Shqipėrisė nė vitin 1993, nė kufijtė e saj ekzistues, brenda tė cilėve janė edhe tokat shqiptare tė pushtuara nga Serbia gjatė luftėrave ballkanike nė vitet 1912-13.
Ėshtė pėr tu habitur qė sa herė flitet pėr ēėshtjen shqiptare nė Maqedoni, pėrfshirė edhe valėn e debateve qė ka shpėrthyer tani, nuk pėrmenden kėto dy momente kyēe pėr fatin dhe pozitėn e shqiptarėve nė kėtė vend. Pėrse mund tė thuhet kėshtu? Do tė pėrpiqem ta argumentoj shkurt, me pak fjalė, kėtė qė them. Duke hyrė nė koalicion qeveritar nė kohėn kur Maqedonia nuk kishte ende subjektivitet ndėrkombėtar, subjekti politik shqiptar nė Maqedoni, brenda tė cilit qe infiltruar elementi gligorovian, bėri njė akt vetėvrasės: i amortizoi kėrkesat e veta pėr barazi e shtetformim dhe ankesat pėr pabarazi e diskriminim para faktorit ndėrkombėtar dhe ia hapi rrugėn drejt njohjes si shtet Maqedonisė, aq mė parė qė atė e njohu, solemnisht, siē thuhej nė deklaratėn e lėshuar me atė rast (mars 1993), ndėr tė parėt nė botė, edhe shteti amė i shqiptarėve, Shqipėria e Sali Berishės. Maqedonia ėshtė dashur tė kontestohet atėherė nga shqiptarėt e jo tani, sepse tani ėshtė vonė. Madje, vonė mund tė thuhet se ishte edhe nė vitin 2001, kur shpėrtheu kryengritja e armatosur e shqiptarėve nė Maqedoni, e cila, ndonėse luftė atipike, pėr tė drejta e jo pėr territor, e lėvizi, megjithatė, ēėshtjen shqiptare nė Maqedoni nga pika e vdekur tek kishte ngelur qė nga viti 1991.
Gabim tjetėr strategjik i faktorit politik shqiptar nė Maqedoni mund tė quhet heqja dorė nga Referendumi pėr autonomi politiko-territoriale i vitit 1992 dhe tėrheqja e partive politike shqiptare nga Shkupi nė Tetovė, tek i kanė selitė edhe sot (njėra, madje pikėrisht ajo qė ėshtė nė pushtet, nė katund), me ēka shqiptarėt praktikisht hoqėn dorė nga Shkupi dhe e humbėn atė.
Po tė mos ishin bėrė kėto gabime strategjike: hyrja nė koalicion qeveritar nė kohė krejtėsisht tė papėrshtatshme, qė praktikisht ishte vetėvrasje politike; njohja e parakohshme dhe pa kusht e Maqedonisė nga Tirana zyrtare dhe heqja dorė e subjektit politik shqiptar nga kėrkesa pėr autonomi politiko-territoriale, qė do tė thotė praktikisht federalizim i Maqedonisė, ndoshta nuk do tė kishte pasur nevojė as pėr kryengritjen e vitit 2001, sepse do tė ishin arritur me mjete politike ato qė u desh tė arrihen me gjak e sakrifica.
Kam ndjekur kėto ditė debatet pėr situatėn nė Maqedoni. Nė asnjė nga kėto debate nuk kam dėgjuar tė pėrmenden kėto gabime tė pafalshme tė politikės shqiptare nė Maqedoni dhe ndaj Maqedonisė. Sikur tė mos ekzistonin fare dhe tė mos kishin kurrfarė lidhjeje me zhvillimet e sotme. Nuk kam dėgjuar as tė shtrohet nga ndokush ēėshtja e pėrgjegjėsisė historike nga ana e atyre qė i kanė bėrė ato shkarje politike, tė gjallė e tė vdekur. Asnjė autokritikė, asnjė brejtje ndėrgjegjeje, asnjė kėrkim faljeje. Asgjė! Si ka mundėsi tė kalohet kaq lehtė mbi kėto gabime dhe pėrse unė insistoj te kjo ēėshtje? Njė, sepse gjėrat duhen emėruar me emrin e vet, saktė dhe qartė dhe, e dyta, sepse pėrvoja historike na mėson se kush nuk mėson nga gabimet e sė kaluarės i pėrsėrit ato.
Nė raport me Maqedoninė, madje, shqiptarėt, nuk e di pse, sikur manifestojnė njė prirje mazohiste. Ia mbyll Portin e Selanikut Greqia Maqedonisė pėr shkak tė emrit, vrapon Shqipėria tia hapė Portin e Durrėsit! Bujrum! Kėrkojnė krematoriume pėr shqiptarėt tifozėt maqedonas, del ambasadori i Shqipėrisė nė Shkup dhe deklaron publikisht se njė grup tifozėsh nuk mund ti prishin marrėdhėniet e mira mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė! Pėrmbytet Shqipėria me javė tė tėra, Maqedonia nuk e sheh tė udhės tė shtojė njė dėrrasė pėr ta pakėsuar sasinė e ujit nė Drinin e Zi (menaxhimi i ujėrave tė liqenit ėshtė kompetencė e pushtetit qendror) pėr tia zgjatur dorėn sadopak fqinjit qė ėshtė nė fatkeqėsi. Fyhen shqiptarėt nė njė botim tė festivalit ndėrkombėtar tė poezisė, Mbrėmjet e Poezisė nė Strugė, por pikėrisht njeriu qė qėndron prapa kėtij akti shovinist, kryetari i bordit, Anēevski, ftohet tė marrė pjesė, po atė vit, nė dy manifestime letrare nė Shqipėri: nė Pogradec dhe nė Durrės! Nuk e kam bėrė publike deri mė sot njė vaki qė mė ka ndodhur mua personalisht nė Aeroportin e Rinasit, nė shtator tė vitit 2001, pikėrisht nė ditėn kur mbahej mbledhja e parė e Kuvendit tė Maqedonisė pas luftės, policja shqiptare (femėr) prapa kabinės me xhama ma shkyen kartonin nė tė cilin kisha shkruar, nė rubrikėn shtetėsia: IRJM, pra emrin zyrtar tė kėtij shteti, duke mu drejtuar me fjalėt: Pėrse nuk shkruan Maqedoni?!.
Nė vend qė tė kėrkojė llogari nga autoritetet maqedonase pėr provokimin e rėndė nė ndeshjen miqėsore mes Kombėtares sė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė nė Prilep, ku plot 90 minuta u brohorit Vdekje shqiptarėve!, vetėm pak ditė pas vizitės sė Kryeministrit shqiptar nė Shkup, ambasadori i Shqipėrisė nė Maqedoni ngutet tė deklarojė, pa ia kėrkuar kush, se marrėdhėniet e mira shqiptaro-maqedonase nuk i prishkan dot njė grup tifozėsh, duke u bėrė kėshtu pa pikė nevoje avokat i Shkupit zyrtar! Ēfarė politike ėshtė kjo? Ēfarė diplomacie ėshtė kjo?
Krejt ndryshe sillet pala maqedonase ndaj provokimeve tė ngjashme, qė mund tė vijnė qoftė edhe nga njė qytetar i vetėm shqiptar. Kur flamuri maqedonas digjet, nė shenjė revolte, nė njė qytezė si Burreli, qeveria maqedonase i dėrgon sakaq notė diplomatike qeverisė shqiptare. Maqedonia sillet ndaj Shqipėrisė si tė ishte farė superfuqie, kurse Tirana vazhdon tė jetė, dje dhe sot, tejet e butė e dashamirėse ndaj saj, nė ēdo pikėpamje. Natyrisht, askush nuk ėshtė kundėr marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore, pėrkundrazi, por nė emėr tė kėsaj kinse politike nuk mund tė shkelet mbi dinjitetin e kombit dhe interesat kombėtare.
Njė komp ēvleftė ti vėrė vethesė, atė i vėnė edhe tė huajtė.
Naim Frashėri, Mėsime, Bukuresht, 1894
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|