Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-04-12, 16:20   #158
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ditari i ndjenjave....!

Tashmė isha mė i vendosur pėr tu pagėzuar, por duhesha tė kaloja rrugėtim tė gjatė pėr tė arritur deri tek caku. Kur shkova te shtėpija, nėna me pyeti ku isha, i thash isha me shokė, e besoj, e ndiva veten keq qė po genjeja nėnėn e cila me vujte mė kishte rritur dhe edukuar, thuja vetem sepse babai ka vite qė punon nė mergim. U mbylla nė dhomen time, hapa kompjuterin, hyra nė internet, kėrkoja faqe katolike shqip. Kėrkoja dhe gjeta gjėra interesante, u befasova sa shumė kisha katolike paska nėpėr trojet shqiptare, shumica nga ato ishin tė bukura, zemra mu kėnaq.

Vazhdova me kėrkime, dhe ja ēelsi qė mė duhej, gjeta Biblen nė gjuhen shqipe. Faqja quhej www. Bibla.net. Kisha shumė paqartėsi, fillova tė lexoj nga fundi, duke mendu se lexohet sikur Kurani, ama asgja nuk kuptoja kėshtu. Dilsha nga njė kapitull nė tjetrin. Mbeta pa gjumė deri nė ora 5 e mėngjesit. Shyqyr se ishte ditė e diele, dhe nuk duhej tė dilsha nė punė, sepse lokali ku punoja ishte i mbyllur. Nėna mė trokiti nė derė nė ora 10, me vėshtirsi u zgjova, hengra bukė dhe piva kafe.

Thirra tė fejuaren time nė mobil, pas gjysem ore u takuam nė qytet, shkum nė ameltore, pimė nga njė limonat. Bisedonim pėr pėrgatitjen pėr martesė. Kishin mbet edhe 6 muaj deri te dasmja jonė. Duke folur, nga naiviteti e pyeta: a kishe pranu meu ba katolike ? Mu pėrgjigj : kurr nuk bana kaurre (krishtere) !

Ajo kishte migjen imam, dhe familja e saj ishte shumė e islamizuar. Fillova t'ja spegoj se tė gjithė shqiptarėt para 300 vjetve kanė qenė katolik apo ortodoks, por kot, ajo ishte skuqur nė fėtyrė, dridhej nga nervoza. Pastaj i thash vetem tė testova. Po tė kishte pas guxim ndoshta ma kish dhanė njė shuplak !

Pas njė jave, kamė udhėtuar pėr nė Gjakovė pėr vizit te disa shokė (i njohja qė nga koha e luftes). Jemi kėnaq duke shėtit, nė njė pjesė tė qytetit vėrejta dy kisha katolike. U thash tre shokve dua tė hyj mbrenda. Ata qeshen me mua, dhe mė than me humor: hajt bre a e ki menjen meu ba prifta a ? U pėrgjigja me humor: po du meu ba prift ! Njėri nga shokėt banonte nja 5 minuta nga kisha, dhe kishte vizitura kėtė kishė me qindra herė edhe pse ai ėshtė musliman. Aty ishte njė si dyqan ku shitnin libra dhe kryqa katolik.

Bleva Biblen, kushtoj dikund 15 euro mė duket. Ishte liber me mbi 600 faqe dhe me kualitet tė lart. Pas qėndrimit tim dy ditor u ktheva nė qytetin tim, biblen e kisha mėshef nė qanten e krahut. Kisha frikė qė ma shef dikush. U futa nė dhomen time, tani vazhdova tė lexoj biblen, por kėtė herė vetem pjesė nga Ungjilli, ashtu si mė pati kshilluar njė grua aty tek kisha nė Gjakovė.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė