Rreziku nga lėvzijet ekstremiste fetare nė Kosovė
Burim Ramadani
Rreziku kryesor afatgjatė i Kosovės dhe i kombit shqiptar ėshtė aktiviteti i lėvizjeve ekstremiste islamiste. Ashtu sikurse po rritet numri i incidenteve qoftė nė rrugė apo qoftė nė xhami, ashtu ėshtė duke u rritur edhe rreziku pėr tė ardhmen demokratike tė Kosovės dhe kombit shqiptar
o shumė muaj mė parė, thuajse u bė nami i zi pėr shkak se Kuvendi i Kosovės votoi kundėr hyrjes sė shamive nėpėr shkollat publike parauniversitare dhe kundėr mėsim-besimit nė kėto shkolla. Dolėn nė media, dolėn nė protesta, shanė e ēka nuk lanė pa thėnė. Madje, na krahasonin me majmunė e na quajtėn edhe antiislam.
Disa njerėz qė vetes i thonin hoxhallarė apo tė tjerė qė quanin veten liderė tė grupeve tė caktuara, por qė nė fakt mundoheshin qė tė marrin rol politik nė shoqėrinė kosovare, nuk lanė tė zezė pa drejtuar kah njė grup i deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės. Thua se ne ishim mė tė kqijtė e botės dhe se ne ishim penguesit mė tė mėdhenj tė historisė sė pėrhapjes dhe praktikimit tė fesė. Kjo nė asnjė moment fare nuk ka pėrfaqėsuar qėndrimet dhe pozicionet e Bashkėsisė Islame tė Kosovės (BIK), qė ėshtė i vetmi organizim fetar islam i Kosovės.
Tashmė, disa muaj mė pas, kėta njerėz harruan kėtė ēėshtje. Dhe, kjo tregon qartė se motivi i tyre ka qenė krejtėsisht politik. Flamuri i zi nė qendėr tė Prishtinės, po ashtu, ka pasur motiv dhe qėllim politik, pėr tė shkatėrruar Kosovėn dhe pėr tė shkatėrruar tė ardhmen evropiane tė fėmijėve tanė.
Sdo mend se kėto ishin sulme me motive politike dhe assesi fetare. Sepse, feja nuk i lejon askujt tė keqpėrdorė ndjenjat e tė tjerėve. Dhe, kėta qė hidhnin vrerė mbi ne, nuk ishin asgjė tjetėr pos tė dėrguar politik tė njė fryme antidemokratike, antishqiptare dhe antiperėndimore. Kėta ishin dhe janė njerėz qė asnjėherė nuk mendojnė mirė pėr kombin shqiptar, as pėr Kosovėn dhe as pėr rrugėn qė shteti e populli i Kosovės ka zgjedhur shumė kohė mė parė. Kėta ishin dhe janė armiqtė e Kosovės dhe armiqtė e kombit shqiptar.
Nuk ka se si tė trajtohen ndryshe kėta qė konsiderojnė dhe thonė se shqiptari mysliman e ka vėlla afganin, sepse ėshtė mysliman, dhe nuk e ka vėlla shqiptarin e krishterė. Apo qė konsiderojnė dhe e shprehin hapur (idiotėsinė e tyre!) se Nėna Tereze na paska qenė e padenjė pėr tė shkuar nė parajsė, sepse nuk e paska pranuar islamin si fe. Apo, pėr mė keq, kėndojnė kėngė fetare pėr Bin Ladenin, kryeterroristin e epokės moderne tė jetės njerėzore nė rruzullin tokėsor.
Si nuk kanė asnjė fije mendje dhe asnjė fije shqiptarie nė tėrė trupin e gjakun e tyre? Si janė verbuar kėshtu kėta njerėz dhe shkojnė aq larg sa tė pretendojnė tė shpallin armik Perėndimin? Si kanė arritur nė kėtė nivel tė ulėt sa qė synojnė largimin e Kosovės dhe kombit shqiptar nga rruga drejt NATO-s dhe BE-sė? Por, mbi tė gjitha, sa paguhen kėta njerėz qė tė na kthejnė me shekuj prapa? Sa paguhen kėta njerėz qė tė hedhin nė humnerė tė gjitha ēka kemi arritur pėr dekada me radhė? Kush i paguan dhe interesi i kujt po mbrohet nga njerėz tė tillė?
Nuk ėshtė asnjėherė e ngutshme qė tė thuhet qartė dhe me zė tė lartė se rreziku kryesor afatgjatė i Kosovės dhe kombit shqiptar ėshtė aktiviteti i lėvizjeve ekstremiste islamiste. Numri nė rritje dhe shtrirja e strukturės sė rrjeteve ekstremiste islamiste po bėhet gjithnjė e mė shumė shqetėsim pėr njerėzit liridashės tė Kosovės. Aftėsimi i kėtyre lloj grupeve fundamentaliste kėrcėnon direkt jetėn e secilit prej qytetarėve tė Kosovės. Edhe tė atyre vetė!
Fushatat e tilla politike nė emėr tė besimit fetar janė treguar nė shumė vende tė botės si rrezik pėr katandisjen e shoqėrisė dhe shtetit. Lėvizje tė tilla ekstremiste veprojnė me plane afatgjate dhe me qėllime disadekadėshe. Askush nuk duhet tė mendojė se lėvizjet e kėtilla edhe nė Kosovė synojnė tė arrijnė efektet pėr pak vite. Ato synojnė tė kenė rezultate qoftė edhe pas gjysmė shekulli.
Pakistani ka qenė dhe mbetet njė prej shembujve kryesorė tė botės sė tashme pėr qėllimet e kėtilla tė lėvizjeve ekstremiste. Puna e fundamentalistėve atje kishte filluar qysh pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe efektet kryesore po jep gati 60 vjet mė vonė. Sot, me tė drejtė, Pakistani konsiderohet si shkolla e terrorizmit dhe nuk ėshtė e ēuditshme qysh edhe vetė Bin Ladeni ishte fshehur aty pėr vite me radhė.
E tėra atje kishte filluar me ofrimin e mundėsisė sė shkollimit falas nėpėr shkolla fetare, si alternativė pėr ēmimin e lartė tė shkollimit tė fėmijėve nėpėr shkollat publike-shtetėrore tė Pakistanit nė atė kohė. Dhe, me ndryshimin e gjeneratave, ai vend u kthye nė eksportuesin kryesor tė grupeve terroriste nė atė pjesė tė botės.
Qėllime tė tilla tė rėnda mund tė kenė edhe grupe tė caktuara brenda kombit shqiptar. Nė Ballkanin e sotėm, kur demokracia po fillon tė zėrė rrėnjėt e saj pas njė periudhe tė rėndė tė komunizmit, lėvzije ekstremiste islamiste po mundohen pėr mė shumė se njė dekadė tashmė tė investojnė nė kėtė lloj mentaliteti fundamentalist.
Kjo duhet tė ndalet. Kėsaj i duhet dhėnė pėrgjigje shtetėrore, sepse rreziku po rritet. Ashtu sikurse po rritet numri i incidenteve qoftė nė rrugė apo qoftė nė xhamia, ashtu ėshtė duke u rritur edhe rreziku pėr tė ardhmen demokratike tė Kosovės dhe kombit shqiptar.
(Autori ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i AAK-sė dhe deputet i Kuvendit tė Kosovės)
origjinali