Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Ku shtrohet Vala
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar,
... Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.
Q'aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet'e dytė...
Dh'i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m'i shtinje sytė...
Po me t'u ndarė vet e vet,
Mė s'kishim turp qė s'kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:
E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.
Q'aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar.
Se kish kuptim qė s'kish kuptim,
Kuptim'i fellė-i mallit t'onė;
Se malli jon'ish zotėrim,
Qė robėron pėrgjithėmonė;
Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri - njė fshehtėsi
M'e fshehur sesa fshehtėsija.
LASGUSH PORADECI
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
|