Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
Thellė nė veten teme flejnė kangėt e pakėndueme,
tė cilat ende vuajtja as gėzimi s'i nxori,
tė cilat flejnė e presin njė ditė ma tė lumnueme
me shpėrthye, m'u kėndue pa frigė e pa zori.
Thellė nė veten teme kangėt e mija jesin...
e unė jam vullkani qė flen i fashitun
por kur t'i vije dita tė gjitha ka me i qitun
nė njėmijė ngjyra tė bukura, qė nuk vdesin.
Por a do tė vijė dita kangėt me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! se liria filloi me lulėzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valėn.
O kangėt qė fleni, reliket e mija
q'ende s'keni prekun as nji zemėr tė huej,
vetėm unė me ju po kėnaqem si fėmija,
unė - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.
MIGJENI
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
|