Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-05-12, 06:46   #7
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Burreshtetasi i pare qe zyrtarisht e priti RUGOVEN

Ne organizimin e shoqates Turko-Shqiptare dhe lobimit te Xhelaletin OLMEZXHAN,Menter SHAHINLER te dy me origjine shqiptare nga Turqia ,Qamil BYTYQIT,Arif BOZAGJIUT etj,u organizya nje vizite zyrtare ne Turqi.Pas disa takimeve ne Stamboll me bashkatdhetaret shqiptare,prej ketu shkuam ne Ankara me vetura.Ishte ky nje rrugetim te cilin e propozoi me insistim te madh Xhelatini,duke iu shmangur fluturimit me aeroplan.

Ishte ky nje udhetim shume i veshtire te cilin nuk do ta harroj kurre.Binte bore e madhe dhe rruga ishte shume e gjate dhe malore.Kisha drojen e siguris ne komunikacion.Megjithate ia dolem disi.Mercedesi i Xhelatinit nuk na tradhetoi.

Takimi me presidentin turk,Turgut OZAL,u mbajt me 12 shkurt 1992.OZAL ishte nje reformator i ekonomis te Turqise i cili zhvilloi kete vend me te madhe.Duke qene mik i ngushte i kancelarit KOHL,ai shfrytezoi te gjitha perparesite dhe coi Turqine ne rrugen e madhe te zhvillimit.Me Kryetarin ne keter takim ishim Avni Spahiu,Xhelatin Olmezxhan dhe Arif Bozagjiu.Me ne ishte edhe gazetari Behxhet Haliti.

Arifi ishte nje shkrimtar i pasionuar dhe veprimtar i denje i pavaresis se Kosoves.Duke qene me kombesi turke ai kontribuoi shume ne afirmimin e pavaresise se Kosoves.

Takimi me OZALIN zgjati rreth 60 minuta,ku u kembyen informata te ndryshme ne lidhje me historine shqiptaro-turke dhe kerkesen e RUGOVES per pavaresi.Kryetari foli edhe per numrin e madhe te kosovareve qe te detyruar kane emigruar ne Turqi.

Xhelaletini ne takim tha se ne Turqi jane rreth 3 milione qytetare me prejardhje shqiptare.OZALI pak si i befasuar kerkoi nga bashkepuntoret e tij hartat e Ballkanit dhe u bisedua per levizjet dhe shtrirjen e shqiptareve ne Ballkan.Ishte nje takim miqesor,ku OZALI me prejardhje kurde shprehu simpati per shqiptaret dhe premtoi se do te gjenden forma per ti ndihmuar shqiptaret e Kosoves.

RUGOVA ne kete takim duke e pershkruar gjendjen e rende dhe represive te shkaktuar nga regjimi i instaluar serb ne Kosove ne mes tjerash tha: "Populli i Kosoves organizoi me sukses Referendumin per Kosoven shtet sovran dhe te pavarur.Me shuarjen e Jugosllavise kerkojme nga shtetet dhe bashkesia nderkombetare qe te njihet edhe Republika e Kosoves dhe kerkojme perkrahjen e Turqise per zgjidhjen e drejte dhe parimore te qeshtjes se shqiptareve ne ish Jugosllalvi dhe te Kosoves.Republika e Kosoves do tu garantonte te drejtat e barabarta te gjithe qytetareve te vet,duke perfshire edhe turqit qe bejne pjese ne te.Aq me teper qe me Turqine na lidhin lidhje te vjetra miqesore"

Presidenti turk OZAL duke marre fjalen tha:


"Une personalisht,Qeveria e opinioni turk jane te njohur me te gjitha ato qe po ndodhin ne Kosove dhe se jam thelle i brengosur per kete gjendje.Turqia eshte duke e ndjekur kete gjendje dhe se Turqia ka interes qe edhe qeshtja e Kosoves dhe e shqiptareve ne Jugosllavi te zgjidhet si duhet.
Derisa Jugosllavia eshte ne shkatetrrim e siper ne e kuptojme edhe qeshtjen e shqiptareve dhe te Kosoves se ciles medoemos do ti vije radha.Asnje problem nuk do te injorohet ndonese disa bashkesi ish jugosllave u shqyrtuan me shpejt per shkak se zgjidhja e tyre ishte moment kyq.Kjo nuk do te thote se Kosova do te harrohet"


Ne fund pas takimit RUGOVA per media u prononcua si ne vijim:

"Jam mjaft i kenaqur me kete takim meqe ai behet pas takimeve te paradokohshme qe kisha ne Ankara me kryeministrin DEMIREL dhe ne Parlamentin turk.Eshte nder shtetaret e pare qe na praoi dhe ky fakte i pamohueshem i pranimit te vet subjektivitetit te Kosoves.
Biseda qe mjaft e sinqerte e hapur dhe miqesore,Kryetari OZAL tregoi nje interesim te madh per shqiptaret ne pergjithesi dhe per problemin e Kosoves.Duke e ditur se Turqia po merr nje rol te rendesishem ne Evropen Lindore dhe ne Ballkan gjithsesi ky kontakt di ti kontribuoje qe edhe qeshtja e Kosoves dhe e shqiptareve te zgjidhet sa me shpejt dhe drejt duke respketuar vullnetin e shprehur politik te popullit shqiptar.Ky takim hap dyert per kontakte te ngjashme ne te ardhmen"



Ky takim shquhej edhe me nje fakt shume te rendesishem.OZALI ish burreshtetasi i pare i cili zyrtarisht e priti RUGOVEN.

Gazeta HYRRIYET ne intervisten qe i beri Kryetarit e pyeti se a do te kerkoj autonomi per shqiptaret ne Turqi./
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė