Re: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Nga Ilir Yzeiri
Vdekja tragjike e studenteve tė degės gjuhė-letėrsi
tė Universitetit “A.Xhuvani” mė ka goditur rėndė. Ato
ishin studentet e mia. Pėr njė vit resht kam zhvilluar
me atė kurs lėndėn e letėrsisė shqipe. Ēdo tė hėnė
nisesha nga Tirana me dėshirėn mė tė madhe qė tė
arrija nė orėn tetė nė sallėn e katit tė parė pėr tė
zhvilluar mėsim me kėtė kurs. Kur vdekja vjen me
gjithė pamjen e saj makabre, kur ajo shfaqet me tė
gjitha ngjyrat e zeza, kur ajo mbulon gjithė vendin
me renė e saj tė hirtė si kėtė herė, asnjė fjalė nuk
ėshtė e aftė qė tė ngushėllojė apo tė qetėsojė
sidomos shpirtin e familjarėve tė studenteve tė mia.
Por edhe unė, ashtu si shokėt e shoqet e tyre, ashtu
si kolegėt e mi, ashtu si mijėra shqiptarė tė pėrlotur
anekėnd vendit tim, e kam tė vėshtirė tė gjej njė
fjalė pėr t’u qetėsuar. Studentet e mia kanė vdekur.
Jeta e tyre u kėput nė mes atėherė kur ato sapo
kishin kaluar tė njėzetat. Morėn me vete ankthe,
ėndrra, imazhin e njė bote tė ngarkuar me stres, por
edhe me ėndrra. Tani qė po shkruaj kėto radhė i sjell
nė mend portretet e tyre dhe fjala e parė qė mė vjen
ndėr mend ėshtė pėrunjėsia. Studentet e mia ishin tė
urta, tė pėrunjura, tė pėrkushtuara, tė bukura. Ato e
dinin qė do tė zinin njė vend normal nė jetė dhe nė
kėtė pikė mė vjen ndėrmend ai dyvargėshi i
Kadaresė pėr mėsueset e fshatit “tė urta gjer nė
dhimbje/tė thjeshta gjer nė madhėshti”. Kėshtu ishin
studentet e mia. Tani qė ato nuk janė mė, tani qė
dheu i ftohtė do tė mbulojė vėshtrimet e tyre gjithė
dritė, unė rri e mendoj pėrsėri pėr vdekjen dhe me
kėtė rast dua tė them se vdekja e tyre, vdekja e
studenteve tė mia ėshtė aq tragjike sa ajo nuk
pėrmban asnjė ndotje sociale. Dje unė pashė me tė
vėrtetė njė popull tė pikėlluar. Pas ēdo vdekjeje,
pėrveē dhimbjes, qėndron zakonisht e fshehur diku
nė skutėn e errėt tė nėnvetėdijes sonė tė mbrapshtė
edhe zilia pėr tė pėrfituar prej saj, qė shfaqet nė
formėn e projektimit tė fajit mbi njė kundėrshtar tė
caktuar. Vdekja tragjike e studenteve tė mia ėshtė
pa asnjė ndotje tė tillė sociale. Ajo ėshtė vetėm
tragjike, sepse kėputi nė mėnyrė makabre jetėn e
studenteve qė prisnin tė diplomoheshin e tė rifillonin
jetėn.
Tė dashura studentet e mia, Denisa, Ermira, Aurora,
Lindita, Joana, Elsa, Juliana, Fabiola, Eriola, Eranda,
Dorina! Ne nuk do tė takohemi mė. Ju e ndėrpretė
rrugėn dhe Zoti ju mori atėherė kur ju do tė duhej tė
nisnit jetėn. Humbja juaj ėshtė e pazėvendėsueshme
pėr tė dashurit familjarėt tuaj dhe pėr ne gjithashtu.
Vdekja juaj na kujtoi edhe njėherė se jeta duhet
jetuar me pėrunjėsi, se vdekja dhe jeta janė aq pranė
sa askush nuk e beson. Ju me vdekjen tuaj tragjike
na bėtė mė njerėzorė sot, por ju e mbushėt me
shumė trishtim kėtė vend. Ėshtė e paimagjinueshme
se si mund tė vdesin nė njė ditė kaq shumė vajza.
Mirėpo ky ėshtė fataliteti i jetės. Dhe unė qė kam
jetuar me ju pėr njė vit tė tėrė nuk e kisha menduar
kurrė se ato vėshtrimet tuaja, portretet tuaja, do tė
shuheshin njė ditė dhe do tė largoheshin. Unė ua
mbaj mend vėshtrimin dhe tė qeshurėn tuaj. Kėshtu
ju kujtojnė tė gjithė. Edhe tani qė ju do tė ngjiteni nė
qiell, unė, por edhe ne tė gjithė do t’ju sjellim
ndėrmend si engjėj. Do t’ju kujtojmė gjithmonė, por
sidomos do t’ju sjellim ndėrmend sidomos sa herė qė
do tė kujtohemi se jeta dhe vdekja janė aq pranė sa
askush nuk mund ta imagjinojė. As ju tė dashurat
studentet e mia.
Lamtumirė!
|