ehh si femije ishim shum t'perpjekt , me kujtohet kur patem ike nga shkolla per ta bere nje plan .. per te hypur ne autoblindat e KFOR-it.
Plani ishte qe te vendosnim nje mine ( jo te vertet po fallco ) dhe e ngrehem nje tel e lidhem mire edhe u doke sikur nje mine e vertet .. dhe na meniher shkuam te kfori per ta lajmruar se kemi hasur ne nje mine dhe u mirem vesh pak anglisht pak me gishta , por krysorja e kuptuan ata se qka deshtem te i thonim atyre .. dhe ishte koha per te ja treguar vendin hypem ne autoblind dhe i derguam te vendi bem me gisht dhe i treguam ku ndodhet ajo , per nje kohe te shkrut aty u rrethua vendi , u shtun forcat e KFOR-it dhe erdhe nje ambulanc per gjdo rast .. ne ikem dhe u mshefem diku larg ku nuk na shifte askush por ne e veshtronim krejt ngjarjen .. dhe ne fund e heken minen dhe edhe ata e pan qe ajo ishte e kurdisur nga ne dhe filluan te qeshnin te gjithe .. ne pastaj u shperndam ne shpija dhe neser treguam ne shkoll se qka kishem ber.
I hangrem disa thupra nga kujdestari por ate "endrren" per te hypur ne autoblinda te KFOR-it e realizuam .
..dhe shpesh here e diskutojm me shoqeri kete ngjarje