At Nikolla Marku: Kisha greke, repart ushtarak pėr tė pushtuar popuj
Kisha Autoqefale Kombėtare Shqipe nė Elbasan para pak kohėsh ka dėnuar thirrjet histerike tė bėra nė meshėn e mbajtur nė Janinė tė Greqisė pėr ēlirimin e Vorio-Epirit nga shqiptarėt.
Gjatė njė interviste pėr gazetėn “Idea” prifti i kishės “Shėn Mėria”, at Nikolla Marku, kėrkoi njė ballafaqim televiziv me peshkopin grek Anastas Janullatos.
At Nikolla kėrkoi reagimin e klasės politike shqiptare qė vazhdon tė heshtė ndaj nėpėrkėmbjes qė po i bėhet shqiptarėve nga kisha greke. Kleriku u shpreh se politika e shtetit grek dhe kisha ortodokse greke janė tė pandara nė drejtim tė qėndrimeve shoviniste tė shtetit dhe kishės ortodokse shqiptare.
"Kisha Ortodokse e Elbasanit e Pavarur 'Shėn Mėria' asnjėherė s’e ka njohur autoritetin e peshkopit Janullatos, i cili me pa tė drejtė ka uzurpuar fronin e kishės Autoqefale Kombėtare Shqiptare. Ai nuk ėshtė njė kryepeshkop, por njė agjent i shėrbimeve sekrete greke, shumė i pompuar nga disa dekorata tė marra nė disa shtete tė botės. Kur vjen nė Shqipėri i tregon ato dhe thotė: 'Duhet tė mė besoni, unė jam i caktuari i Perėndisė pėr grigjen shqiptare', nė njė kohė kur ėshtė shkelur neni i artė i kishės Ortodokse mbarėbotėrore, sipas tė cilės ēdo kryepeshkop, peshkop dhe tė gjithė ata qė mirėmbajnė kishėn ortodokse duhet tė jenė prej gjaku gjuhe, kombėsie tė atij vendi ku ligjėron. Kėtu duhet tė jenė shqiptarėt. A e meriton ai kėtė post? Kur kanė kaluar 20 vite demokraci dhe rindėrtim tė kishės ortodokse dhe fryrja e tij si kapedan i kishės nuk ka tė mbaruar unė shtroj pyetjet kush ėshtė fajtor klasa politike, populli apo shejtani?", theksoi At Nikolla.
Sipas tij, gjithmonė Greqia ka patur pretendime territoriale pėr Shqipėrinė duke i mėshuar termit Vorio-Epir. At Nikolla vlerėsoi se kėto thirrje histerike qė bėhen nė kishėn greke transformojnė mesazhin hyjnor tė Zotit.