Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-12, 08:44   #1
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kadare: Serbia duhet tė ēlirohet nga Kosova

Kadare: Serbia duhet tė ēlirohet nga Kosova





“Njė nga mė tė mėdhenjtė shkrimtarė evropianė, Ismail Kadare,flet pėr temat mė delikate dhe ndarjet midis serbėve dhe shqiptarėve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemėrimin dhe mllefin, mbi miqėsinė dhe moskuptimet me shkrimtarėt serbė, mbi shtrembėrimet e historisė, qė e kapėrcen dramėn ballkanase, dhe pėr arsyen pėrse ishte dashur qė Serbia tė ishte e para qė ta njihte Kosovėn”



Shėnim i redaksisė sė revistės “NIN”









Ju jeni njė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė botės sot. Ka gati dyzet vjet qė e keni fituar kėtė status, sidomos nė Perėndim, por, kohėt e fundit, edhe nė vendet e ish-Lindjes. Kritika botėrore ėshtė treguar bujare me ju. Krahasimet me Homerin, Danten, Kafkėn nuk mungojnė. Kėto vlerėsime tepėr tė larta pėr veprėn tuaj, pėr rolin emancipues tė saj a i pėrjetoni edhe si njė rritje pėrgjegjėsie pėrpara opinionit tė vendit tuaj, atij ballkanik dhe atij botėror?



Pėrgjigje: Sė pari desha t’ju theksoj se unė jam shkrimtar dhe pėrgjegjėsia ose jo pėrgjegjėsia ka lidhje, nė radhė tė parė, me letėrsinė. Tė tjerat janė rastėsi. Nuk jam kundėr rolit zbutės, emancipues tė letėrsisė, por desha tė them se nuk ėshtė letėrsia ajo qė mund tė ndreqė problemet e kėsaj bote. Ndoshta mund tė ndodhte kjo, me kusht qė letėrsia tė prishte veten e vet... Vura re se nė listėn e pyetjeve tuaja, ka disa pėr ēėshtjet e sotme, sidomos ato nė Ballkan. Unė ju kuptoj dhe nuk jam kundėr t’ju pėrgjigjem, veē do t’ju lutesha t’i merrni fjalėt e mia brenda kushtėzimit qė pėrmenda mė lart.

Qė tė jem mė i rrokshėm: ju pėrmendėt pak mė lart disa emra tė mėdhenj, ēka sot do tė ishte kėnaqėsi pėr ēdo shkrimtar. Por krahasimet, pėrveē qė gjykohen shpesh si tė pasakta, qėllojnė tė jenė edhe tė rrezikshme. Ja, pėr shembull, pak njerėzve iu shkon ndėr mend se Homeri ka qenė i pari dhe pėr fat i vetmi kolos i poezisė qė s’kishte as mė tė voglėn rezervė kundėr luftės! Sipas ligjeve tė sotme, do tė ndalohej kudo. Dhe kjo qė sapo thashė s’ėshtė aspak fantazi, ngaqė disa ditė mė parė u hap lajmi se OKB-sė iu kėrkua tė ndalonte, pėr arsye tė ngjashme, Dante Aligierin! Natyrisht qė do tė ishte mirė qė OKB-ja, mė shumė se tė fantazonte kundėr poetit, tė lexonte si duhej Danten, pėr tė mėsuar prej tij se si duhen dėnuar krimet kundėr njerėzimit, gjė qė Dante e ka bėrė mė mirė se ajo!



Ju keni botuar njė ese tė rėndėsishme “Mosmarrėveshja”, e cila ėshtė konsideruar me tė drejtė si njė nga majat e mendimit shqiptar. Ky libėr, duke folur pėr “raportet e vėshtira tė shqiptarėve me vetveten”, trajton gjerėsisht raportet e popujve tė Ballkanit me njėri-tjetrin, me Evropėn, si dhe tė kėsaj tė fundit me ta. Nė kėtė libėr ju jeni i ashpėr me vendin tuaj, por po ashtu me fqinjėt e tij ballkanas, me grekėt, serbėt, osmanėt, shkurt, me tė gjithė. Ėshtė si njė pasqyrė e pamėshirshme qė ju vini pėrpara tė gjithėve. A mendoni se kolegėt tuaj ballkanas do tė ndėrmerrnin tė njėjtin aksion ndaj popujve tė tyre?



Do ta dėshiroja shumė njė gjė tė tillė. Do tė ishte e mirė pėr tė gjithė ne. Mė lejoni tė pėrsėris idenė se ka njė tė mirė tė pėrbashkėt dhe ka njė tė keqe tė pėrbashkėt nė Ballkan. Pikėrisht kėtė ne jemi tė paaftė tani pėr tani ta dallojmė. Mendjet tona janė kapur ende nga kurthet e vjetra: e keqja jote ėshtė e mira ime. Dhe e kundėrta.

Klasat politike nė Ballkan e kanė vėshtirė tė dalin nga ky kurth. Ato nuk kanė as aftėsinė e as vizionin pėr njė gjė tė tillė. Ata kalojnė nga krekosja nacionaliste, nė pėrulje kozmopolite. Evropa e bashkuar nuk e ka lehtė tė merret vesh me gadishullin e vet problematik. Por ndoshta s’duhet t’i vėmė edhe shumė faj. Tė mos harrojmė se ajo ka edhe tre gadishuj tė tjerė veē vetes!

Tė kthehem te ēėshtja e Evropės. Ndjesia pėr tė ėshtė disi e ndryshme te ballkanasit. Ėshtė i njohur admirimi i pakusht i shqiptarėve pėr Evropėn dhe SHBA-nė. Kjo ndoshta vjen ngaqė humbjen e Evropės ne e kemi pėrjetuar mė tragjikisht se tė tjerėt. Qysh nė vitet 30-tė njė poeti ynė ka shkruar se ne “e duam Perėndimin me njė dashuri tragjike”. Ky tragjizėm u theksua gjatė izolimit komunist. Ju, sllavėt e Ballkanit, jeni mė tė pėrmbajtur, dhe kjo ndoshta vjen se ju bashkė me Evropėn keni familjen sllave, ndėrsa ne s’kemi fis tjetėr.

Kėtu do tė shtoja se admirimi nuk mjafton pa mirėkuptimin. Mendoj se ballkanasit duhet tė ndihen tė nderuar qė Evropa merret seriozisht me ta. Natyrisht qė Evropa me pėrmasat e saj kontinentale mund tė krijojė keqkuptime. Mendoj se njė nga keqkuptimet ose mė saktė njė nga keqinterpretimet e mendimit evropian mund tė jetė marrėdhėnia e ēdo vendi me vetveten. Duket sikur, pėr tė shmangur rrezikun e nacionalizmit, qė ėshtė vėrtet njė rrezik pėr kėdo, e sidomos pėr Ballkanin, Evropa pėrkrah njėfarė shkombėtarizmi. Me fjalė tė tjera, duket sikur ajo na thotė: tė kėqijat tuaja vijnė ngaqė e doni mė shumė se ē’duhet vendin tuaj. Mendoj se kėtu ėshtė keqkuptimi. E keqja nuk vjen ngaqė ballkanasit e duan shumė kombin, por ngaqė e duan keq. Po ta donin vėrtet vetveten, do t’i donin edhe tė tjerėt. Rrjedhimisht, kėshilla e Evropės do tė duhej tė ishte: s’ėshtė puna ta doni mė pak veten, por ta doni mė mirė. Kėtė pak a shumė kam trajtuar, ndėr tė tjera, nė librin e fundit.



Ju keni hyrė nė letėrsinė evropiane dhe botėrore, duke u nisur nga Gadishulli ynė Ballkanik. A ėshtė i mallkuar Ballkani pėr keqkuptime?



Mendoj se nuk ka as zona e as popuj tė mallkuar. Nuk jemi ndonjė planet shtrigash pėr ta marrė seriozisht njė gjė tė tillė. Thirrja e njohur ¬“qenkemi tė mallkuar” ėshtė dykahėshe. Ana pozitive e saj ėshtė ajo e protestės. Ana negative, dorėzimi para sė keqes.



Pse ju nuk e keni konsideruar asnjėherė veten si disident?



Sepse kėshtu ėshtė e vėrteta. Pėr fat tė keq, spekulimet me fjalėn “disidencė” janė tė pafundme. Disidencėn, kundėrshtimin publik tė njė rendi, doktrine apo shteti Shqipėria komuniste nuk e ka njohur. Nuk dėshiroj tė merrem me pse-nė e kėsaj dukurie, sepse letėrsia nuk ka nevojė pėr kėtė. Letėrsia si njė botė paralele, pra e pavarur, ka ligjet dhe paktet e saj, qė ndryshojnė nga ato tė shoqėrisė. Do tė pėrsėris vetėm njėrėn, mosnjohjen e votės, bazėn e demokracisė. Ngaqė nuk zgjidhen me votim, shkrimtarėt s’kanė detyrime tė veēanta, politike, zgjedhore, ndaj askujt, veē ndėrgjegjes sė vet. Nė qoftė se do tė kishin njė tejēim (transferim) tė tillė parimesh, njė pjesė e letėrsisė antike dhe asaj tė mesjetės do tė pėrjashtohej nga tempulli, pėr arsye tė emancipimit tė munguar. (Dėnimi i vonė i skllavėrisė nė Evropė, ose heqja e bujkrobėrisė nė Rusi, mė 1860!) Siē po e shohim s’ėshtė vetėm Dante Aligieri qė ka probleme. Ē’do tė bėnim me tė tjerėt? Ē’do tė bėnim, pėr shembull, me njė shkrimtar jo fare gjenial, por sidoqoftė tė madh si Turgenjevi, i cili hynte e dilte nė sallonet e Parisit, por ndėrkaq andej nga Rusia e largėt, vinte lajmi se kishte nja pesė mijė bujkrobėr nė ēifligun e vet!?



Nė librat tuaj, sidomos te “Mosmarrėveshja”, ju pėrfshini tė gjithė kulturėn e kėtij rajoni, historinė, pasionet, folklorin, politikėn dhe fatkeqėsitė e tij. Nga vijnė gjithė kėto konflikte?



Kėto pyetje bėhen kudo nga shumė njerėz, nga shumė zyra, nė shumė gjuhė. Nė pamje tė parė duken shumė tė thjeshta, shumė tė qarta, madje krijojnė padurim pėr t’u dhėnė pėrgjigje. Mirėpo fill pas kėsaj, vjen pėrshtypja e dytė: prapa qartėsisė befas bie mjegulla e dyshimit: kur gjėrat janė kaq skandalisht, kaq mizorisht tė qarta, pse nuk vjen zgjidhja? Ēfarė na pengon?

Nė njė mbledhje ndėrkombėtare shkrimtarėsh nė Zvicėr, pas rėnies sė komunizmit, mė kujtohet njė shkrimtar qė priste me padurim tė merrte fjalėn, pėr tė rrėfyer pėr vendin e vet ish-komunist. Ditėn e dytė, kur i erdhi radha tė fliste, befas pati njė hutim e njė tronditje, shkaku i sė cilės kishte qenė lajmi i porsambėrritur nga vendi i vet pėr njė manifestim studentėsh nėn parullėn ēoroditėse: “Poshtė populli!”.

Mė vjen ndėr mend kjo sa herė dėgjohen thirrjet pesimiste pėr Ballkanin pa tė ardhme. Ato pėrsėriten shpesh, gati-gati si njė propozim qė i ngjan atij tė studentėve tė lartpėrmendur, me parullėn “Poshtė ballkanasit!” ose “Nė djall ballkanasit, bashkė me ėndrrėn e tyre evropiane!”.

Kam qenė gjithmonė kundėr kėtij lloj cinizmi, tė shoqėruar me ca erėza nazike, pėr t’u bėrė mė i pėrtypshėm. Ne jemi kėtu pėr tjetėr gjė. Nė radhė tė parė, pėr tė bėrė tė kapshme idenė se ē’ėshtė pėrparimi i njerėzimit, pjesė e tė cilit ėshtė pėrparimi ynė ballkanik.

Ne me vėshtirėsi po ndahemi nga ca ėndrra tė marra, ca misionarizma qesharake. Ne e kemi vėshtirė tė kuptojmė se s’ka popuj misionarė nė Ballkan dhe s’besoj tė gjenden tė tillė kurrkund. Se misionarizmi grek, qė e ka mendjen ende te ēlirimi i Kostandinopojės, ėshtė po aq qesharak sa ai serb, qė synon distancėn Beograd-Tokio, dhe se po aq, nė mos mė qesharak se kėta tė dy, ka qenė misionarizmi shqiptar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit nė shkallė planetare.

Tabloja e gadishullit sot, sa ē’duket e ndėrlikuar mund tė jetė e thjeshtė. Nė Ballkanin e tkurrur, tė sotėm, pas vetėtėrheqjes sė Sllovenisė e tė Kroacisė (nganjėherė Rumanisė gjithashtu i duket se ėshtė tėrhequr), janė tre popuj qė e mbajnė veten dhe, me sa duket, ashtu janė vėrtet, si mė tė pashmangshmit: grekėt, shqiptarėt, sllavėt. Nuk janė vetėm tre popuj bashkė nė zonat e veta, por janė tri qytetėrime, me tri kultura, me tri gjuhė (madje secila me alfabetin e vet: latin, cirilik dhe grek). Ballkanet nuk mund tė pėrfytyrohen, qoftė dhe pa njėrin prej kėtyre pėrbėrėsve. Tė ngulur prej shekujsh nė kėtė rajon tė Evropės, ekzistenca e asnjėrit prej tyre nuk mund tė kushtėzohet prej tjetrit. Nė rast

ndėrlikimesh, me hir apo me pahir, jemi tė detyruar tė merremi vesh.

Ju duket njė vizion i zymtė? Mendoj se ajo qė kemi pėrjetuar para ca vitesh nuk ka qenė mė pak e frikshme.

Qė t’i kthehemi njė vizioni mė shpresėdhėnės, duhet thėnė se njė drejtpeshim ka qenė vendosur megjithatė historikisht nė Ballkan. Sot, nė kushtet e Bashkimit Evropian, tutor i pranuar prej tė gjithėve, ky drejtpeshim ėshtė shumėfish i siguruar.

Qė tė rikthehem te treshja drejtpeshuese ballkanase: greke, sllave, shqiptare, besoj se jeni nė njė mendje me mua se askush nga kėta tre popuj, pėr asnjė arsye e pėr asnjė rrethanė nuk mund tė shkulet prej gadishullit problematik. Gjithė puna ėshtė qė kjo tė kuptohet. Pra, pyetja mund tė shtrohet thjesht: a kuptohet kjo?

Ėshtė lehtė tė thuash po. Ndėrkaq, mė vėshtirė ėshtė qė tė guxosh tė zbresėsh nė thellėsi, pėr tė gjetur rrėnjėt e sė keqes dhe kjo jo pėr tė ringjallur mllefe tė vjetra, por pėr t’i prerė ato.

Ka njė doktrinė nė Ballkan, njė draft tė vitit 1938, qė kėrkon haptas dėbimin e njėrit prej kėtyre tre popujve prej gadishullit. Ky draft ėshtė shkruar prej njė akademiku tė njohur me emrin Vasa Ēubrilloviq dhe titullohet: “Dėbimi i shqiptarėve”.

Nė kėtė program, bashkė me idenė se jeta e kombit serb nuk do tė ishte e sigurt asnjėherė pėrbri shqiptarėve nė Ballkan, e vetmja zgjidhje jepej dėbimi i kėtyre tė fundit. Ky dėbim duhej tė niste me shqiptarėt e Kosovės.

Ka shumė vite qė e kam lexuar kėtė draft. Nuk di ndonjė rast qė tė jetė dėnuar nė Jugosllavi e mė pas nė ish-Jugosllavi. Njė projekt kriminal i padėnuar ėshtė mė i rrezikshėm se njė organizatė e fshehtė terroriste. Mė 1999, pra 60 vite mė pas, gjithė bota pa vėnien nė jetė tė kėtij projekti: “dėbimin e famshėm” tė shqiptarėve, ēka ishte edhe shkaku qė Jugosllavia u ndėshkua.

Dėnimi i rrėnjėve tė sė keqes ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė. Nė qoftė se do tė zbulohej njė doktrinė e ngjashme nė vendin tim, nė Shqipėri, do tė pranoja publikisht jo vetėm turpin pėr mosdėnimin e saj, por edhe turpin pėr vonesėn e dėnimit.



Tė kthehemi te keqkuptimet, te roli i shkrimtarėve. Ju keni pasur rastin tė njiheni me shkrimtarė nga ish-Jugosllavia, serbė, kroatė, malazezė. Keni folur me ta, keni kėmbyer mendime. Ē’mund tė na thoni mė tepėr?



Me sa duket, shkrimtarėt gjithashtu nuk janė engjėj. Nuk pėrjashtohet qė nė zona tė tilla pasiononte si gadishulli ynė, ata gjithashtu ndonjėherė mund ta humbin orientimin. Po e theksoj fjalėn ndonjėherė. Pra, ėshtė fjala pėr humbje tė pėrkohshme dhe asnjėherė pėr orientim themelor. Nuk e kam pasur tė vėshtirė tė takoj shkrimtarė jugosllavė, tė flas me ta, madje kam pasur miqėsi, si nė rastin e mė tė njohurit prej tyre nė Perėndim, Danilo Kish. Jemi miqėsuar qysh nė vitin 1984, nė njė forum ndėrkombėtar shkrimtarėsh. Nė atė kohė, Titoja kishte vdekur, kurse E. Hoxha ishte ende gjallė. Danilo Kish pėrfaqėsonte shkrimtarėt jugosllavė, unė ata shqiptarė. Ndėrkaq, armiqėsia shqiptaro-jugosllave ishte nė lulėzim (nėse fjala “lulėzim” mund tė pėrdorej pėr armiqėsinė). Kjo nuk na pengoi tė miqėsoheshim, aq sa, gjatė njė shėtitjeje me anije, njė koleg francez apo gjerman tha se nuk po iu besonte syve qė njė shkrimtar shqiptar e njė jugosllav kishin mė shumė se njė orė qė jo vetėm bisedonin si dy miq, por edhe buzėqeshnin.

Njė tjetėr shkrimtar me tė cilin kam kėmbyer pikėpamje, por pa u takuar kurrė, ka qenė Vuk Drashkoviqi. Mund tė them se aq sa ē’jam marrė vesh me Danilo Kishin pėr gjithēka, po aq s’jam marrė vesh me Drashkoviqin pėr asgjė. Njė letėr e hapur e tij, e vitit 1987, nė gazetėn “Le monde diplomatique” tė Parisit, ka qenė hapja e njė polemike pesėmbėdhjetėvjeēare, ndoshta ende tė pambyllur sot midis nesh. Drashkoviqi, me sinqeritet, siē thoshte, si kolegu kolegut, mė kėshillonte tė hiqja dorė nga pikėpamjet e mia pėr ēėshtjen e Kosovės, shkurt tė hiqja dorė, sipas tij, prej ashpėrsisė, rebelėve, prishėsve tė paqes, shkatėrruesve tė kulturės, vrasėsve tė Pushkinit (!) etj., etj. Pėrgjigjja ime, pa qenė ndonjė model i elegancės, ishte nė kundėrshtim tė plotė me tė. Nė fund, shkrimet tona mbylleshin me shpresėn se Evropa do tė besonte njėrin dhe nuk do tė besonte tjetrin. Nė tė vėrtetė, ashtu edhe ndodhi.

Midis kėtyre dy rasteve tė skajshme, kam njohur shkrimtarė tė tjerė tė ish-Jugosllavisė, me pikėpamje tė njėjta ose tė kundėrta me tė miat. Shkrimtari mė asnjanės, ai qė, si tė thuash, qėndronte nė mes, ishte Milorad Paviq. E kam takuar disa herė, por ai fliste aq pak, saqė ishte e vėshtirė t’ia kuptoje qėndrimin. Nė krye kam menduar se ruajalistėt, si ai, flisnin zakonisht pak. Pastaj kujtova se ndoshta nuk bisedonte me mua pėr shkak tė etnisė. Kur njė koleg gjerman na prezantoi mė nė fund, ai tha veē njė fjalė: “ju njoh”. Por edhe fjalė mund ta merrje si tė doje, pėr mirė ose pėr keq. Me njė fjalė, asnjanėsi e pastėr!


__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante