Administratorėt
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
|
Titulli: Kadare: Serbia duhet tė ēlirohet nga Kosova
Me ēmėnyrė mund ti ndihmojmė kėta dy popuj qė tė zgjidhin konfliktet e tyre? Pėrse artistėt dhe shkrimtarėt nuk shėrbejnė si ndėrmjetės (urė) ndėrmjet tyre?
Siē e thashė edhe mė parė, letėrsia mund tė ndihmojė, por ajo ka nevojė pėr njė kuptim bazik tė gjėrave.
Ēėshtja ėshtė sa e ndėrlikuar, aq e thjeshtė.
Kosova ėshtė njė vend i banuar nga njė shumicė shqiptare. Dihet se nė planetin tonė, vendet, trojet, qytetet nuk pėrcaktohen as nga drurėt, as nga kaprojtė, as nga ndonjė shenjė tjetėr qė ndodhet sipėr tyre, por nga njerėzit. Shkurt, toka dhe njerėzit mbi tė shkojnė bashkė. Kosova banohet nga shumicė shqiptare, rrjedhimisht, nė tė gjitha kuptimet ajo konsiderohet nė radhė tė parė shqiptare. Ndėrkaq, ka njė vizion qė e kundėrshton kėtė. Sipas tij, Kosova ėshtė serbe, pavarėsisht se njerėzit i ka shqiptarė. Te kjo mospėrputhje e ka burimin gjithēka. Pėr fat tė mirė tė njėrės palė dhe pėr fat tė keq tė tjetrės, mospėrputhja ėshtė e pandreqshme. Ka qenė njė kohė kur ajo lejohej, por ajo ishte koha e kolonive. Siē e dimė, ajo kohė ka vdekur pėrgjithmonė. Kosova ishte njė koloni, njė absurd i fundit nė Evropė. Ndaj dhe Evropa ndėrhyri me vonesė, por brutalisht, pėr tė normalizuar njė gjendje, koha e sė cilės kishte mbaruar.
Qė tė kthehem te mospėrputhja: tokė-njerėz. Pėr ta pėrligjur atė ėshtė shpenzuar shumė energji, diēka pėr tė cilėn ballkanasit janė mjeshtėr. Nuk ėshtė vendi nė kėtė intervistė pėr trajtimin e kėtij ndėrlikimi, qė ende vazhdon. Fillon me rrėnjėt, mė saktė me ēėshtjen kush ka ardhur i pari nė Ballkan e kush pas tij. (Me fjalė tė tjera, ardhėsi i parė tė pėrcaktohet si zot i ligjshėm i truallit, e i dyti tė shkojė ku tė dojė!) Sa pėr argumente, kėto ishin ēėshtja e Kosovės si djep i Serbisė dhe kujtimi i luftės sė Kosovės 1389. Tė dyja lidheshin bashkė, por pėr tė tjerat ishin jo fort bindėse. Trualli ku ėshtė bėrė njė betejė, qoftė edhe fatale pėr njė popull, nuk mund tė pėrcaktojė, qoftė edhe pjesėrisht djepin e tij. Po tė kujtojmė historinė e Evropės, betejat mė tė mėdha janė bėrė zakonisht nė troje tė huaja, betejat e Cezarit pėr shembull, ose Waterlo-ja, pa pėrmendur mongolėt, tė cilėt ku ngryseshin, nuk gdhiheshin. Nė rast tė tillė, bota e sidomos Evropa jonė do tė kishte kaq shumė djepe, saqė do tė bėhej lėmsh. Veē kėsaj, beteja e famshme e Kosovės nuk ėshtė ajo qė mėsohet nė njė pjesė tė shkollave tė Ballkanit. Thelbi i saj ėshtė ndryshuar pėr tia pėrshtatur politikės sė sotme. Janė ndryshuar, pėr shembull, pjesėmarrėsit nė aleanca, kush luftonte kundėr kujt, qė ėshtė thelbi i njė lufte, e kėshtu me radhė.
Motivi i dėbimit tė njė populli, i projektuar qyshkur, i padėnuar asnjėherė, u shfaq lakuriq, i mbėshtetur nė mėnyrė skandaloze edhe tek ajo luftė, nė kohėn qė duhej tė ndodhte e kundėrta: lufta e vitit 1389 mund tė ishte baza e njė miqėsie historike.
Zoti Kadare, ju keni qenė dakord pėr ndėshkimin e Serbisė?
Po. Dhe ende sot ruaj tė njėjtin mendim. E di qė kėto fjalė mund tju duken jo tė njerėzishme, sidomos nė gojėn e njė shkrimtari, por para se tė nguteni, mė dėgjoni deri nė fund.
Ndėshkimi i Serbisė ka qenė njė dramė dhe si tė tillė e kam menduar qysh nė fillim. Mė lejoni tė pėrsėris diēka qė kam pėrshtypjen se e kam thėnė njė herė. Kam qenė duke dhėnė njė intervistė direkt nė TV-in shqiptar nga Parisi, pikėrisht nė kohėn qė nisi bombardimi. Kronika mund tė gjendet lehtė, pra mund tė vėrtetohet. Gjatė intervistimit, gazetarja befas e ndėrpreu tė folurėn, pėr tė thirrur: ah, sapo erdhi lajmi, atje, nė Serbi, ranė bombat e para... Dhe aty pėr aty shtoi: Ēmund tė thoni tani, nė kėtė ēast, si njė koment i parė... z. Kadare? Fjalėt e mia tė para ishin: kjo mė trishton, shpresoja tjetėr gjė.
Kjo ka qenė ndjesia e parė, jo veē e imja, por e pėrgjithshme. Asnjė shenjė triumfalizmi nuk pati nė Shqipėri dhe, besoj nė Kosovė, pėr kėtė bombardim. Njerėzit ishin tė shqetėsuar, dhe ishte logjike. Do tė kishte shkatėrrime, do tė kishte tė vrarė, pa dyshim. Serbė nė radhė tė parė, por edhe shqiptarė. Gra dhe fėmijė, midis. Dhe prapė nga tė dyja anėt, ashtu siē edhe ndodhi nė tė vėrtetė.
Pyetjen ma kanė bėrė disa herė gazetarėt nė ato ditė tė paharrueshme. Arsyetimi im ishte ky: bombardimi ndėshkues ishte, pa dyshim, diēka tepėr e trishtueshme. Sishte e lehtė pėr njė shkrimtar tė thoshte po pėr njė bombardim tė tillė. Aq mė tepėr qė tė tillė deklaratė do ta bėja nė Paris, e mė pas nė Strasburg. Por bindja ime nuk mund tė ndryshonte. Pėrpara nesh po kryhej vėrtet njė gjė mizore, njė bombardim nga ajri, por ky veprim i skajshėm mizor, po bėhej pėr tė ndaluar diēka mė tė skajshme dhe mė mizore: njė masakėr. Kėshtu u gjykua ajo qė po ndodhte nė Kosovė. Pėr ca rrethana tragjike, kjo ishte e vetmja mėnyrė pėr tė ndaluar tė keqen. Historia e njerėzimit rrallė, tepėr rrallė, ka njohur njė bombardim tė pashmangshėm, tė nevojshėm. Por historia e njerėzimit nuk ka njohur kurrė njė masakėr tė nevojshme. Ndaj, nė mungesė tė njė zgjidhjeje tjetėr, me shumė dhembje do tė lejohej pėrdorimi i bombave.
Ky ka qenė arsyetimi im.
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.
Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
|